SHËNIME GJUHËSORE RRETH TOPONIMEVE TË BULQIZËS

878

Nga Agim DEMIRI                                            

Shkami i qitets
Eshtë një toponim emërtim i një faqeje shkëmbore që ndodhet shumë i thepisur në një vend që ndan si kufi midis Bulqizës dhe Peladhisë në lindje të Bulqizës. Ky emërtim nuk është  i rastësishëm, por emër i një vendi të quajtur me kohë kështu sepse edhe ura që është në këmbë të tij   quhet “Ura e qitets”. Përveç kësaj edhe të  folurit e  tregon këtë fjalë shumë të ngulitur sepse në të folurin e Bulqizës për të treguar drejtimin e erës që vjen nga lindja e Bulqizës thuhet:
“Fre:  Qitetja; U taku:m  n’ Qitet “ e tj. Duke parë gjithë vendin  përreth dhe emrat e vendeve ne mendojmë se fjala  qitet është toponim i vjetër në këte vend dhe lidhet vetëm me shkëmbin që është thikë i pjerrët dhe shumë i vështirë në mos i pamundur për t’iu ngjitur nga këmba e tij nëpër shpatin dhe nuk ka as rrugë disi të drejtpërdrejtë që të ngjitesh në të dhe nëpër të (nëpër shkëmb). Rrugët për t’u ngjitur  në lartësi të tij janë për banorët duke shkuar nga ana sipër në mal – pra duke shkuar nga ana e majës së malit nga sipër (dhe jo në mënyrë tjetër.).  Në një vend në majën e tij  janë muret e një kalaje që besohej se ishte e  Skëndërbeut.
Toponimi “Shkami i Qitets “   është i vjetër dhe këte e tregon fakti se  ky toponim sikurse  “Ura e qitets”, duke shkuar gojë me gojë  nuk  ka në  pësuar ndryshim nga “Ura e qitets “  psh    në  “Ura e qytetit”,  apo shkami i qytetit por  kanë mbetur në formën “qitets”. Në asnjë mënyrë nuk ndodh kjo në rastin e shkëmbit që nuk thuhet në asnjë mënyrë ”Shkëmbi i qytetit “. Po kështu dhe “Free qitetja”, nuk mund të thuhet “Fryn qyteti “.  Të tërheq vemendjen pjesa e dytë e këtij toponimi “qitet”me të cilin mendojmë të merremi për të bëre përpjekje që ta shpjegojmë disi, pavarësisht vështirësive.
Nga pikëpamja fonetike kjo fjalë është e njejtë me fjalën “qytet “që është emërtimi i qendrave të banimit në gjithë vendin tonë me prejardhje nga emërtimi latin “citatas” e krahasueshme me greqishtën “polis “=vend i populluar, i banuar dhe që u bë në gjithë botën përendimore emërtimi i atyre  që  në atë kohë dhe në vazhdim, në formën “qytet” u bë emri i vendbanimeve të rëndësishme me zhvillim të gjithanshëm.
Në lidhjen e kësaj  fjalë me fjalën “qytet “në këte rast nuk mund të thuhet një gjë e saktë. Në shpjegimet e ndryshme për këtë zonë ka gojëdhëna që tregojnë se ka qenë një qytet që mendohet i zhdukur, banorët e të cilit janë përhapur në gjithë zonën . (Shih më gjerë rreth kësaj çështjeje:
Keta ,Y.”Bulqiza dhe bulqizakët “ T.2008.fq.-13-15)  ku tregohet se në këtë vend në shekuj ka qenë një qytet (me emrin “Volosi “) që është djegur dhe pas djegies së tij banorët e saj janë shpërndarë në gjithë zonën, ndër të tjerë tre vëllëzër me emrin Dusha, Koça dhe Qira  nga kanë marrë emrin edhe fshatrat e kësaj zonë përkatësisht: Dushe (Dushaj, Koçe(Koçaj )dhe Qire (Qiraj ).
Me fjalë të tjera  ky toponim lidhet me qenësinë e dikurshme të një qyteti, gjë që  mbetet për  t’u vërtetuar nga gërmimet arkeologjike që  gjejnë gjurmët e  një qyteti. Megjithatë në gjendjen e sotme nuk ka asnjë gjurmë qyteti.
Studimet tona etimologjike  fjalën “qytet “e  shpjegojnë :a) e bien të ardhur nga gjuhët e huaja – duke e menduar si të marrë nga emërtimi “çivitas”e latinishtes =qytet (khs çivitas >çitats>çitat-i>qytet )- e krahasueshme me “cita “ e  italishtes dhe e  mjaft vendeve të  Evropës që emërton këto lloj vendbanimesh; b) -e mendojnë si të gjuhës shqipe nga e ka  marrë dhe rumanishtja me emërtimin e kështjellës; po  me  kuptimin    “kështjellë “. Në  këtë  rast  ata  kanë   vetëm “kështjellë”, ndërsa gjuha shqipe ka dhe fjalën “kështjellë  dhe  fjalën “kala”, po siç del nga ky toponim edhe “qitet” që  ka  pasur  kuptimin e  një vendi   të fortifikuar për t’u mbrojtur. Nga   gjithë parashtrimi i mësipërm ne mendojmë se lidhja e kësaj  fjalë  me qytet paraqet vështirësi që  lidhen jo vetëm se  nuk ka  asnjë shenjë qyteti aq më tepër në këte vend, por edhe për arsye se :
