Prof.Dr. Ahmet Kamberi, “Nderi i Qarkut Dibër”

901

Profili i profesorit, mjekut, politikanit dhe njeiut të shquar

Nga Sakip   Cami

Ceremonia

Më 17 qershor, në qytetin e Peshkopisë, nw njw nga sallat e Hotel “VERI” (pwrballw Shkollws “Demir Gashi”), u zhvillua një ceremoni e veçantë.
Jo të pakët janë qytetarët që janë shpallur qytetarë nderi të Dibrës, por Ahmet Kamberi është më se i veçantë sepse personifikohet me vetë Dibrën, për kontributin që ai ka dhënë për dibranët dhe mbarë shqiptarët, por për dibranët dhe bulqizakët bën përjashtim. Ja që tërheq kandari nga vendlindja. Dhe kjo tëheqje është gjë e mirë. Njerëz dhe profesorë e mjekë si Ahmet Kamberi jo çdo zonë dhe rreth ka.
Nëpunës të Këshillit të Qarkut, punonjës të spitalit “Rrahim Gjika”, qytetarë dhe pjesëtarë të familjes e bënë edhe më të gëzueshme këtë ditë të  veçantë . Ishte i pranishëm gjithashtu gjuhëtari i njohur dibran, Prof. Dr. Enver Hysa, bashkëfshatari i Ahmetit, si edhe Dr. Ylber Jani, kardiolog në qytetin e Dibrës. Të pranishëm përveç dashamirësve të shumtë, të afërmëve dhe miqve të Dr. Ahmet Kamberit ishin edhe: Kryetari i Këshillit të Qarkut Dibër, z. Hajri Laçi; Zv/Kryetari i Këshillit të Qarkut,  Femi Hoxha; Prefekti i Dibrës,  Halit  Palamani dhe Drejtori i spitalit “Rrahim Gjika”,  Dr Beqir Biçi.
Dr Beqir Biçi, drejtori i spitalit rajonal të Dibrë,  bëri një vlerësim të personalitetit të Prof. Dr. A hmet Kamberit dhe  lexoi propozimin e bërëpër dhënien e titullit.
Kryetari i Këshillit të Qarkut Z. Hajri Laçi lexoi Vendimin e Këshillit të Qarkut dhe i dorëzoi Prof. Kamberit Çertifikatën “Nderi i Qarkut Dibër”
Prof. Ahmet  Kamberi në fjalën e tij, falenderoi drejtorin e spitalit për propozimin e bërë, falënderoi Këshillin e Qarkut, kryetarin e këtij Këshilli për nderimin që bënë, si edhe të gjithë pjesëmarrësit në ceremon.
Midis të tjerave ai u shpreh: “Unë i dhashë Dibrës energjitë më të mira të rinisë time. Dibra më mundësoi të formohem si mjek e specialist, si njeri e qytetar i pavarur. E tërë ngrehina ime e gjithanshme është ngritur e qëndron mbi ato themele që u vendosën këtu në Dibër…”
Foli gjithashtu bashkëfshatari i tij Prof. Dr. Enver Hysa, gjuhëtar i shquar. Ai vlerësoi vendimin e Këshillit të Qarkut për dhënien e titullit prof. Kamberit dhe personalitetin e këtij. Midis të tjerash ai theksoi se “Dibra bën mirë që i nderon bijtë e vet që e meritojnë, sepse me ta ajo ka se me kë  të krenohet…”
Më pas Prof. Enver Hysa pastaj lexoi përshëndetjen e Prof. Dr. Mustafa Xhanit, ish minister i shëndetësisë, koleg i Prof. Kamberit  drejtuar mbledhjes ku ndër të tjera thuhet:
“Eshtë nder i veçantë të jesh mik dhe  koleg me Profesor Ahmetin. Është gjithashtu nder për Dibrën që këtij biri të shquar të saj  i jep sot titullin “Nder i Qarkut Dibër”. Një nga personalitetet e shquara në mjekësinë shqiptare si mjek, pedagog dhe drejtues i saj.
I ditur, i ndershëm, i palodhur, jep ndihmesën e tij në shëndetin e popullit, në formimin e studentëve e mjekëve të rinj.
Anëtar i Shoqatës Botërore dhe Evropiane të Kardiologjisë dhe anëtar i bordeve të rëndësishme të saj. Me punimet e tij, ai ka dhënë një kontribut të rendësishëm në shkencat e kardiologjisë. Ai vazhdon të jetë i pranishëm  në jetën shoqërore me shkrimet e tij si në fushën e mjekësisë ashtu edhe në atë të shoqërisë civile, me sugjerimet në disa fusha të legjislacionit.
Në pamundësi për të qenë present, i uroj Prof. Ahmetit jetë të gjatë e të lumtur. I uroj gjithashtu Këshillit të Qarkut Dibër punë të mbarë e suksese. Ju faleminderit”.  – Mustafa Xhani.
Dr. Ylber Jani, kardiolog i qytetit Dibër, ish asistent i Profesorit vlerësoi lart figurën e Prof. Kamberit. Midis të tjerash ai tha: “Profesor Ahmeti nuk është vetëm nderi i Dibrës. Ai është gjithashtu nderi i Tetovës, i Gostivarit, i Strugës, i Prishtinës, i Preshevës dhe i Ulqinit…”
Të shumtë ishin ata që dëshironin të merrnin fjalën në këtë ceremoni dhe të flisnin për veprimtarinë e personalitetin e Dr. Ahmet Kamberit.
Profesor Doktor Ahmet Kamberi vazhdon dhe do të vazhdojë të kontribuojë me sukses në fushën e shkencave mjekësore, veçanërisht në atë të kardiologjisë dhe të jetë në shërbim të njerëzve. Për njerëz, mjekë dhe profesorë të tillë ka shumë nevojë sot Shqipëria.

