Importi i mbetjeve, helm për Shqipërinë

196

Djegia e mbetjeve ndikon në sëmundje kancerogjene, aborte, probleme për fëmijë e të rritur

Danjel BICA
Mjedisi në Shqipëri prej vitesh është një temë e nxehtë, dhe e vënë përball problematikave të vazhdueshme, pasi institucionet shtetërore nuk arrijnë të frenojnë ndotjen që shkaktohet ndaj tij. Në ditët e fundit në Shqipëri ka pasur protesta e diskutime në media nga analistë, politikanë që se kuptojnë farëe atë se ç’ka flasin pasi nuk janë ekspertë të asaj fushe,  nga përfaqesues të Shoqërisë Civile që mbrojnë interesat e të gjithëve,  madje dhe të atyre politikaneve që votun pro Importit të Plerave apo Mbetjeve. E parë në një këndvështrim tjetër me syrin e një eksperti ose dhe të një banori të thjeshtë, arrin ta kuptosh që ndotja në vëndin tonë është një gjë e pa rikuperushme ndoshta e pa kthyeshme që  duhen vite që ajo të rigjenerohet, e prap vazhdojmë ta dëmtojë çdo ditë e më tepër duke mos u kujdesur për mirëmenaxhimin e mjedisit dhe duke i siguruar jetëgjatësinë e tij që ndikon ngushtë në jetën tonë. Mbetjet ndahen në dy kategori organike dhe inorganike. Por a e ka kapacitetin vendi ynë të importoj mbetje dhe të djeg mbetjet e vendit të tij, ti hedh vend e pa vend e mbushur plot në çdo cep rruge, përroi, fushe, zona të mbrojtura etj, kur menaxhimi i tyre as që nuk ekziston. Ka vetëm dy mënyra hedhja në gjendje të lirë pa ndonjë rregullsi dhe djegia e tyre edhe nga vetë instiucionet përgjegjës (Bashkia) ku dhe venddepozitimet janë ilegale pa leje mjedisore dhe nuk përputhen me ligjin  Nr.10 431, datë 09/06/2011 “Për mbrojtjen e mjedisit dhe ligji Nr.10 463, datë 22.9.2011, për Menaxhimin e Intergruar të Mbetjeve Urbane. Çdo ditë shikojmë djegie të mbeturinave, por a ka menduar njeri për ndotjen e ajrit, gazrat që çlirohen, a ekziston ndonjë studim i mirëfillë  për çdo bashki sesa eshtë sasia në Ton që ata prodhojë, përgjigja është e thjeshtë,  jo. Të thuash jam pro importit e kur në Shqipëri nuk riciklohen dhe menaxhohen mbetjet tona apo të bëhet ndarja e tyre në çdo bashki që shteti duhet të investojë në ndarjen e tyre në burim dhe informimin e banoreve, që të frenojë ndotjen e ajrit, ujit, tokës. Në fillim le të zgjidhim problemin që qëndron me mbetjet tona dhe nëse nuk arrihet volumi që nevojitet pasi është e pastruar totalisht Shqipëria atëherë të importojë pjesën tjetër të nevojës. Djegia e mbetjeve ndikon në sëmundje kancerogjene, aborte, probleme për fëmijë e të rritur për shkak të elementëve kimikë dhe toksikë që ato përmbajnë duke çuar deri në vdekje. Këto janë disa nga pasojat që sjellin mbetjet plastike të cilat konsiderohen të rrezikshme jo vetëm për mjedisin por edhe për shëndetin. Ndërsa riciklimi i tyre jo vetëm që nuk e zgjidh problemin e mbetjeve por e komplikon më shumë.
Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) në një raport të saj për vlerësimin e ndotjes së ajrit në botë ku është dhe Shqipëria deklaron se 1824 shqiptarë kanë humbur jetën në vit si pasojë e ndotjes së ajrit. Me 64 vdekje për çdo 100 mijë banorë Shqipëria është e njëzeta mes 184 vende për numrin më të lartë të vdjekjeve me shkak ndotjen e ajrit. Vendi ku ndotja shkakton më shumë viktima është Kina. Pesë vendet e tjera pas saj janë Ukraina, Bullgaria, Bjellorusia, Rusia, Bosnjë-Hercegovina.
Shumica e ndotjes së ajrit shkaktohet nga djegia e pakontrolluar e mbeturinave, qarkullimi i makinave, djegja e pyjeve dhe prerja e tyre. OKB u bën thirrje qytetarëve dhe institucioneve të marrin masa për të përmirësuar cilësinë e ajrit. Por shumë pak njerëz e kuptoj vdekjen e tyre nga ndotja e ajrit pasi një pjësë nuk jaë të informuar dhe pjesa tjëtër që është Shteti mundohet t’i rezervojë këto të dhëna. Jam kundra çdo lloj mbetje që importohet në vendin tim dhe aq më tepër riciklimit të këtyre mbetjeve të rrezikshme duke shtuar se më i rëndesishëm është menaxhimi i mbetjeve tona që arrijnë në mijëra ton në vit. Po të bëjmë një llogaritje mesatarisht kemi 240 kg mbetje në vit për person në vendin tonë ose pothuajse 1 kg mbetje në ditë për person. Në 2010 vihet re se i kemi kaluar 800 mijë ton mbetje në vit dhe për 2015 i bie të kalojme 1 milion ton mbetje në vit.Pra disponohen mjaftueshëm mbetje në vendin tonë për riciklim që nuk është e nevojshme importi me aq vrull dhe me aq ulërima. Mbetjet janë komponetë me përberje kimike të cilat ndosin tokën ujin dhe ajrin që në jemi të lidhur ngushtë me të, sado të kujdesshëm të tregohen fabrikat ricikluese në njerin nga ata tre faktorë do kemi ndotje të padiskutueshme dhe  çdo mbetje asnjeheë nuk riciklohet në masën 100% por le të themi 80% nëse kanë paisje të reja teknologjike. Mbetjet plastike mund të zbërthehen gradualisht në përbërësit e tyre kimike dhe të çlirojnë toksina të cilat janë të dëmshme ndaj mjedisit gjallesave dhe publikut të gjerë. Disa kimikate të tilla si bisfenoli, Polivinil kloruri PVC. Menaxhimi i integruar i mbetjeve përbën një nga problemet dhe sfidat më të mëdha në vendin tonë. Ai është i lidhur drejtpërdrejt, nga njëra anë, me gjendjen dhe cilësinë e mjedisit dhe, nga ana tjeter, me cilësinë e jetës dhe shëndetin e njerëzve. Jam kundra çdo lloj importi të mbetjeve në këtë situatë që është Shqipëria e mbuluar plot me mbetjet e saj, të bëjmë mal mbetjet tona, t’i djegim, t’i hedhim vend e pa vend e të mos i menaxhojmë e të kujdesesmi për mbetjet e Botës kjo do të thotë që numri vdekjeve të banorëve do të rritet më shumë nga rritja e ndotjes së ajrit. Të inportosh mbetje është njëlloj sikur t’i vesh zjarrin me dashje shtëpisë tënde ku jeton.

S'KA KOMENTE