1)    Emri “qytet” në gjuhën shqipe nuk është aq i vjetër sa të mendohet që të jetë i ardhur prej në kohën e bashkëveprimit me gjuhën latine (nën pushtimin romak ) por i më vonshëm. Kjo sepse aq më tepër në këte vend ku është ky toponim vendbanime të këtij lloji të vjetra që mendohet deri dhe ilir quhet me emrin sheher. Dibra që nga emri i saj mendohet si emër ilir nuk thuhet qyteti i Dibrës, por  shehri i Dibrës. Madje në fjalorin e kësaj zonë për të treguar për një grua të bukur e të mirë nga ana e të gjitha anëve në formë krahasimi thuhet se “është si zonjë shehri (=qyteti ), jeton si zonjë shehri, ishte veshur si zonjë shehri “dhe në asnjë rast nuk thuhet -”qyteti”(khs zonjë qyteti) e tj.
2) Edhe në kohën e mëvonshme të përdorimit të fjalës që emërton atë që quhët “qytet “në ndjenjën gjuhësore është përdorur jo “qytet “por fjalë të tjera – kasapë ( = kasaba që do të thotë qytet ),ose në rastin e Bulqizës, zona nuk e ka quajtur as shehër, as kasaba por as qytet. Ndryshe do të kishte qenë po të kishte qenë kjo fjalë pjesë e ndjenjës gjuhësore, që këto vendbanime të quheshin “qytet”.
3)  Toponimet përreth nuk kanë lidhje me qytetin por me “kalanë”.   E  tillë  është  kalaja  e Skëndërbeut dhe fusha e kalasë.
– Në  këto kushte ne mendojmë se ky toponim si i lidhur me fortifikime të kohës së Skënderbeut dhe për mendimin tonë të shumë më parshëm se kjo kohë dhe mbase që të luftrave ilire
Prandaj ne mendojme se  kjo fjalë  është e lidhur me fjalën “cetate”e rumanishtës (khs me çitate >qitate >qitate+i>qitat-ii >qitet (= qitet ), që ka kuptimin   “kështjëllë “, kala  dhe jo me  ndonjë “qytet” të zhdukur. Në një kohë të mëvonshme ky emërtim i  ka mbetur vendit dhe kalaja është quajtur “kala”. Për mendimin tonë në të mirë të kësaj vjen dhe fakti së në qoftë së këtu thuhet “shkami (shkëmbi ) i qitets”, ura e qitets e tj “në asnjë rast nuk thuhet “kalaja e qitets”dhe “fusha e qitets”, sepse qitet është e njëjtë me kala dhe  ka zëvendesuar më vonë emërtimet e këtij lloji ( =qitet ) duke i quajtur më vonë “kala” dhe nuk ka qenë në ndjenjën gjuhësore thuhet kalaja e qitets ( = kalasë ), por “qitet” edhe e njejtë me kala si kuptim i ka mbetur emërtimit të vendit si i vjetër dhe kalaja e ngritur më vonë =kala e ngritur në kete vend dhe fusha përballë që me sa duket në kohën kur këtij vendi i është thënë “çetate”>qitet nuk ka qenë fushë por është bëre e tillë kur ndërtimit që është bërë sigurisht më vonë sipër në shkëmb (apo ndoshta dhe të ringritur ) u është thënë kala. Kjo sepse emrin kështjellë e mori një ndërtim më i madh po luftarak si ajo e Krujës ; ndoshta kjo në kohën e Skëndërbeut të paktën si ndërtim – fortifikimeve të tilla që ishin të vogla dhe me qëllime mbrojtje të çastit, kryesisht në vende të vështira për t’u ngjitur dhe që shërbenin si pika vrojtimi.
Në  Bulqizë  këtë  shkëmb e quajnë edhe “shkëmbi i Peladhisë.  Kështu në një fjalë të  urtë bulqizaku  thotë “Fjala e fmajs – sa shkami i Peladhajs “Krahasohet  të folurit keq i fëmijës ndaj prindit me  shkëmbin e Peladhisë që është i njejti shkëmb – shkëmbi  i qitets. Në këte rast quhet edhe shkëmbi i Peladhisë ndoshta për arsye rime (fmajs-Peladhajs) apo sepse  ndoshta  ishte  pronë  e  këtij  fshati.  Ne  e  afrojmë qitets me kala se  përveç se më sipër edhe nga emëtimet : shkami i qitets-urae qitets-fusha e kalasë – përballë shkëmbit  nga Jugu. Për mendimin tonë : -shkami i kalasë, Ura  e  kalasë-fusha e kalasë. (khs- qitets_kalasë).