Peladhia, vendlindja e Ahmetit

Ahmet Kamberi është lindur  në Peladhi të Dibrës më 13 gusht 1940. Cilido që e ka parë nga afër dhe për herë të parë Peladhinë është nga mahnitur nga bukuritë  natyrore të saj. Ajo shtrihet në shulla, shpat mali përballë diellit në të majtë të luginës së Zallit të Bulqizës. Në të djathtë , në majë të kodrës shtrihet një tjetër fshat piktoresk , dikur nënprefekturë e Dibrës, Zerqani. Shtrirja vazhdon deri në malin e Temlit dhe në Malin e Bardhë, ku shtrihet një fushë e blertë si në përralla, Fusha e Peladhisë, ku verojnë mijëra krerë dhen nga e gjithë zona. Në këtë fshat të bukur , në një familje atdhetare u lind Ahmeti, i biri i Sulës dhe i Hikes, dy prindër që nuk kursyen asgjë për shkollimin  e tij.

Fëmijëria dhe shkollimi

Shkollën fillore e kreu në vendlindje, në shkollën e Godvisë. Shkolla shërbente për të dy fshatrat fqinj, Godvinë dhe Peladhinë. Arsimin 7 vjecar e kreu  me bursë shteti në Shkollën Ndoc Mazi dhe në konviktin Tom Kola në Shkodër. Gjatë verës veronte dhe kulloste kecat e qingjat e vegjël si të gjithë fëmijët e tjerë. Por në dallim me fëmijët e  tjerë Ahmeti shkëlqente në mësime.  Kjo ishte arsyeja që ai vazhdoi më tej studimet në Politeknikumin e Tiranës, në degën e mjekësisë.
Pas mbarimit të shkollës së mesme Ahmeti punoi për pak kohë si ndihmës mjek në qytetin e Peshkopisë. Më pas atij ju akordua bursa e studimit për mjekësi në Budapest të Hungarisë.
Nga Budapesti në Tiranë për vazhdimin e studimeve universitare
Vetëm një vit zgjatën studimet në Budapest pasi pas ngjarjeve të kundër revolucionit në Hungari, Ahmeti si shumë studentë të tjerë shqiptarë ndërpret studimet dhe kthehet në Tiranë ku i vazhdon ato në Universitetin e Tiranës.

Mjek në Bulqizë dhe në Peshkopi

Pas përfundimit të studimeve universitare Ahmeti caktohet në spitalin e qytetit minator të Bulqizës, ku punonin edhe dhjetra bashkëfshatarë të tij. Pas një përvoje pune në Bulqizë Ahmeti transferohet në spitalin e Peshkopisë ku së bashku me një grup mjekësh të zotë bënë transformimin e mjekësisë në këtë rreth dhe e vunë atë në shërbim të njerëzve.

Detyrat kryesore profesionale, shtetërore e ndërkombëtare

• Specialist internist, kardiolog e diabetolog;
• Profesor në kardiologji;
• FESC (Felloë of the European Society of Cardiology→Elitar i Shoqatës Evropiane te Kardiologjise);
• Anëtar i Komitetit Shkencor të Kongresit te Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë për përzgjedhjen e abstrakteve;
• Themelues i Revistës Shqiptare të Kardiologjisë;
• Ish President i Shoqatës Shqiptare të Kardiologjisë;
• Ish kordinator kombëtar i Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë për Shqipërinë;
***
• Sekretar i Këshillit Popullor të Rrethit Dibër në vitet 1970/1971;
• Ministër i Shëndetësisë i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë në vitet 1987/1991;
• Kryetar i Komitetit Shtetëror të Mbrojtjes së Mjedisit i RPS të Shqipërisë;
• Deputet në Kuvendin e parë pluralist të Shqipërisë 1991/1992;
o Kryetar i Komisionit të të drejtave të njeriut dhe pakicave etnike;
o Anëtar i Komisionit të parë për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, kreun “Të drejtat themelore të njeriut”;
o    Anëtar i Komisionit për hartimin e Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë;
•    Ish Zv/Presidenti i Komitetit të 39të të Rajonit Evropian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë;

