E dua këtë qytet

129

Nga Natasha  Duriçi  (Çera)

Kali i drunjtë.
I shembe të gjitha muret
e kështjellës sime,
Më pushtove,
më bëre robinjë.
Nuk qaj, nuk lutem,
nuk përgjunjem.
I ka lufta këto.
Isha mbretëreshë e pamposhtur
tani më, jo.
Sa njerëz u zhgënjyen.
Sa shumë kishin besuar tek unë.
Edhe unë si Troja e pësova
Edhe unë nga Kali i Drunjtë.

Lakimi yt

Ah harresë e bekuar
Mikja ime përsëri më duhesh
që të mundem.
në labirinthin tënd më merr
të humbas e veten mos urrej.
Më pëlqen lakimi yt
në gjitha rasat : të dua
Kur dashuria më dhemb
tek ti fshihem
që nesër të gjendem.

Sot

Sot s’i dashkam livadhet e zbehta
As drurët e lënë fillikat.
Përlotem nën qiellin pa zogj
Përpiqem të heqë këtë gri mëkat
Të këpus dy lule, asgjëkun s’i shoh
Të puth dy yje
fshehur janë pas reve.
Shpinën kthej mërzitur nga vjeshta
dhe nxitoj të ikë
me hapa të gjatë.

Motra jote

Motrën tënde e shoh
dhe kur s’je ti,
nxjerr  mallin mbi të.
Ajo më sheh, qesh
e di mallin tim.
Nuk flet asnjë fjalë
veç largohet heshtas,
sikur për fatin tim
të kishte faj.

Mjergull

Mjergulla magjike shfaqet
dhe çdo gjë e vesh me mister.
Fshin ngjyrat, zhduk mallet, hapësirat
me gri ato i mbështjell.
Tis magjik që çdo gjë
e vesh me asgjë.
Qiellin ke mohuar
tokën nën këmbë ke,
Mjergull, sot perëndia je.

Gëzuar !
Për dashurinë që rrugës më humbi,
për urrejtjen që nuk urreva kurrë,
për lumturinë që nuk mbërriti tek unë,
për trishtimin që kurrë s’më braktisi.
Tash e rritur jam ,
një kupë me veten, me fund do pi,
Gëzuar, o njeri !

Dialog
– Mami, më thuaj një ngjarje
që ka ndodhur.
– Të kam lindur ty.
– Po një diçka që po ndodh
– Të dua shumë, ty !
– Po një të ardhshme
– I përhershëm, biri im !

Një laps, një letër.

Përfund jastëkut
një laps, një letëër
për çdo natë i vë ngadalë.
Dhe kokën vë në jastëkun e butë.
Dhe sytë i mbyll
si vajzë e urtë.
Gjumin marr peng e ëndërrat çliroj
Në letrën e bardhë vargje regjistroj.

Guxoj
Jam e zakonshme, askushi.
Dua të bëhem dikushi.
S’kam ç’ humb
Guxoj të jem.
Do të hedh hapa
në rrugë të pashkelur.
Hapat nxitimthi
do më çojnë diku.

Duke pritur…
Të pres dhe shiu flokët m’i lag
Sytë rrugën shohin,
buzët mërmërisin:
Vjen tani…po… mund të vijë…
dhe pres , përsëri pres
duke u lagur në shi.
Tufanit kuq e zi
( Ia kushtoi Xhetan Ketës)

Me duar kampioni
kafen pi ngadalë,
I heshtur si një mal
I thjeshtë , pa fjalë…
Nuk di është vërtetë kampioni
ngjan si njëri nga ne
ky tufani i ringut, shqiponja kuq e zi
Ndodhet në vendlindje.
Kudo nëpër botë
shpalos flamurin kuq e zi.
Ne siç kemi minierat e florinjta,
të kemi dhe ty, krenari

 Nuk mundem…

Nuk mundem më
S’kam as dhëmbë të kërcas,
as duar të shtërngoj
as këmbë që të mbahem
Pemët

Kur pemët çelin
zbukurohen si vajza të reja.
Sythet fryjnë në shpërthim
si vajzat e bukura, deri në provokim.

as zemër të jetoj.
Dashuri dhashë,
zemër dhashë,
frymë dhashë,
jetë dhashë …
Tani jam bosh.

Pragjet

Mos rri nëpër pragje ,
më thotë im atë.
O dil e mbyll derën
ose brenda hyr.
Mirë  them e nisem të  iki
mirë i them e nisem të bëj hap
Nga pas më ndjekin
sytë e dhembshur të nënës,
dhe mbetem, padashur
prapë në prag.

Tek ti të mbrrij

Drejt teje jam nisur këmbëzbathur
me flokë të palidhura
nuk ndjej ku shkel
nuk shoh ku prek.
tek tit ë mbrrij
që të mos jem zjarr
që të mos jem dallgë.

Pranverë

Kush nuk ra në grackën tënde ,o pranverë
e vargje nuk thur në letër a nën zë,
Kush nuk e preku një lule të çelur
dhe s’u dashurua me të !
Kush nuk e do rrezen mëngjesore
me dritë argjendi larë,
dhe puthjen në stinën pranverore
si kutim të parë !

Më lër…

Më lër të iki
kur të kthehem
Nëse s’më lë
Do rri duke ikur.

Ndjej…

Nga inati
një mal rrafshoj,
dhe nga dashuria
prapë e ndërtoj… E dua këtë qytet

E dua qytetin tim, Bulqizën
Malet ka kurorë, Teqet bekim
Nëntokën kantier gjigant pune,
padyshim.
Kurora e maleve magjike në gjelbërim
Shpërthime nëntokësore
betejë e bubullimë
I bukur dhe i sertë, i varfër dhe i pasur ,
qyteti im.
Na rrite, na dhe emrin bulqizak,
S’ të harrojmë dhe sikur në vite
të jemi diku, larg.

S'KA KOMENTE