MES BUKURIVE TE PARISIT DHE LIONIT TË FRANCËS

271

Nga Mentor HOXHA

Franca është një shtet me një histori dhe bukuri marramendëse. Është vendlindja e prijësve legjendarë, perandorëve, gjeneralëve, mbretërve, udhëheqësve të shquar, mendimtarëve dhe shkrimtarëve gjenialë. Është vendlindja e Karlit të Madh, Zhan D’Ark, Fransua I, Henriku IV, Luigji i IV, Luigji XIII, Luigj Filipi, August Robespierre, Georges D’Anton, Versëzhetoriski, e princeshës së bukur kantine Marianne (Mariana), Perandorit Luigj Napoleon Bonoparte, Sharl De Golit, e shkrimtarëve të mëdhenj; Molieri, Eyquem Michel de Montaigne, Chretien de Troyes, François Rabelais, Jean de La Fontaine (La Fonteni), Pierre Corneille, Jean Racine, Blaise Pascal, Rene Descartes , Voltaire, Denis Diderot, Jean Jacques Rousseau, Charles Perrault, Gustave Flaubert, Mark Tuein, Viktor Hugo, Michel Houellebecq etj. Franca është shtet i Evropës Perëndimore. Njihet zyrtarisht si Republika Franceze (Republique Française). Është njëra nga themelueset e BE-së, zonës së Euro-s dhe hapësirës Shengen. Në veri kufizohet me Belgjikën, në verilindje me Luksemburgun, në lindje me Gjermaninë, Zvicrën dhe Italinë dhe në Jug me Spanjën, Andorrën dhe Monakon. Për nga popullsia radhitet e 20-ta në botë (65,4 milionë banorë, regjistrimi i vitit 2010) dhe e 47-ta për nga sipërfaqja (547.030 km katrorë). Tre e katërta e popullisë së Francës jeton në qytetet. Shumica janë francezë, por ka flamanë, bretanjë, baskë, katalonë, Korzakë. 80 përqind e popullsisë janë katolikë, 6 përqind muslimanë, 2 përqind protestantë dhe 1 përqind hebrej. Gjuhë zyrtare është frëngjishtja, religjioni kryesor është Kisha Katolike Romake. Ka 26 njësi administrative të quajtur Region. Himni Kombëtar: “La Marseillaise”, Forma e qeverisë: Republikë gjysmëpresidenciale. Kryetari i Shtetit: François Hollande, kryeministër: Jean Marc Ayrault. Data 14 Korrik është Festa e Francës. 14 korriku nuk feston marrjen e Bastijës, por ngjarjen e një viti më pas, më 14 korrik 1790: Festën e Bashkimit. Atë ditë, të gjithë përfaqësuesit e kombit francez, të ardhur nga të gjitha provincat, u mblodhën në Paris për të festuar unitetin francez; unitetin e kombit, unitetin e Republikës Franceze. Data 14 Korrik shënon triumfin e Revolucionit Francez mbi monarkinë e udhëhequr nga Mbreti Luigji XIV dhe lidhet me marrjen e kështjellës së Bastijes më 14 korrik 1879. Në nëntor të vitit 1799 Direktoria (1795-1799) u përmbys nga konsullati me Napoleon Bonopartin të emëruar si konsull i I, Napoleoni e shpalli veten Perandor të Francës më 1804, duke i dhënë fund Revolucionit Francez. Parisi është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Francës, konsiderohet edhe si kryeqytet i Evropës. Teksa shëtis rrugëve të Parisit më duket vetja si në një muze arti pasi antikiteti gërshetohet me modernen. Parisi ka 300 mijë vepra turistike; monumente kisha, bazilika, arte dekorative etj. 65 muze dhe monumente historiko-kulturore janë falas. Magjepsëse për mua janë: Champ Elyssee, Muzeu i Luvrit, Pikasos, d’Orsay, qendra Popimidou, Delakrua, Eurodysney, Dysneyland, ishulli i Piratëve, Kulla Ejfel, Lumi Sena, Harku i Triumfit, Notre Dame, Kartje Lata, Kopshtet e Luksemburgut, Sheshi De La Konkard (Place de La Concorde),Trokadero, katedralja e katedraleve, Shën Maria e Parisit, kisha Sainte Chapelle, Kodra Monmart, ishujt e vegjël Cite dhe Place Dauphine, kisha e bardhë mbretërore