GOLLOBORDA PËRKUJTON FIGURAT HISTORIKE

305

Me 26 qershor 2012, në Bellavodë të Klenjës u organizua nga kryesia e Shoqatës “Golloborda” një tubim përkujtimor për figurat historike të kësaj treve dhe kontributin patriotik në përpjekjet për përhapjen e gjuhës shqipe dhe rezistencën ndaj pushtuesve serbë e bullgar.
Morën pjesë nënkryetari Bashkisë Bulqizë z.Adhurim Lika; Sekretarja e prefekturës Dibër zj. Donika Hyseni; Kryesitë e nëndegëve të Shoqatës “Golloborda” nga Durrësi, Elbasani, Tirana etj. si dhe përfaqësues të familjeve të patriotëve e banorë të fshatrave të Gollobordës.
Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Golloborda” përshëndeti Dr.Arif Hasani, i cili është anëtar nderi i shoqatës dhe veprimtar i shquar.
Një përshëndetje të ngrohtë iu drejtoi pjesëmarrësve edhe nënkryetari i Bashkisë Bulqizë z.Adhurim Lika. Po ashtu përshëndeti edhe Sekretarja e prefekturës zj.Donika Hyseni. Në emër të banorëve të fshtit Klenjë përshëndeti z.Ilia Milloshi.
Administratori i Trebishtit, z.Fitim Balla vlerësoi kontributin e kryesisë së Shoqatës “Golloborda” për organizimin e këtij tubimi që tashmë po bëhet i përvitshëm dhe u premtoi të pranishmëve për mbështetje të kësaj shoqate në aktivitetet e saj përkujtimore dhe në vlerësimin e figurave të shquara të historisë dhe të punës. Pastaj e mori fjalën z.Arif Shutina që vlerësoi lart figurat historike dhe kontributin e trevës së Gollobordës në të gjitha kohërat.
Tubimi ishte mjaft mbresëlënës ku sejcili nga pjesmarrësit ndjehej i gëzuar me atmosferën festive që u krijua në drekën e përbashkët  ku kënga dhe vallja tradicionale e gollobordasve u shpalos me krenari.

S'KA KOMENTE