Mali i Temlus
Eshtë  mali   që   vazhdon  nga  Jugu  me shkëmbin e Qiets – që  vjen me një ngritje pothuajse pingule mbi  fushë  nga  Lindja. Është maja më e lartë e  zonës . Quhet “temul “ sepse  vjen si streha e një kapeleje. Në mëngjes   zë diellin  mbi fushë duke bëre hije   deri  rreth orës  dhjetë . Ne mendojmë se  temlus vjen nga  Templus >temblus>temlus – që  ka  kuptimin  e një strehe të kapeles që vjen me  dalje  anash . Ka  marrë  këte  emër  sepse në pjesën  e  sipërme ai është një vazhdim masiv shkëmbi  që  pasi vjen  thikë  mbi  fshat   në  lartësinë   rreth  1000  m   vjen me një dalje  që duket  si strehe  dhe që besohej  se  ishte tempulli i përendive. Kjo sepse ky mal quhet edhe “vakuf “ – vend i shenjtë.
    
Fusha e kalasë
Eshtë një fushë  që  shtrihet  përballë  shkëmbit të qitets – një shkëmb shumë i pjerrët dhe i pakalueshëm ku janë rrënojat e  një  kalaje që quhet “Kalaja e Skëndërbeut”dhe fusha përballë quhet  “Fusha e kalasë”.  Legjendat  në këtë zonë tregojnë  se  Skënderbeu  nga fusha e kalasë për t’u  ngjitur te kalaja  ngjitej në këtë shkëmb me kalë ndërsa  duke qenë i vetmi që e bënte  këtë.  Pavarësisht nga legjenda, në mënyrë reale deri tani nëpër këtë shkëmb nuk është ngjitur kush me asnjë mënyrë.  Bashkëluftëtarët e  tij  dhe  nga zona në të gjitha  kohërat  për të shkuar te kalaja (apo tani te rrënojat ) duhet t’i binin nga ana tjetër.
*  Në Veri të kësaj  Fushe, shumë afër shkëmbit dhe urës   ka  një  lapidar që  tregon  se Skënderbeu ka zhvilluar një luftë heroike  kundër turqve që quhet “Lufta e Torviollit “Në Bulqizë dhe në zonat përreth nuk ka toponim Torvioll për të cilin bëhet fjalë në lapidar , por këtë betejë    e  përshkruan  M.Barleti  ku e quan “Lufta e Torviollit “. Ai  tregon   se  për të zhvilluar këtë betejë Skënderbeu vepron në këtë mënyrë: -E fsheh ushtrinë në malet përreth duke mbajtur një pjesë të vogël  me vete dhe në krye të tyre qëndron për të pritur turqit Kur vijnë turqit ai tërhiqet në brendësi të luginës i ndjekur nga turqit që mendonin se “ishin pak”. Kur futen thellë në luginë ai u kthehet dhe turqit sulmohen nga të gjitha anët dhe duke u gjendur të rrethuar pësojnë humbje të mëdha. Gjithë përfigurimi i vendit i përshtatet kësaj zonë midis malesh – Problemi eshtë se  nga shkenca jonë historike  eshtë vendosur dhe një lapidar tjetër në një zonë të Librazhdit edhe ai kushtuar një luftë të Skënderbeut me të njëjtin titull “Lufta e Torviollit”. Historia e ka për dëtyrë ta saktësojë se cili nga vendet dhe lapidarët  është  nga këto të dy i Luftës së Torviollit, por ndërsa në këtë vend që quhet “Fusha e Kalasë “ , janë rrënojat e kalasë në shkëmbin përballë , ka mjaft legjenda të tjera luftrash të tilla heroike , përfigurimi i vendit eshtë siç e ka përshkruar Barleti , në zonën ku është lapidari tjetër (Librazhd) nuk ka as toponim “Torvioll”  dhe   përfigurimi nuk i përshtatet përshkrimit të Barletit,  ne  na  çon  të shënojmë se në këte fushë  është  zhvilluar  beteja  që  M. Barleti e quan  Lufta e Torviollit.

Kalaja e Skëndërbeut
Në  Shkëmbin e  Qitets  në lartësinë rreth 800- 900 m  ndodhën  muret  – pak  mbi  themelet  e një kalaje që besohet se ishte kalaja  e  Skenderbeut .  Te kjo kala dallohet si në pëllëmbë të dorës gjithë lugina e Bulqëzës, e Grykës së Madhe dhe deri edhe Dibra dhe gryka e Radikës. Një legjendë për këtë kala  thotë  se  nga kjo kala Skënderbeu ushqen disa mushka me grurë dhe i rrokullis nëpër shkëmb. Kur bien poshtë ato çahen në bark dhe turqit shikojnë që në barkun e tyre kishte grurë, kjo bëri që ato të mendojnë se Skenderbeu kishte grurë për të ushqyer edhe kafshët kështu nuk rrezikonte të ngelej pa ngrënë, kështu që  ikën.

Shpellaxhi  
Lagja Shpellaxhi e Fushës së Madhe ka gojëdhënen sipas së cilës në pyllin që ndodhej më parë janë fshehur luftëtarët e Skënderbeut të cilët fillimisht kanë filluar një jetesë si nëpër shpella dhe pastaj ato që kanë mbetur aty janë quajtur Shpellaxhi, të tjerët janë shpërndarë nëpër gjithë zonën. Legjendat kanë pamundësinë për t’i vërtëtuar historikisht,   por   emërtimi  shpellaxhi  -njërëz   që   jetojnë  në shpella  ose  kanë lidhje të ngushta me shpellat

Tezall
Emërtohet një lagje e madhe që shtrihet në Juglindje  të  Fushë-Bulqizës.  Quhet kështu sepse është e vetmja pjesë e  gjithë zonës  që  shtrihet përtej zallit : -(khs-Tezall-tej >zallit> tezall.)

