Ja pse Haxhinasto mashtron për Rrugën e Arbërit

344

Ing.Faruk KABA

–    Ministri tha se rruga kalon në kuotë 930 metra mbi nivelin e detit (kjo është vetëm një pikë) dhe do të ketë aq e kaq probleme e tjera e tjera sajesa të pavend.
Që kalon në këtë kuota është e vërtetë, por kjo është vetëm një pikë, krejtësisht e evitueshme nga problemet e dimrit. Por, zoti Ministër, rruga që ka filluar të investoni Qukës-Qaf Thane, e cila kalon për rreth 20 kilometra (jo në një pikë të vetme) në lartësi 1000 metra mbi nivelin e detit dhe në mëse 3 kilometra në lartësi mbi 1250 metra?! Çfarë do të ndodhë me atë rrugë? Përse nuk e përmendni këtë fakt? Kjo është katastrofike dhe e turpshme.
–    Ministri gënjeu rëndë kur tha se Rruga e Arbërit nuk është planifikuar për 6.5 kilometrat e fundit. Edhe kjo është sarkastike dhe brenda saj ka të vërtetë dhe të pavërtetë. E vërtetë është, që akoma edhe sot pas gati 13 vjetësh, që është realizuar studimi i kësaj vepre, që segmenti nga Ura Çerenecit deri në kufi në Gjoricë ka mbetur pa hartuar projekt zbatimi, njëkohësiaht planifikimi. Është e pavërtetë, që kjo distancë nuk është 6.5 kilometra, por vetëm 3.7 kilometra dhe kjo për fajin e dikasterit tuaj dhe strukturave që ai drejton.
–     Gënjen dhe disinformon kur thotë se 10 kilometra (në fakt janë jo 10 por 13.2 kilometra) nga Ura Vashës deri në Bulqizë të përfunduara. Për këtë e “kapi mat” deputetja Doda, e cila ja tha troç, se ky segment nuk është aspak i përfunduar. Kjo tregon që, ose ai gënjen pa skrupull ose nuk e njeh gjendjen. Njëra më keq se tjetra! Në këtë segment është realizuar edhe një çudi tjetër: tuneli i projektuar me gjatësi 890 ml, u shkurtua në reth 350m, diçka e tillë, ndoshta nga administrata e mëparshme. Por kjo nuk ka rëndësi, pasi me të u krye një masakër teknike, e cila do të duhej të ndëshkohej në mënyrë shembullore, nëse me të vërtetë pretendohet për seriozitet në këto punë, pasi tani duhet të bëhen ndërhyrje të paimagjinueshme për të mbrojtur segmentin e kthyer në usek. Kush është inxhinier e kupton se çfarë duam të themi me këtë.
–     Ministri përmendi edhe një kompani fantazëm shqiptare, që gjoja paska marrë përsipër të ndërtojë rrugën. Unë nuk i besoj, por nëse është e vërtetë, përse nuk e publikon. Format e propozimit janë shumë të qarta: ose me Koncesion ose PPP. Propozuesi duhet të veprojë sipas legjislacionit shqiptar, që sqaron dhe i jep mundësi edhe propozimeve të pakërkuara. Përndryshe dyshojmë se është një aferë korruptive. Apo bën sikur është i impenjuar me këtë projekt?
–     Dhe e fundit: Unë, personalisht, Faruk Kaba, ideator dhe autor i kësaj rruge, i kam dorëzuar zyrtarisht një propozim konkret shumë realist, për ndërtimin e rrugës, me një shifër disa herë më të ulët se oferta “cinike” kineze, që sipas Haxhinastos, qenka përsëritur 5 herë. E bëra këtë propozim, pikërisht kur pashë propozimin kinez. Por të dalim tek propozimi im. Ai nuk pati as impenjimin më të vogël, për të urdhëruar specialistët (apo pseudospecialistët) e tij, që ta merrnin në konsideratë dhe të jepnin një përgjigje. Madje kjo duhej të ishte dhe një detyrim shoqëror dhe moral, pasi ai drejton atë dikaster, që quhet Transporti. Por mesa duket atë nuk e ha meraku shumë për këto lloj detyrimesh, se e ka kuptuar se mund të tallet sa të dojë me ne dhe këtë popull, që po vuan për dekada nga mungesa e kësaj infrastrukture.

PS: Duke qënë se ka pasur kërkesa të shumta për leximin e reagimit të Inxh. Faruk Kabës, për të vërtetat e ndërtimit të Rrugën së Arbërit, shoqata “Bashkësia Dibrane” Tiranë, gjen rastin  të publikojë shkrimin autentik të autorit në faqen zyrtare  të SHBD.

S'KA KOMENTE