Problemi i përdorimit të përemrit: “yt” dhe “ynë” të gjuhës letrare

411

Nga Agim DEMIRI

Në   të  folmën  e  Bulqizës    ka  të  njejtën  formë  të  përemrave  pronorë :- “jot -jote” ( shoku jot; shoqja  jote )  dhe  “jonë -jonë” ( shoku  jonë – shoqja jonë) ( nga disa  autorë  quhen  dhe  mbiemra  pronorë ),  ndërsa  në  gjuhën  letrare  janë  pranuar  si  të  tillë   përemrat   pronorë :-“yt” (shoku yt ) dhe  “ynë” (shoku  ynë). Forma “jot” dhe “jonë” janë  forma  që  përdoren  në  të  gjithë  të  folmet e gjuhës  shqipe dhe jo vetëm  në  të  Bulqizës.  Nga  vëzhgimet  tona  kemi  vërejtur    se,  edhe  në  të  folmën  bisedore  të  intelektualëve  nga të  gjitha anët  e  Shqipërisë  përdoret forma “jot” ( shoku  jot ) dhe “jonë” ( shoku  jonë)  dhe  jo  ajo  që  eshtë  pranuar  në   gjuhën  letrare ( yt  dhe  ynë ).   Këto forma  në  të folmet e  Shqipërisë  përdorën  në  mënyra  të  ndryshme ; -Në  të folmet e Mirditës , Matit  dhe  përgjithësisht  të  Gegerishtes  Qendrore  sipas  gjuhëtarit  Bahri  Beci  që  i  ka  studiuar  përdorët :-”jot”( shkopi jot ) .Por  ka  dhe  luhatje :- në  Maqellarë  të  Dibrës   psh  -“juot”( kali juot).  Megjithatë   ka  dhe  zona  të  Mirditës  si  Prosek  që  përdoret “ it” (shkopi it).  Forma “it” përdoret  edhe  nëpër  zona  të  tjera ; Psh  në  Krasniqë  ( Verilindje ) -”yt” (djali yt);   te  Buzuku  ( besohet në Veripërendim ) përdoret :- “yt” (Buzuku – “ Shka  kjoftë,  qari yt” ),  por  po ai ka dhe  ka  dhe :-  “uit” ( Shpirti uit  i  miri  më  shpuftë  në dhe:t  të  dërejtë ); Te Anonimi  i  Elbasanit ( autor i  vjetër i  Elbasanit)   ka  –( zani yt)   si  dhe  te Todri  (Dhaskal Todri) -Elbasan ) përdorët  – “yt”( robi yt); Në  Reç  e  Dardhë të  Dibres – “it” (shkopi it )  Forma  “yt” eshtë  ndër  fjalët  e  vjetra  të  vetë   shqipes . Ajo  përdoret  edhe  te  Arbëreshet  e  Italisë  – “( Magar  (= gomar AD)  drush,    i  yti  qi  po  t’ duket ; Vash , ndë  do  të dughemi  , farmakos  ti  t’ytt  vula (=vëlla  AD)” : – përdorimi  i  kësaj  formë  të  vjetër  edhe  në  rasën kallëzore – të zëvendësuar  me “tënd” në  gjuhën  e  sotme  shqipe ).Përveç këtyrë  rasteve,  në  të  gjithë  të  folmet  tjera  të  shqipes  dhe  në  gjuhën  e  folur   përdoret  forma  “ jot “ .
Pak  a  shumë  e  njejta  pamje  eshtë  edhe  eshtë  edhe  për  formën  tjetër  “ynë” ; Pothuaj  në  të gjitha të  folmet  përdoret  “jonë”- Mirditë , Mat , zonën Verilindiore , Elbasan ,(khs- kalemi  jonë) .
Por  ka  dhe  luhatje  të  këtij  përdorimi ;- në  disa  zona  të  Mirditës  përdoret “yn” apo “in” në  një  zonë  të  saj .(Gjithmonë  sipas  gjuhëtarit Bahri  Beci  që  i ka studiuar  këto  të  folme).; në  Gur të Bardhë  të  Matit   “on” ( Un’  t’ ap  jetun  si t’ mo  jet’   lopa  on  kjo ); Te  Buzuku  kjo  formë   eshtë  gjendur  “ynë “  (Shpirti  ynë  porsi  turmeci  kle  shpëtuom  ). Te  Arbëreshet  e  Italisë  përdorët “ine” -( O,  të fala  dheu  ine; O  Ati  ynë…) Ka  të  folme të  tjera  të  Tiranës  e  ndonjë tjetër  që  përdor  “tat -tate “  (E  di  baba  tat…; Shkoj  nana  tate? ).  Megjithatë  në të  gjithë  të  folmet  tjera  si  dhe  në   gjuhën   e  folur  edhe   intelektual  përdoret  “jonë” .