Vorri i nanqorrës
Është  një  vend   në  Jug të  Fushë-Bulqizës  në  rrugën  që  të  çon  në  Fushën  e  Lopës  dhe më tej  në  Martanesh. Në  dalje  të  luginës  së   ngushtë   ku  më  pas  duket  zona   e   Bulqizës  në mes të  kësaj   rrugë  në anë  të   saj  gjendet  një  varr  që  besohet  se  është  i  një  plake  të  uritur  që  barinjtë  e  Fushës  së  Lopës   i   falin  një  vorbë  me  kos   dhe  ajo  nuk e  ha, edhe pse ishte e uritur ,  sepse  mendon  t’ua  çojë  fëmijëve  në  shtëpi  sepse i  kishte dhe ato  të  uritur,   por  në  këtë  vend   i  thyhet vorba  dhe i  derdhet  kosi. Duke qarë qorrohet  dhe  vdes  në  këtë  vend.   Kalimtarët e gjejnë  në  këte vend  dhe e  varrosin. Nuk  dihet  as  nga  ka  qenë  kjo  plakë,  as  kur  ka  ndodhur  po  këtij  vendi  i  ka  mbetur  një  muranë gurësh  në qosh  të  rrugës  që  i  ngjan  një  varri  emri  i  vendit – vorri  i  nanqorres.

Dushe
Fshati  Dushe përbëhet nga lagjet Dushe, Qire, Gropë  dhe  Lepurakë  Sipas  gojëdhënës  ky fshat mori emrin e  vëllait të madh Dusha  nga vëllezërit që  pasi u ndanë  erdhi dhe u vendos në këtë  vend  dhe  besohet  se  Dushet janë pasardhësit e tij.

Qire
Pjesë  e   fshatit  Dushe . Sipas  gojëdhënës  në këte vend u vendos dhe e populloi  vëllai i vogël ndër vëllëzërit : Qira ; ndaj  u  quajt “Qire”. Dusha dhe Koça si më i vogël që ishte e futën në mes Qiren.

Ara  e  Gil Zotit

Emërtohet kështu varreza  e  fshatit  Dushe. Nuk  duket  qartë  se  ç kuptim ka “Gil Zoti “ pronari i dikurshëm  i  kësaj  arë  apo  quhej  kështu  varreza  si  vendi  ku  varroseshin ata  që vdisnin.

Gurët  Rresht
Një vend në një shpat në Malin e Bardhë  në Veri të fshatit Dushe, ku ndodhen disa gurë  të bardhë .  I  pari më i madh dhe të tjerët më të vegjël të vendosur rresht. Ky vend quhet “Gurët rresht “  sepse gurët janë rresht me këto gurë rresht është e lidhur një  gojëdhënë që thotë se ditët e fundit të Marsit një plakë doli duke kullotur delet në këtë vend dhe tha: “Dola bu:z malit dhe pashë ditën e funit t’ Marsit.  Marsi u zemërua dhe iu lut Prillit: Prill, o Prill, o im vëlla më jep edhe dy dite uha, ta  thaj plakën me gjithë çfarë ka.”  Dhe kështu ndodhi, Marsi e thau plakën duke e kthyer në gurë bashkë me delet e saj.

Vendi ku humujt
Eshtë një vend në fund të Lugut të Peladhisë ku uji shkon për gjatë këtij lugu dhe pastaj  humb duke mos vazhduar më rrjedhën. Vazhdon rrjedhën vetëm kur bie shumë shi dhe  në periudhën e dimrit  kur  vinte  ujë  shumë  nëpër  përrua duke dalë  në  Dushe.  Në  verë  kur ka pak ujë dhe   pa shi  uji  i një kroi jo me pak ujë që buron vazhdimisht  rrjedh  nëpër këte lug nëpër një vijë  mes përmes livadheve  dhe  “ndërpret” rrjedhën  në  një  vend  duke  hutur në  tokë  Mendohet se ky ujë që  humbet aty del  ne  anën tjetër  Malit te Telmës, te  Gurrat e Peladhisë.

