KËNGA E SPRASME E BALËS, NJË LEXIM I MUNGUAR HISTORIKISHT

1965

Nga Azis KETA

NË VEND TË HYRJES
Në vitin 1963 isha në vitin e dytë të shkollës “Skënderbej”.  Mësuesi i letërsisë Dilaver Dilaveri që redaktonte Kadarenë, në mësimin për “Këngën e Sprasme të Balës” komenton për “Ditën e Vajkalit”dhe “Dragojtë e Dibrës”. Po aty:
“Janë dy varre në Valkal/ Fle tek njeri Pal Golemi/ Dhe mbi të leu një lis/Fle  tek tjetri Nika i Petës/ Atje mbiu një qiparis.
–    Jam nga Vajkali-them gjithë droje dhe për këto histori më kanë folur dhe prindërit. Klasa ja plasi gazit. Ju desh ndërhyrja e mësuesit të vendosej qetësia. Autorioteti i tij ishte absolut.
I skuqur flakë nuk e desha veten. Ishte e para herë që ju jepja arsye shokëve të qeshnin me “budallallëqet” e mia. Por mësuesi më qetësojë:
-Do bësh një hartim të lirë. Zgjidh një temë nga historia e luftrave  në Vajkal. Hartimi do të lexohet para klasës. Zgjedhja ime ishte:
“Dy lapidarë pëballë njëri tjetrit: i “Gurëve të Skënderbeut” dhe i “Luftës Nacionalçlirimtare”. Isha përpjekur të shpjegoja:
“Të dyja i bënë “Dragonjtë e Dibrës”. Kur m’u lexua hartimi para klasës, komenti i mësuesit ishte afrësisht ky:
Të jesh krenar që je vajkalor. Sepse Bulqiza nuk qenka vetëm minierë kromi në pasuri por dhe minierë kromi në histori. Këtu dhe kënga e “Sprasme e Balës” ku më shumë flitet për Vajkalin se për Beratin. Sepse në Berat kishim një betejë me humbje ndërsa në Vajkal tri beteja me fitore.
Aty mora përsëri detyrë:
“Në pushime vere do takosh mësues historie ose letërsie.  Do ju marrësh me shkrim ç’farë dinë ata për vendet dhe personazhet që përmenden në Vajkal tek “Kënga e Sprasme e Balës”. Sidomos për vendet e mundshme të Nik Petës dhe Pal Golemit.”
Erdhën pushimet e verës. Takoj Shefqet Tançin. I them detyrën. Pyetjet e Shefqetit ishin:
–    Të jep mësim Dilaver Dilaveri, Adriatik Kallulli dhe Kozma Vasili? E din ti kush janë ata? Kush propozojë emrin tim? Dinë ata kush jam unë?
–    Jo- i them. Pse ka mësues më të mirë se ju?
–    Ndoshta ka, por unë do respektoj besimin tënd. Me që e paske dhe me notë, kam besim se nuk do ta prish. Por mos prit pa dy muaj. Nuk është punë e lehtë.
–    Nuk ka problem, i them. Kam tre muaj pushime.
C’më tha me gojë Shefqet Tançi para se të më jepte zarfin?
“Nika kemi në Dragu dhe Peti në “Fushë të Madhe”. “ Kodra e Balës” është mbi shkollën ku ti bëre filloren. Lalet janë në Plan të Bardhë. “Qafën e Buallit” ku ballabani i zuri rob gjeneralët, ja ku është.
Lale ka dhe në Zerqan. Qafa e Helmit është në majë të “Malit Bardhë” dhe lidh Dibrën e Epërme me të Poshtmen ose Bulqizën me Selishtën dhe Muhurrin. Po aty dhe “Qafa e Kamavecit”. Mbi to është “Lagja Koma”. Poshtë“Kalasë Gjonit” është “Shpella e Lepurakëve”. Sipas gojëdhënës, brenda shpellës ishte pasuria që kishte fshehur Skënderbeu me dorën e vet. Ajo ruhet, – sipas pleqve nga skiftertët, xhintë  dhe gjarpërinjtë. Kaq duhet të dish ti. Të tjerat i kanë mësuesit tuaj në zarfë”.
Ç’kishte ai zarf dhe ku përfunduan ato shënime, as sot se di.