Pas  gjithë  kësaj  paraqitje  problemi  që  shtrojmë  ne  eshtë :
1)  -Në  gjuhën  letrare  eshtë  pranuar   forma  “yt “(shoku yt)  dhe   “ynë” (shoku  ynë ) ; Duhet të jetë  kjo formë  apo “ jot “ dhe  “jonë”?  Problemi  në  këte  rast  eshtë  se   për  mendimin tonë  në mënyrë  të  pambështetur   “yt “ –  “jote” si  dhe   “ynë” –   “jonë”   janë  marrë  si  fjalë   të  ndryshme  dhe  jo  si  e  njejta  fjalë . Kjo  ka  çuar  të  mendimi  se    “jotë” dhe  “jonë” të   gjinisë  femërore      përdoren   në   vend  të  formave  të  mëparshme “yt “ dhe  “ynë”   për   analogji  dhe  jo  si  e  njejta  fjalë  me  to.
Ne  mendojmë  se  eshtë  e  kundërta:   “yt” >it >jot “ dhe ynë >inë>jonë  eshtë  e  njejta  fjalë  që   eshtë   “rregulluar “  kështu-  në  “jotë”  dhe  “jonë” për  lehtësi  shqiptimi   dhe jo  “formë  e  gjinisë  femërore që  ka  zvendësuar   atë  mashkullore . Me  fjalë  të  tjera  edhe  “jotë” dhe  “jonë”  për  ne  eshtë   e  njejta  fjalë:- “yt”  dhe  “ynë” që   në  fakt   janë  vlerësuar  si  autoktonë  fjalë  të  shqipës dhe,  duke  u  vlerësuar  kështu   dhe  si  jo  e njejta  rrënjë  me  “jot “  dhe  “ jone”  eshtë  menduar  të  ruhen  në  gjuhën  letrare  këto fjalë  të vjetra .  Forma  “yt”  e   sidomos  “ynë”   përveç  ndonjë  rasti  te  Buzuku , i  cili  vjen  nga  një   zonë  gjuhësore  që  e  ka   të  theksuar  tingullin “y” dhe  e  përdor  edhe   në  vend   të  tingujve  të  tjerë   sidomos “i” (khs-  Mjeda: – shkodran,   pra  nga  kjo zonë  gjuhësore  “-O  shqype (= shqipe ), o  zogj  të   maleve  kallxoni…”),   në  të  gjithë  rastet  e  tjera    shqiptohet     “i” (“it” për “yt”  dhe   ” inë”  për “ynë” ) ; Një  gjë  e  tillë  lidhet  me  problemet  e   vetë   tingullit  “y” që  në  fonëtikën  nyjetimore  të  gjuhës  shqipe  eshtë  ndër  tingujt  zanorë  më   problematik . Ai  eshtë  një   tingull  që  për  vetë  karakteristikat  e  tij  eshtë  i  kalueshëm  lehtësisht  në  “i”  për  arsye  se,  siç   është  parë ,   duke u  mbështetur  në  metodat  eksperimentale    “ ka  shpërndarjen   më   të  vogël  dhe  kundreveniën  më  të  dobët  në  sistemin  tingëllor  “  të  gjuhës  shqipe  aq  sa  është  vënë  në  dyshim  edhe  vetë  qenia  e  tij. ( Shih më gjerë:-Memushaj  R “Fonetika  e  shqipes  standarte”  .T. 2009.  fq.57-62).  Në  rastin  tonë  përveç  një  të  folmeje  të  rrethinave  të  Shkodrës  në  të  gjithë  të  folmet  e  tjera tingulli  “y”   mungon   duke  u  zëvendësuar  me  tinguj  të  tjerë.