Koçe
Fshati  që  ndodhet  në  Veri  të  Bulqizës. Sipas  gojëdhënës  ishte vëllai i dytë nga vëllëzërit që e populloi  këtë  vend duke futur në mes Qiren.

Guri i Vashës
Vend midis Malit të Helmës e Malit të Bardhë. Një gur shumë i lartë dhe i madh sipër të cilit shikohet gjitha zona e Matit dhe e Dibrës. Quhet kështu sipas një  legjende  që  thotë   që  ushtarët turq kanë ndjekur dy vajza për t’u marrë nderin dhe vajzat për te mos rënë në duart e tyre janë hedhur nga maja e gurit. Në nderim të tyre quhet Guri i Vashës dhe varret e tyre ndodhen poshtë këtij guri.

Qafa  e  Helmës
Në  Veri  të  Bulqizës  ka  disa toponime me emrin “qafë” si  Qafa e Bu:llit, Qafa e Helmës, Qafa e  Kamavecit. Këto  toponime janë vetëm  në  pjesën  veriore  dhe jo në atë jugore. Edhe  ato janë të lidhura   me  legjenda. Qafa e  Buallit psh  eshtë quajtur  kështu  nga të ftohtit sepse tregohet dhe besohet  se  i ka ngrirë qafa një bualli. Sipas  Y. Ketës të libri“Bulqiza dhe bulqizakët” quhet “Qafa  e Helmës” sepse  aty  ka  vdekur një  prift  i helmuar nga  “autoritetet  turke”i cili  kishte ardhur nga Shkodra për të kryer në zonë ritet  fetare për ato që ishin katolikë. Një gjë e tillë nuk është as për t’u besuar patjetër por as për t’u hedhur poshtë patjetër. Megjithatë ky vend quhet “Qafa  e  Helmës” ;  qafa  në  përendim “Qafa e Buallit”- të lidhura  me  legjendat për to. Por  për  rastin  e   lidhjes së kësaj  lëgjende  me  këte toponim eshtë  e  pambështetur  sepse emrin Helmës e ka edhe mali  dhe jo vetëm qafa për të cilën tregohet kjo legjendë.