KËNGA E SPAPESME E BALËS DHE NIKOLLË KETA

Kush ishte Nikollë KETA?
Rektor i Kolegjit të Palermos 14 vjet. Vlerësuar  “personaliteti më i lartë shkencor i shekullit të vet”. Kishte shkruar gjithë jetën por nuk kishte botuar për pamundësi ekonomike. Kur u zbulua vepra e tij e plotë e lënë në dorëshkrim, kishte kaluar një shekull në hije. Kur u njoh vepra e tij, u quajt zbulim i madh (Buda).  Do rivendosej periudha e “Rilindjes Kombëtare”një shekull para. Po ky autor informonte në një letërkëmbim Princeshën Katerinë të Rusisë: jam shqiptar Maqedonie. I biri Kolë KETES. Të parët e mi kanë migruar në mesjetën e mesme (1468) në Itali. Njoftonte se ishte Rektor i Kolegjit të Palermos, i ritit grek por grek. Ruhej riti grek që shqiptarët në Itali mos asimiloheshin nga riti latin. Ky institucion nuk ishte vetëm për arbëreshët e Italisë por mbarë kombëtarë, kudo ku kishte shqiptarë. Kishte miratimin e Papës.
Sot bibliografia e veprave të KETËS zë mbi 30 faqe dhe është e përkthyer edhe në shqip nga Mandala.
Ç’gjejmë të përbashkët midis veprës së KETËS dhe Balës?
Tek vepra e KETËS “Shënime thesaresh për Maqedoninë” shkruan mbi 100 faqe për Skënderbeun e betejat e tij. Këtu dhe Vajkali. Ka përputhje deri në kufitë e të pabesueshmes për betejat dhe personazhet dhe duket njeh Barletin, Biemin dhe të tjerë.

 

NEVOJA PËR SQARIM TË NDËRMJETËM

Nuk jam nga ata që e dua Skënderbeun të lokalizuar edhe me beteja vetëm në fshatin tim, ose sa më afër fshatit tim. Nga ky kënd, edhe kjo përpjekje modeste`për të lokalizuar në teren “Këngën e Sprasme të Balës” synoj të orientoj studimet ushtarake edhe në këtë hulli. Sepse, vepra e Darës është studjuar vetëm nga shkrimtarët dhe kritikët letrarë.
Nuk kam qenë as jam për të bërë “ tollovi me Torviollin” për të sjellë informacion ndihmës që mund të ndihmojë studjuesit për studime të thelluara. Sepse, as Torviollin nuk e bëri Bulqiza(edhe se ishte pjesë), as dy betjat e Vajkalit (ku dhe Vajkali pjesë). Ishte“Lidhja e Lezhës”, pra, nuk ka nevojë për krenari folklorike.Tendenca për të sjellë Skënderbeun në thellësi të teritorit shqiptar edhe me betaja. Mbase, na çon në gabime të mëdha. Lëshojmë teritore në Maqedoninë Shqiptare dhe Kosovë. Pikërisht këtë frikë kishte Nikollë KETA`që do shkruante para tre shekujsh:
Maqedonia është shqiptare. Shqiptarët aty janë autoktonë dhe të ardhur nuk janë shqiptarët në Maqedoni por serbët, grekët dhe bullgarët. Nikollë KETA përpunojë “ gjërë dhe thellë” tezën gjigande se ,” shqiptarët e maqedonisë janë pellazgë, flasin gjuhën e tyre dhe vetë emri Machedoni vjen nga shqipja:
Mat- chet- Dod (Tesaro…).
Si e argumentonte gjuhësisht?
Mat= Emathi; Chet= kalalaja e KETES/ Kethin, fshati KETA Xibër dhe jo vetëm; Dod, Dodona, Dardani.
Kryebefasia:
Dara plaku, ishte nxënës i Nikollë KETËS. Këngët e pleqërisë, ruhen në “kodikun Kethium” ku ka botime edhe Nikollë KETA. Më tej, burimet thonë:
“ Pasuesit e veprës KETËS ishin shumë por spikasin Darejtë” ( Gj. Shkurtaj) që do të thotë:
Burim i këngëve të pleqërisë prej nga kemi “Këngën e Sprasme të Balës” mund të jetë edhe Nikollë KETA.
Lind pyetja:
Pse Gjergj Mirëshpia , në Palermo, nuk vuri emrin e vet por Kethium?
Se KETA ishtin kështjellarë Xibrit, ndaj KETA ishte titull (Fjalori Enciklopedik). Emrin e Gjergjmirëshpisë do  e gjejmë edhe në More edhe në fshatrat arbëreshe të Italisë  ku kemi  “Ipeshkvi i Mirës”.
Ç’është Kethiumi, sot, në itali?
Vendbanim arbëresh.
Eshtë fshati KETA, Kështjella KETA, emri që mori me vete Gjergjmirëshpia nga Arbëria dhe ja vendosi vendbanimit në Palermo, Kundisa. Vetë Dara,- thonë burimet- kishte synim të zgjonte një histori të fjetur; se “Plaku Balë” nuk është personazh anonim , krijuar nga autori” por ishte i pranishëm dhe protagonist në betejat e fundit”.
Kjo do ishte arsyeja që Çabej, kur zbuloi veprën e KETËS, do bënte pohimin surprizë:
“Shyqyr që në shumë gjëra paskemi qenë të gabuar”.
Mandala: Nuk është Gavril Dara autori i “ Këngës Sprasme të Balës por vetë Plaku Darë”.
Ndërsa Shaban Sinani i ven vulën:
“ Kënga e Sprasme e Balës një lexim i munguar historikisht”.