Pamja  e  saj   nëpër  të  folme  eshtë  e  tillë :
a) Zëvendësohet   me  “i”:-  bilbil (bylbyl)  “drishk “(ndryshk), grike (grykë), gjigj (gjyq), ki (ky) ,  klish( klysh) , qip (qyp), kriq (kryq) e tj . I  njejti  lloj  zevendesimi  shihet  edhe  te “yt   dhe “ ynë” që  janë :- “it” dhe  “ionë” . Po  ky  lloj  tingulli  “i”  ( dhe veçanërisht  në  këte  lloj rasti)  nuk  eshtë  një “i” e njejtë  me  rastet  tjera  të “i”- së,  por  “io” (= iot  dhe  ionë) që,   siç e  pamë  më sipër, e  ndeshim  në  rastë  të  tjera.( khs- iot– Buzuku- zona  Veriperëndimor -; jout (Maqellarë -shkopi  juot ); “on”-lopa  on  –  në  Gur  të  Bardhë  të  Matit e tj.).
b) Zëvendesohet  me  “ e” – të  gjatë  fe:ll (fyll), pe:ll( pyll) ( khs- “Trupi pe:ll e menja fe:ll”- fj. u –  në  Bulqizë; fe:t (fyt ) , shte:ll(shtyllë)  shte:p ( shtyp) e tj . Një  gjë  e  tillë  është  pothuajse  e  të  gjithë  të  folmeve  shqipe. Kjo  eshtë  një  arsye  më  shumë  që   kjo “y”  te  “yt” dhe “ ynë “ te  jetë  “jot “ dhe  “jonë”  dhe  jo “yt”  dhe  “ynë”.                                                                                                                                                          –  c)  Duhet nënvizuar se  pothuajse  në  të  gjitha  të  folmet  tingulli “y” nuk  ka  kaluar  plotësisht  në “i”, por  ka mbetur  në   gjysmë  të  këtij  kalimi . Kjo duket  sidomos  në  fjalë të  tilla :(-derë- )sh. -di:r(dyer)  ; qiqe(qyqe)  ; brril (brryl) , zir (zyrë) , gjim (gjym), gjish ( gjysh), dill (dyllë), cile (cyle)  . Prof.  Bahri  Beci  e  ka  rregjistruar  në  shumë  të  folme  këte  lloj   tingull  duke  e  shënuar  me “Y”  të  madhe   dhe  me  të  drejtë  shikon  se  është  i  tillë  që “nuk  eshtë  as “i” , as “ “y” . por   një  “gjysmë-i”. Ne mendojmë  se   ky  tingull  nuk  eshtë “gjysmë -i” siç  mendon  ai ,  por  një  “i” e  gjatë. Megjithatë  edhe  kjo  është  një  arsye  me  shumë   që  kjo “yt “ dhe  “ynë” të  jetë     “jot “ dhe “jonë”. Raste  të  tilla  të  ndryshoreve fonetike të  së  njejtës  fjalë sidomos  në  këto lloj  rastesh  nuk  janë  të  vetme (khs- miku  em  apo  jem : motra  eme  apo  jeme  në  mjaft  të  folme – (për  “im”  apo  “ime” të  gjuhës  letrare)  si  dhe  gjithë  terësia  e  lakimit  të  tij  në  të  gjitha  rasat ( khs- miku  em  ie  mikut  tem  mikut  tem, mikun  tem , (prej)  mikut  tem ; dhe  motra  jeme  dhe  teme -për  të  gjithë  rasat – në  krahasim  me  im(ime )  dhe  tim ( time ) të   gjuhës  letrare.
Tërësia  e  lakimit  të  këtyre  rasteve  eshtë:
Në  gjuhën  letrare : E. (shoku)  yt;  Gj.Dh , K,Rrj. –  tëndë; (yt- tendë ); dhe  për  gjininë femërore  E.- (shoqja )  jote Gj, Dh ,K, Rrj. – tëndë ( khs-jote- tëndë),  dhe  në  të  folme – jot ( shoku )  jot ; tan  ( ie shokut)   tan(>tënd)    dhe  jote ( shoqja)  jote  tane, ( ie shoqes ) tane( > tande)( khs- jote – tandë(=tëndë) >tane);   , kurse  i :- ynë – E.( Shoku)  ynë ; Gj,Dh , K, Rrj. (ie shokut )  tonë  (ynë -tonë ) dhe  në  të  folme E . jonë ( shoku )  jonë ; Gj, Dh , K , Rrj. to:n ( tonë) ( jonë – tonë). dhe   për  gjininë femerore :- E – jonë (shoqja)  jonë ;  Gj, Dh , Rrj. – (ie shoqes)   sonë ; K-( shoqen) tonë,  (jonë-sonë – tonë ) dhe  në  të  folme : – E. jonë ( shoku)   jonë  ; Gj , Dh, K, Rrj.-to:n(>tonë)  dhe  për  gjininë femërore :- E. jonë ( shoqja )  jonë; Gj, Dh, K, Rrj.(ie shoqes, shoqen)  tonë ( jonë- tonë ).  Kjo  terësi  lakimi  ka   qenë  edhe  një  arsye  tjetër  që   format “yt “ dhe “ ynë” – të  jenë  jo  zëvendësuar,  por  modifikuar  për  një  shqiptim   më  të  lehtë  të “yt “ dhe  “ynë “ në  ndryshoret  e  tyre  të  njejta  me  to :-”jot” dhe  “jonë” .
Duke  qenë  e  njejta  fjalë “yt-jot “ – dhe “ynë- jonë “  ne  mendojmë  se  edhe   edhe  gjuha  letrare  nuk  ka  pse  të  këte  “yt” dhe  “ynë”, por   jot (shoku jot ( e njejtë me shoqja jot-e ) dhe  jonë (shoku  jonë – e  njejtë  me  shoqja  jonë )  sikurse  gjuha  e  folur.  Edhe  rasat  tjera  (tandë >tanë (tëndë) dhe  (jonë tonë )  , kanë qenë të  tilla  që në krye të herës  apo  janë  ndryshuar në rrjedhës  historike,  flasin ë të mirë të këtij mendimi .
Format  “yt”  dhe  “ ynë “  i  dinë , i   shkruajnë  vetëm  ato  që   kanë  mësuar  mirë gramatikën  e  gjuhës  shqipe   dhe  jo  të  tjerët që  i  shqiptojnë  me ”jot “ dhe “jonë” . Prandaj ne mendojmë   se   edhe  gjuha  letrare  duhet  të  këte këto  forma  të  folura  dhe  jo “yt” dhe “ynë” – fjalë  të  vjetra  autoktone  të  shqipes  sepse  për  ne “yt -jote”  dhe “ ynë- jon-ë” – janë  e  njejta  fjalë.

S'KA KOMENTE