Shkëmbi  i  Kulturës
Ështe një toponim që emërton një shkëmb në një shpat, midis lagjes Shyti  në Koçaj dhe Qafës së Helmës. Ky shkëmb në fund të një sheshi të vogël që kur e sheh në hyrje, të jep idenë e një lapidari madhështor të vendosur në fund të tij. Përveç shkëmbit nuk ka asgjë tjetër për t’u shënuar. Ky vend gjendet në  anën e një përroi që të çon në Qafën e Helmës. Sheshi e formë trekëndeshi dhe në fund -shkëmbi, i rrethuar me bimësi të ndryshme pylli. Të tërheq vëmendjen pjesa e dytë e toponimit -kulturë.  Shumëkush më ka pyetur se pse quhet “kulturë” dhe shpesh më ka ngacmuar kjo pyetje    Në përgjigje të saj, mendoj të shpjegoj fjalën “kulture”(që është pjesa e dytë e tij). Kjo fjalë është përdorur që në lashtësi dhe pothuajse në të gjitha gjuhët, në dy forma dhe dy kuptime përkatëse:
a) kolture -me kuptimin . -teknike e punimit të tokës dhe e rritjës së bimëve të ndryshme të buta nëpër tokat e ndryshme të njerëzve
b) kulturë -një shkallë të tërë veçorish dhe cilësish të njeriut si pjesëtar i shoqërisë njerëzore -si kulturë fizike, shpirtërore, si kulturë në përgjithësië, si kulturë materiale me të gjitha mjetet që përdoreshin në një shoqëri të caktuar. Në kohën e Diktaturës u fut edhe koncepti “kulturë jetese “që jepte njohuri se si duhet të organizohej jeta që të bëhej më e kulturuar dhe si të jetohej kështu. Gjatë me ketë term është marrë Frojdi, i cili e quante një vijë ndarëse midis njeriut në shoqërinë njerëzore dhe kafshës jashtë kësaj shoqërie.
“…Qytetaria (= kultura  AD)  domëthënë – shprehet Frojdi , – bën  zap  dëshirat e rrezikshme  sulmuese  të  individit  që  janë  të   trashëguara,  që   ndodhen  brenda  tij,  duke    bëre   që   mbi  to  ajo  të   “vishet” si  rrobja  që  mbulon  një  trup të  zhveshur,   e  bën  atë  që, duke veshur këtë lloj rrobeje  të  jetë  shoqëror , të  jetojë  në  shoqërinë  njerëzore …”       Pa  hyrë në hollësira  në  thelb  ai  mendonte  se  kultura ishte një gjë, që, sipas nesh, shpjegohet me formulën:  –   Njeri   = kafshë e butë. + kulturë ; kafshë e  egër = kafshë e butë – kulturë; bimë e egër = bimë e butë –  kulturë.  Me fjalë të tjera  njeriun si qenie e  dallon  nga  kafsha  e  butë  ajo  që  quhet  “kulturë”(e quan edhe qytetari  AD)  që  vjen  si   një  dhuratë  nga  Zoti  që ai të jetoje   në  shoqeri  dhe  për  të  qenë  i  dërguari  nga ai  në  tokë si sundimtar i gjithësisë. Për  një gjë të tillë njerëzit luteshin në vende që  quheshin “kult”, ku ato shkonin dhe pasi luteshin besonin se do të pajiseshin me një gjë të tillë. Në Bulqizë për një gjë të tillë njerëzit luteshin përpara këtij shkëmbi që edhe e quajtën “Shkëmbi i Kulturës”.