 

Ç’ THOTË NIKOLLË KETA?

Nuk kishim vetëm Caltello Cheti (bizant) por dhe  cita Kytaea/ Kytera, Ketim, i popoli Cheta, da’Chatteidi Emathon, Chetida Dardano, etj.
Si e vërtetonte këtë ?
Me analiza pa fund që na ofron. Me emra vendesh, kështjellash, prijësash. Ato që na thotë Nikollë KETA, “ blindohen” dhe me burime të tjera. Mbeten të paqortueshme si fakte edhe sot, me lokalizimet në teren.
Në regjistrimin e parë të popullsisë dhe pronave (1430) që njihet me titullin “Fisi Shqiptar”gjejmë KETA me lokalizim nga Shënavlashi i Durrësit deri në Gostivar. Po këto i gjejmë dhe në gjithë regjistrimet e mëvonëshme, edhe sot në teren. Kjo një provë më shumë që kishim dhe kemi “Ohër Dibre” me prijës Zakaria Gropën.
Po në vartësi të “Ohrit të Dibrës” kishim pjesë Kunavia, Emathia. Ndaj dhe Nikollë KETA, siç barazonte epiriot baras me shqiptar, barazon dhe maqedonas baras me shqiptarë.
Sepse  ata nuk ishin asgjë më shumë se pellazgë dhe kjo jepej si provë identiteti të shqiptarëve në këtë troje.
Nikollë KETA jep prova se nuk kishim vetëm kështjellën Kethium/Xibër por dhe disa të tilla dhe rreth tyre, ndaj gjejmë termin “Popolo Chetta”. Këtu dhe katër fise KETA në Bulqizë.
Një tjetër befasi nëse do kërkojmë analizë të ponderuar:

 

