PERCEPTIMI QYTETAR MBI TRANSPARENCËN

173

Një fotografim i perceptimit qytetar mbi transparencën dhe ofrimin e informacionit në Bashkinë Bulqizë

Sami CURRI

•    Të anketuarit pohojnë se kanë një informacion të pakët rreth shërbimeve që ofron Bashkia Bulqizë, por vetëm afro 7% shprehen se kanë shumë informacion rreth shërbimeve që ofron kjo Bashki. Në masën dërrmuese edhe ata të përgjigjur online nuk kanë informacion
•    Ky studim u realizua nga Ishull.com, ku janë përgjigjur rreth 89 qytetarë me anë të anketave në çdo shtëpi dhe 11 të tjerë të cilët janë përgjigjur online. Një studim i tillë është i pari për Bashkinë Bulqizë edhe pse në njësi të tjera të qeverisjes vendore, ka pasur nisma të ngjashme për të dëgjuar perceptimin qytetar.
Pyetësori kishte nëntë pyetje gjithsej, me alternativa; ku 89-të prej tyre janë pyetur në banesa, ndërsa 11 të tjerë janë përgjigjur online.
Objektivi kryesor i studimit ishte që të mundësonte një fotografim të perceptimit qytetar mbi transparencën dhe ofrimin e informacionit në Bashkinë Bulqizë, për të hedhur dritë mbi pritshmëritë e qytetarëve ndaj shërbimeve publike të ofruara nga Bashkia.
Nëpërmjet këtij publikimi kemi tentuar të sjellim në vëmendje të lexuesit perceptimin e qytetarëve të Bulqizës për sa i takon karakteristikave zhvillimore në lidhje me shkallën e përgjegjshmërisë së Bashkisë Bulqizë, transaprencën dhe shkallën e përfshirjes së qytetarëve në vendimarrje, hartimin e politikave për shërbimet publike dhe monitorimin e zbatimit të tyre në praktikë.
Më poshtë ne kemi bërë zbardhjen e rezultateve me anë të grafikëve, për të qenë më të qartë me lexuesit. Grafiku është i ndarë në dy pjesë, përgjigjet e atyre që janë përgjigjur në letër dhe atyre që janë përgjigjur online. Duke i parë nga rezultatet mund të themi se është mjaft interesante, pasi në disa përgjigje rezultatet janë të përafërta, ndërsa në disa të tjera ndryshojnë shumë.
•    Këtu vëmë re se të anketuarit kanë një informacion të pakët rreth shërbimeve që ofron Bashkia Bulqizë, por vetëm afro 7% shprehen se kanë shumë informacion rreth shërbimeve që ofron kjo Bashki. Në masën dërrmuese edhe ata të përgjigjur online nuk kanë informacion.
•    Shkaku? Në 21% të të përgjigjurve qytetarët shprehen se kjo ka ardhur për neglizhencën e tyre. Por pjesa dërrmuese shprehet se nuk dinë ku ta gjejnë informacionin, këtu duke e vënë fajin edhe tek administrata për mungesë vullneti në dhënien e informacionit. Te të përgjigjurit online shkakun e shohin tek mos shpallja e informacionit, por edhe nga mungesa e vullnetit në administratën e Bashkisë.
•    Qytetarët e pyetur në shtëpi në masën dërmuese të tyre përgjigjen se ju duhet ndihmë në përpilimin e kërkesave dhe ankesave që duan të drejtojnë në Bashkinë Bulqizë. Ndërsa ata online, në 50% shprehen se nuk u është dhënë rasti të bëjnë një gjë të tillë.
•    Në rast se Bashkia nuk i realizon shërbimet sipas parametrave të përcaktuara, afro 15% e qytetarëve të pyetur në shtëpi, të vënë në dijeni për një gjë të tillë nuk do të reagonin fare. Ndërsa më shumë se gjysma do të ankoheshin me shkrim në Bashki. Vetëm 32.5% do t’i drejtoheshin medias. Por ndryshe ndodh me ata online, që Bashkisë Bulqizë nuk do t’i drejtoheshin me shkrim, por do ta paraqisnin rastin në media.
•    Për shërbimet e ofruara nga Bashkia, por që qytetarët nuk i kanë marrë, 47% e të përgjigjurve, në anketat e zhvilluara nëpër shtëpi, por edhe ata online (54.5%) nuk dinë se ku të drejtohen. 7.8% kanë refuzuar të përgjigjen.
•    Qytetarët kanë mungesë të theksuar informacioni se ku të drejtohen për të ankimuar një vendim të Bashkisë, që për ta është i padrejtë. Këtu kemi shifra të ngjashme si nga ata online, por edhe ata të pyetur në shtëpi.
•    Trajtim i veçantë për administratën? Anketuesit online dhe ata të pyetur në shtëpi, bashkohen në alternativën disi.
•    Afro 90% e të anketuarve si online, por edhe në shtëpi, shprehen se Bashkia Bulqizë nuk ka zyrë publike që lehtësisht mund të frekuentohet nga persona me aftësi të kufizuara dhe nevoja specifike. Edhe pse një kusht për barazinë mes njerëzve, Bashkia Bulqizë vazhdon të mbetet pas në këtë pjesë.
•    Pyetja që ka bërë që të mendohen më shumë anketuesit e pyetur në shtëpi, ishte kjo e fundit. Më shumë se gjysma nuk kishin koment. Por kjo është marrë sa për faktin që nuk e kanë takuar ndonjëherë, por edhe në forma ironizuese, kjo nga mimika në fytyrat e tyre. Edha ata të përgjigjur online thuajse kanë një përqindje të afërt me ta.  45% e të pyeturve online thonë se kryetari i Bashkisë Bulqizë, kur e kanë takuar për ndonjë shqetësim ose problem, ka shfaqur sjellje jo korrekte.
Gjatë pyetësorit të pyeturve në shtëpi nuk u është kërkuar asnjë e dhënë personale, kjo për të mos krijuar keqkuptime dhe për të qenë më të lirshëm në dhënien e përgjigjeve.
Ata që janë përgjigjur online me anë të Google Form u është dashur të identifikohen me një adresë E-maili. Në masën dërrmuese qytetarët kanë qenë bashkëpunues, edhe pse në disa raste ka pasur nga ata që kanë shfaqur nota pasigurie. Por është munduar të krijohet edhe një familjaritet me qytetarët pasi një ndër faqet lokale në Facebook,Bulqiza ime, ka disa ditë që bën njoftimin për pyetësorin.
Rezultatet e këtij pyetësori, nga vëzhgimet e autorit janë një tregues se Bashkisë Bulqizë i duhet shumë punë për transparencën dhe informimin e qytetarëve mbi punën e saj. Më problematike, kjo bazuar edhe nga rezultatet, është për personat me nevoja specifike, që në Bashkinë Bulqizë, janë të përjashtuar si nga ana infrastrukturore por edhe nga ajo e informacionit.
Shpresojmë shumë që të dhënat e përftuar nga ky studim, t’i vlejnë edhe Bashkisë Bulqizë, për përmirësimin e punës së saj! Si një detyrë, për të qëndruar më pranë tek banorët e Bulqizës.

S'KA KOMENTE