  Vajkal       
Fshati Vajkal sipas një legjende quhet kështu sepse në luftë e sipër kundër turqve Skënderbeu plagoset. Kjo ngjarje u shkaktoi keqardhje gjithë bashkëluftëtarëve të tij të cilët verëjne se kishte nxjerrë lot edhe kali i Skënderbeut dhe sipas kësaj  ndodhie,  ky vend u quajt Vajkal. Përveç kësaj legjende është i lidhur me fshatin Vajkal edhe një ndër betejat heroike që ka bërë Skenderbeu kundër turqve të përshkruar në “Historia e Skënderbeut” të Marin Barletit. Vendin e kësaj  lufte ai e quan Valkal. Gjithashtu shkrimtari arbëresh Gavril Dara (i Ri) tek “Kenga e Sprasme e Bales” përshkruan vdekjen heroike të Pal Golemit në Valkal. Duke qenë se forma Valkal nuk ndodhet në asnjë vend në Shqipëri studiuesit e ndryshëm duke përfshire edhe Eqrem Çabejn e lidhin ketë Valkal me emrin Vajkali të  Bulqizës. Sipas  Çabejt Valkal vjen nga  fjala latine “valis kalis” që do të thotë  “luginë kalimi”. Kjo sepse është e vetmja luginë nëpër të cilën mund të kalosh nga pjesa tjetër e Bulqizës për në rrethin e Matit (krahaso Valbonë, po nga fjala latine, që do të thotë  luginë  e bukur etj.) Forma Valkal në rrjedhën e historisë është kthyer në Vajkal. Një ndrim i tillë (lk-jk) nuk është i panjohur për fonetiken historike të gjuhës shqipe (krahaso ulk, ulkonjë=ujk). Pra studiuesit e mësipërm nuk e pranojnë prejardhjen nga gojëdhëna Vaji i Kalit., por  e  bien  të  ardhur  nga  fjalët  latine “valis  calis” (= luginë kalimi ).
Në formën  Valkal  ky emër eshtë i  njohur  në  historinë  e  luftrave  të Skënderbeut  dhe  që afrohet nga pikëpamja fonetike me Vajkal. Vajkal  mendohet i ardhur nga  nga “Valkal  -që do të thotë “ luginë  kalimi”   emërtim  latin ky,  e krahasueshme  me   “Valbonë” (= luginë e bukur ) .apo  Valikardhë  që e quan edhe atë  emërtim  latin  por nuk e  shpjegon  se  ç ‘ kuptim   ka  si  fjalë latine  dhe pse eshtë quajtur sipas  tij  nga  latinët  kështu  -(Valkardhë) dhe  jo  të  themi  “Valkal”.   Lidhja   valkal -vajkal  ka  brenda   afërsinë   fonetike vajkal -valkal – gje që  eshtë për  t’u  mbështetur  si vendi  i “Valkalit”, të  emërtuar  nga Barleti e tj. ,   duke  pasur  parasysh  se  ky  vend  eshtë shkruar  nga  ata që nuk kanë qenë vendës  apo si psh Gavril Dara  ( i  Ri ) që mund të jenë mbështetur  te  Barleti  në emrat e përdorur  dhe  ka  mundësi  të jetë shkruar  jo  si  duhet       (. -valkal  për  vajkal;).  