NGA GJERGJMIRËSHPIA, HASMIRA BARAS BULQIZA QE KISHIM DJE, KODRA E HAS MIRËS SOT

Sepse kemi këto burime befasuese:
-Sipas një dekumenti të vitit 1593, nga banorët e parë në Kundisa të Palermos, me ato ato emra që kishin patur nga Arbëria, gjejmë dhe këto fise: Lala, Licursi, Macaluso,  Chetta,  Clesi,  Dara,  Flocci, Carneshi,  Dragotta,  Cicia,  Masza,  Masi,  Schiro,  Mustaccia, Dara, etj (Kolë Kasmi, Shqiptarëte Italisë, fq 261).
– Në tefterin turk të vitit 1462 gjejmë Hasmira= Bulqiza, nërsa në teren, sot, kemi kodra e Has Mirës, shtëpia e Has Mirës, gurrfata e Hasmirës. Këto toponime, shoqëruar me prova kadastrale bashkojnë me prona dy malet:
Bregun dhe lartësitë mbi qytetin e vjetër ku ndodhet pusi Nr 1.
Ngjitur janë pronat e KETËS dhe Balës . Edhe këto me prona nga mali në mal. Pra, po atë Kethium që kemi në Palermo e kemi në Bulqizë. Po aty Bala, Peta, Nika, Mira, e bukura e Lalës, Gropa etj. Dhe nëse kështu, më thoni ju lutem:
Cilën prej këtyre nuk e gjejmë dhe sot në terren, në Bulqizë? Dhe nëse kemi këtë përputhshmëri faktesh të kryqëzuara me burime historike, pse mos koregjojmë nëse diçka del nga burimet e reja që si kishim dhe i kemi?
Ja pse përfundimin që na e jep Shaban Sinani që në krye të kësaj analize modeste, thënja e të cilit është dhe vetë titulli i këtij shkrimi.
Ja pse “Kënga e Sprasme e Balës, ndoshta,“është kryevepër historike e trajtuar me mjeshtri artistike.  Ndoshta, asnjë personazh nuk është i krijuar artificialisht por veshja e ngjarjeve dhe personazheve kaq mjeshtri me “kostumin” letraro- artistik e bën historinë kaq të lexueshme. Ashtu si dhe tek Barleti.
Ja pse “Kënga e Sprasme e Balës”, mund të konsiderohet “ditar lufte i Betejës Parë të Vajkalit” dhe të studjohet edhe nga historia ushtarake dhe jo vetëm.

 

