A ekziston zaptimi nga xhindi ose satani?

188

 

I nderuar doktor Demiri, kam lexurar një libër të Scott Peck me titull “Bijtë e gënjeshtrës” i cili në fakt më ka trembur shumë pasi ky shkencëtar i madh e pranon se ekziston satani ose xhindi, si e themi ndryshe ne myslimanët. Të lutem dua të di, a ekziston kjo gjë dhe a pranohet shkencërisht egzorcizmi si metodë?

Shumë veta më pyesin: O doktor po kush dreqin është ky xhindi, djalli  apo satani? Unë u përgjgijem: nuk e di.  Eksperinca ime është e pamjaftueshme për të provuar nëse këto janë vetëm mite apo janë të vërteta. Por kur kam parë disa video të regjistruara të ekzorcizmit unë nuk i kam besuar. Kam menduar se janë montime. Atëherë, autorët të interesuar që unë t’ju çoj pacientë më kanë ftuar që të marr pjesë dhe t’i shoh rastet me sytë e mi. Kam vajtur në disa raste ku mund të merrja disa të dhëna të vlefshme që do më shërbenin për punën time me klientët, për librat e mi shkencorë, për lëndët mësimore si psikoterapia, psikopatologjia etj. Jam çuditur kur kam parë gjatë lutjeve ose leximit të pjesëve kuranore se si lëviste “xhindi” në trupin e njeriut dhe ekzorcisti e urdhëronte për të dalë.  Kam parë çudira por përsëri ato nuk mund të më shërbejnë ende si një bazë e mjaftueshme për studime shkencore të vlefshme.
Bashkë me vajzën time, Elën e cila është një psikologe e talentuar, i kemi parë disa nga këto filmime të cilat më janë dhënë me sigurinë e plotë të ruajtjes së anonimatit. Vajza ime ndonëse me master për psikologji klinike e disa specializime është trembur dhe ka vështruar nga mua e çuditur duke më pyetur: Po ti babi nuk trembesh?
-Jo, i jam përgjigjur i qetë.
Si është e mundur që ti nuk ke frikë as nga magjitë, kur në librat e e shenjtë të biblës dhe kuranti ato njihen? – Më pyet vajza.
Unë i dhashë një përgjgije të çuditshme:  Asgjë nuk mund të veprojë pa lejën e Zotit, se as edhe një gjethe nuk bie nga pema pa lejen e tij. Pra sikur të përpiqen me mijëra magjistarë për të bërë magji të zezë apo të bardhë asnjëra nga ato nuk do mund të ngjisë pa lejen e tij.  Nëse vetë Zoti e lejon atëherë siç thotë populli: punët e tij u mbarofshin.  Unë do të kërkoj ndihmë te shkenca, mjekësia apo tek çdo sebep të mirë që do të lejojë përsëri Zoti për të më çliruar.
Kjo përgjigje e çuditi por edhe e qetësoi psikologen e re. I shpejgova asaj se unë e pranoj zaptimin. Më ka bindur për këtë edhe Imami i nderuar Ahmet Kalaja por edhe doktori klinicist miku im Qazim Selenica. Jam i bindur se raste të pastra pushtimi nga xhindi ose posedimi nga satani ka shumë pak dhe se ato duhen trajtuar vetëm nga ekzorcistë kompetentë e të vërtetë të cilët bazohen tek librat e shenjtë Bibla dhe Kurani, por që janë shkencëtarë, studiues  siç përmenda më sipër psikologun me master shkencor për psikologji klinike, Qazim Selimaj.
Pra pikë së pari ne duhet që të zhvillojmë standarte për diagnostifikimin e saktë dhe trajtimin virtuoz  të tyre. Kjo gjë do të zvogëlonte çlirimet e papërgjegjshme e ndoshta me pasoja nga disa egzorcistë të vetëshpallur ose që bëjnë marifete të pa qarta e të pabazuara në librat e shenjta të Biblës e Kuranit si dy thesare të kulturës botërore.
Një gjë më ka habitur dhe kam pyetur ekzorcistët: Përse u dashkan disa seanca, pra shumë seanca përveç këndimeve e  lutjeve u jepni atyre edhe rispolet pra risperidone ose risperda? Domethënë bëjnë të njëjtën gjë që bëjnë edhe psikiatrit me pacientët me halucinacione veçse e keqja është se ekzorcistët nuk janë shkencëtarë që të dinë me saktësi dozat. Kësaj pyetje ata i janë shmangur.

S'KA KOMENTE