Megjithatë  lidhja valkal me vajkal  ku  valkal -luginë kalimi dhe vajkal – vaji i kalit    eshtë  vështirë  për  t’u  bëre  si toponime .   Çabej  “valkal” e  lidh me  luginë  kalimi  – e  vetmja  luginë  kalimi, por   nuk është bindës  për  këte emërtim  ndër  të  tjera  sepse   kjo  luginë  është  vazhduese  e po  të vetmes pjesë tjetër  të Bulqizës  që është edhe ajo “e vetmja luginë “ dhe  nuk quhet  kështu  valkal. Edhe Valkardhë nuk do të thotë “luginë kalimi “edhe pse edhe ajo eshtë e vetmja e tillë që të nxjerr  në  Mat  si vazhduese e  rrugës së  Arbërit . Përveç kësaj ajo si  fjalë “latine” nuk bën  kalimin “lk” në “jk” duke kaluar në “*Vajkardhë” por mbetet “Valkardhë”. Pse  të  njejtat  fjalë “latine “ njëra  të kalojë  në  “Vajkal “ dhe  te  tjetra  të  “mbetet” në “Valkardhë”.  Po   edhe   Valbonë  nuk  ka   kaluar  në “*Vajbonë”, por  ka  mbetur  në “Valbonë”.  Në  këto  kushte  ne e  quajmë të  pambështetur lidhjen  e “valkal” dhe “vajkal” – nga  ana  gjuhësore  si   vendosje  emri  vendi. Eshtë  tjetër  pastaj  se  duke mos pasur në asnjë vend tjetër valkal – të përshkruar  në  histori – është vajkali i shkruar a shqiptuar sipas mënyrës së  kohës  por jo patjetër i lidhur  me  fjalën  latine “valis  calis”.  Lidhja e emrit të këtij vendi  me legjenden e “vajit të kalit “ të  Skënderbeut, mbetet legjendë, por nuk është  për t’u  përjashtuar  sepse  emrat e  lidhura me legjendat në këtë zonë  janë të shumta dhe lidhen  me  vende  të  posaçme (khs- guri i vashës , varri i nanqorrës  e tj. ).

Gurët e Skënderbeut
Eshtë një vend   që  ndodhet  në  lindje të fshatit Vajkal  në kufi me Dragunin në të cilin  ndodhen disa  gurë shumë të  mëdhenj si  të  ngulur në  dhe që  duket se  janë  hedhur  në  sipërfaqen e  një  vendi  të  sheshtë  me  bar  në  formë  livadhesh. Ky  vend   quhet “Gurët e Skënderbeut “  dhe emërtimi i tij   lidhet me  një  legjendë  që   tregon  luftën  e  Skënderbeut  kundër  turqve  ndër  të tjera   me  gurë  që  tregohet  dhe  besohet  se   i  hidhte   nga  lartësia  kundër  tyre.

S'KA KOMENTE