BEFASI VËRTETIMI I    LIDHJEVE TE GJERGJ MIRËSHPISË ME BALËN, KETËN, GROPËN, ETJ

Gjergj Mirëshpinë, personazh i Darës, i vlerësuar deri në këtë periudhë si krijesë e autorit edhe tek vepra e KETËS del personazh historik. Ky informacion krijon një gjendje të re. Përbys ato që janë thënë mbi tridhjetë vjet, ndoshta, jo saktë.
Nga kërkimet në terren, Kulla e PETËS, mund të identifikohet  me Lagjen PETA mes dy zajesh rrethuar me shelgje, ashtu siç përshkruhet nga Dara edhe sot në “Fushë-Bulqizë”. Nikën e gjejmë me një lagje në Dragu ndërsa të  bijën e Lalës ose në plan të Bardhë ose në Zerqan. Fushën e Gropës e gjejmë në Laparakë dhe Zerqan ndërsa Malin/ pyllin e Gropës në Vajkal. Të gjitha këto na çojnë pastër dhe qartë tek teksti i “Këngës Spasme të Balës” nëse i referohemi tekstit në këto elementë ndihmës që na sjellin në mjedisin e Bulqizës si vendbanime, individë, klimë, zakone. Ja disa prej tyre:
“Dielli i lindur nga mal i Gropës; zjarreve të pranverës/ ndizen flakë të kodrinat (festa e dalinjave AK); e kodrës së Balshit( kodër Bale, AK); gazi e hareja e gotave; gazi e gotat qenë përzier ( në Bulqizë pihej rakia, AK) ; fuqia e moçme e Darës;  ti i pari ndër Darejtë ( darejtë me Lidhje gjaku me KETAT, AK); por te hija e lisit të helmit; dhe u nisa udhës helmit ( qafa e helmit në Bulqizë, AK); Dragoi i Dibrës (Draguni, AK); porsi bora e Sharrit tonë (Bulqiza dhe malet e Sharrit pjesë e Dibrës Epërme, AK); i larti vllastar i PETES; Kur don Niku derdhen lot;  ndërsa Niku , trimi i Petës; rendte Niku , tog me shokët; se ndër livadhet e Petës; kumrinë e Lalës gërshetprishur; maleve të Lalës; që të përpijë kullat e Lalës; tëheq përroi xunkthe e barishte rrugës (dy zajet që rrethojnë kullën e Petës në Fushë- Bulqizë kanë aq xunkthe sa kishim ndërmarrje shportash në Bulqizë në vitet ’70- 80-të, AK); o ti zot i dy zallishteve/ a spo strukesh në një shpellë?( Mbi kullën e Petës në Fushë- Bulqizë, mes dy zajesh kemi dhe “Shpellën e Laparakëve” që ka legjenda pa fund, AK);  e të njoha o Pal Golemi; Mbreti u kthye nga Pal Golemi; thirri Pali e natën shpoi; si desh mbreti, unë veja/ duke zgjuar rojet e natës;  ( Plaku Balë, bashkohës i Skënderbeut, ky dhe autori këngës dhe jo  Dara i Ri,sipas Mandalës, AK);  ata ndjenë e kodër më kodër/ Në Valkalin e shkretuar; mbi kordhë mbështetej Manëzi/ me Muzakun pranë tij/ E me trimin e Angjelinës/ Kuqi, Berrizi e Perlati/ dhe Arianit këshillmiri/ Aty Hamza i mjergulluar/ Eshtë i urti Vrana Konti/ Mirëshpia i shkujdesur ( të gjithë, përfshi Mirëshpinë, bashkëkohës të Skënderbeut, AK).
Më tej :  Me Mokreun seç më gjet/  A e pe tradhëtarin e poshtër/Ballabani ku kullot? Në çdo shkëmb doli një ushtar/ Ballë për ballë me Boderin (Ballabanin,AK); Gjoni natën seç rënkoi/ Majë kullave të Petës?
Gurë më gurë një copë mish/ Kokë e llërë trimash kish/ Fol! Ndër flamujt e luftës/ Pe skifterin – o të Petës? Gjakut të ushtorëve/ lumejtë krejt mbuloheshin/ Nga copat e ushtave/ bëheshin ura e ngriheshin/ Shtoheshin sheshe në Valkal/ E mbi sheshe ngriheshin male.
U ngritën pirgje këtu e përtej/ Me të vdekur e të plagosur. Ashtu Drini i Zi në dimër/ mbushur nga përrejtë e maleve.  Si u ngrys, Mbreti u tërhoq /Me gjithë ushtrinë në fushë/ Ishin lyer me të kuq/ edhe brazdat e henderëqet/ Ishin plot me gjak të mpiksur/ Afër vaut në Valkal? Me një t’humbët zë më tha: Leri të vdekurit në vend/ Lermë të flerë përgjithmonë/ Te ky shtrat i nderit tim/ Pranë eshtrave të të vrarëve.
Tani Balë në atë lis/ Var mburojen dhe parzmoren. Niku dhëndër i ri/ Ndroj dasmën me luftën/  Dhe vallet me Valkalin.
Janë dy varre në Valkal/ Fle te njeri Pal Golemi/ Fle tek tjetri Nik PETA.
Dhe me gjithë këto citime, cila nuk ngjan me ditar lufte?
Nëse po këtu gjejmë klimën e ashpër të Bulqizës jo vetëm me dimrin por dhe me malet, grykat, shpellat, kafshët e egra, nuk jemi në mjedisn konkret të Bulqizës dhe jo në një krijim artistik?
*           *
Gurët e Skënderbeut në Bulqizë janë mbi “Livadhin e Ballës” dhe  mbi to ndodhet “mali Rrungajës. Aty kemi “Lugun” nëpërmjet të cilit”, Skënderbeu,  shtinte ”me gurë” mbi ushtrinë turke, dhe i mbeti:
“ Gurët e Skënderbeut”.
Janër tre gurë të mëdhej e ngjitur me to, një livadh që ruan ende emrin “Lughtell”. Eshtë në pronësi të Suroçeve dhe të KETËS, kufizuar me Livadhin e Ballës/ Balës”. Këtu dhe “Gurët e  Skënderbeut.
Këtu  rrjedhimi  emrave, përcaktuar nga funksioni: “Lugshtell= nga lugu shtiu”. Lugu, pjesë e malit të Rrungajës. Rrungaja, mali rrengut. Kjo arsyeja:
Ushtria turke do priste pyjet anë rrugëve sa herë kishte fushata të mëdha.
Ja pse dhe toponimet na ofrojnë tek ngjarjet historike.

S'KA KOMENTE