Sacre Coeur, varrezat e figurave të famshme “Pere Lachaise”, Bari Vipa-ve botërorë “May Ray”, kabareja e famshme Moulin Rouge, Kopshti i Napoleonit etj. Parisi ka dy opera të mëdha, 350 kinema dhe boton numrin më të madh të romaneve në botë. Njihet si qendra ndërkombëtare e modës. Jeta në Paris është shumë e shtrenjtë. Të shtrenjta janë dhe hotelet dhe transporti. Shumica e hoteleve nuk pranojnë para kesh por duan kartë banke. Nuk pranojnë as 500 evroshe nga turistët. Pas Parisit, nuk mund të rrija pa parë bukuritë e Lionit, qyteti ku kombëtarja jonë e futbollit bëri histori me fitoren ndaj Kombëtares rumune. Stadiumi dhe banorët e Lionit njohën jo vetëm magjinë e lojtarëve shqiptarë, por edhe bukurinë rrëzëllitëse të pazbuluar të femrave tona, të cilat u radhitën në 10 dhjetëshën botërore të tifozeve më seksi dhe më të zjarrta të këtij Evropiani. Pritjen në Lion ma bëri Geg Curri, një emigrant shqiptar prej më shumë se 5 vitesh në Lion. Jetonte bashkë me familjen dhe fëmijët e tij kishin mbaruar arsimin e mesëm francez me nota shumë të mira. Pranë tij jetonte si azilant edhe vëllai i tij, bashkë me dy fëmijët, përshkak të problemeve që kishte pasur në atdheun e tij. Të dy, pasi më qerasën në shtëpinë e tyre me një gotë raki, siç e ka zakoni shqiptar, më prezantuan më pas me bukuritë marramendëse të qytetit të Lionit. Më dërguan në Bellkur (Bellcour) pranë statutjës gjigande të Lovis XIV, më pas vizituam kështjellën e famshme, shijuam katedralet dhe bukuritë e rralla artitekturore buzë lumit, Prefekturën dhe shumë monumente e qendra historike e kulturore. Nuk mund të rrija pa parë as Nevillën, një qytezë e mrekullueshme. Nga metroja e Garde Vez (Gar De Vaise) morën autobuzin nr. 43 dhe mbërritëm në qendrën e Nevillës, një qendër me shtëpi 2-3 katëshe pranë lumit dhe gjelbërimit të paanë të pishave dhe bredhave nga të gjitha anët. Te kjo qendër jetojnë si azilantë me dhjetra e dhjetra shqiptarë, shumica janë me familje, disa kanë fituar të drejtën e qëndrimit, disa janë refuzuar, kurse disa akoma nuk kanë marrë përgjigje në lidhje më kërkesën e tyre për azil. Shumica jetojnë së bashku në Qendrën e Refugjatëve në Albigny Centre bashkë me refugjatë të tjerë nga vende të ndryshme të botës, sidomos nga Armenia. Ata jetojnë nën kujdesin e një grupi të specializuar dhe të përzgjedhur asistentesh, të cilët kujdesen për gjithçka që refugjatët kanë nevojë; nga përgatitja e dosjes së azilit, kujdesi shëndetësor, fjetja, transporti, shkollimi, shërbimet financiare etj. Asistentet janë shumë të komunikueshme, të dashura dhe flasin dy tre gjuhë kryesore ndërkombëtare. Këtu u njoha me Alketin nga Dibra, një djalë shpirtmirë. Ai jeton këtu bashkë me familjen dhe ka ndihmuar shumë azilantë shqiptarë, sidomos azilantët e rinj, të cilët nuk dinë ku të drejtohen për të zgjidhur problemet e shumta të tyre. Nuk mund të lë pa përmendur as Bledin, Sajmirin nga Dibra dhe Muhametin nga Kosova, etj., të cilët janë integruar në jetën franceze. Fëmijët e Muhametit flasin shkëlqyeshëm gjuhën frënge dhe janë të parët në mësime, kështu që shteti francez i ka pajisur me leje qëndrimi. Këto shqiptarë kanë formuar edhe skuadrën e tyre të futbollit dhe çdo pasdite stërviten tek fusha që ndodhet pranë qendrës ku banojnë. Pranë këtij ekipi ndodhet edhe lojtari i skuadrës së Ekipit të të rinjëve të Korçës, Mario, por fatkeqësisht ai nuk luan pasi ka thyer krahun.

S'KA KOMENTE