Kontribute  për Dibrën

Të rrallë janë ato kuadro që kanë dhënë  shumë për Dibrën dhe vendlindjen. Më i miri dhe më i vecanti është padyshim Ahmet Kamberi ministër I shëndetësië në vitet 1987/1991. Ja disa nga kontributet e tij.
•    Vënia e mbi bazat e mjekësisisë moderne bashkëkohore e kujdesit mjekësor të sëmundjeve të brendshme në spitalin e Peshkopisë;
•    Organizimi i kujdesit mjekësor kardiologjik në spitalin dhe poliklinikën e Peshkopisë;
•    Zbatimi i metodave të reja të mjekimit, të pazbatuara ende në atë kohë në Shqipëri;
•    Ndërtimi i spitalit të ri të Zerqanit;
•    Ndërtimi i spitalit të Kalasë së Dodës;
•    Ndërtimi i shkollës moderne të infermierisë dhe konviktit në Peshkopi (shkatërruar gjatë viteve 1991-1996) ;
•    Ndërtimi i maternitetit në Burrel;
(Të gjitha këto objekte nuk kanë qenë të planifikuara në planin e shtetit, por me këmbënguljen e Ahmetit dhe me sigurimin e burimeve financiare dhe materiale nga ana e tij u bënë të mundura )

Kontribute vetiake  për vendin në fushën e shëndetësisë
•    Përmirësimi i marrëdhënieve dhe afrimi me Organizatën Botërore të Shëndetësisë;
•    Riaktivizimi i Kryqit të Kuq Shqiptar;
•    Zbatimi i Marrëveshjeve shëndetësore shtetërore me Greqinë dhe Turqinë;
•    Programi Strategjik i  Ministrisë së Shëndetësisë për ngritjen në një nivel në të lartë të profilaksisë e të shërbimit shëndetësor;
•    Rregulloret Bazë të Shërbimit Shëndetësor;
•    Ndërmjetësimi për dy marrëveshje me palë amerikane – për blerjen  e 2 aparateve skaner; kompjuter tomografë dhe për blerjen urgjente të një sasie gruri, në një kohë kur Shqipëria; nuk kishte marrëdhënie diplomatike me SHBA-të dhe shitja e këtyre mallrave i ndalohej asaj;

Kontribute për zhvillimin e kardiologjisë
•    Vënë në zbatim metoda të reja diagnozuese të sëmundjeve të zemrës;
•    Vënë në zbatim metoda të reja mjekimi të sëmundjeve kardiovaskulare;
•    85 artikuj shkencor të publikuar jashtë e brenda vendit,54 referate e kumtesa në konferenca e kongrese mjekësore, një tekst universitar kardiologjie dhe përkthim 3 librash kardiologjie;

Kontribute të tjera
•    Rreth 20 artikuj publicistikë dhe tregime letrare;

Dekorime e tituj
•    Urdhërin “Flamuri i Kuq i Punës Klasi I”, Dekreti Nr. 7409, dt 04.08.90 me motivacionin: “Për zbatimin me ndërgjegje të lartë të detyrave shtetërore dhe orientimeve të Partisë për shëndetin e popullit. Ka treguar aftësi të veçanta në drejtimin dhe organizimin e punës në gjithë sistemin e shëndetësisë”.
•    Urdhërin “Flamuri i Kuq i Punës Klasi II”, Dekreti Nr. 6920, dt 01.11.84 me motivacionin: “Për punë të palodhur e me ndërgjegje të lartë dhe për aftësitë e cilësitë e tij teorike e praktike si mjek kardiolog. Në shërbimin klinik ka zbatuar metoda të reja ekzaminimi me rezultate të larta praktike, sidomos në diagnostikimin e të sëmurëve kardiakë”;
•    Titullin “Nder i Qarkut Dibër”, Vendim i Këshillit të Qarkut Dibër Nr.33 Dt. 10.05.2016 me motivacionin: “Për ndihmesën e veçantë që ka dhënë në fushën e mjekësisë, veçanërisht në fushën e kardiologjisë, për përkushtimin me të cilin i ka shërbyer komunitetit të Dibrës si edhe për kontributin akademik e shkencor në mjekësi”.

Përgatiti
Sakip   Cami

S'KA KOMENTE