Kupa e 5-të e Mundjes Tradicionale të Gollobordës

760

Kupa e 5-të e Mundjes Tradicionale të Gollobordës u mbajt në Otren më 19 maj 2016, në praninë e qindra banorëve, nën një atmosferë feste e dasme, nën tingujt e lodrës e culës. Në këtë veprimtari sportive të veçantë morën pjesë veteranë të mundjes tradicionale shqiptare nga të gjithë fshatrat e krahinës së Gollobordës, bashkia Bulqizë, qarku Dibër si dhe nderuan me pjesëmarrjen e tyre kampionë të mundjes, mjeshtra sporti dhe mjeshtra të merituar të sportit burrëror të mundjes. Kjo veprimtari u organizua nga Shoqata Kombëtare e Mundjes Shqiptare, Bashkia Bulqizë dhe Shoqata Sportive “Golloborda”. Përmes kësaj veprimtarie objektivat ishin për të vlerësuar, prezantuar dhe çuar më tej traditën kombëtare, shekullore të popullit të Dibrës dhe në veçanti të kësaj zone me tradita atdhetare, kulturore e sportive dhe shumë punëtore. “Tradita shekullore e mundjes shqiptare, sot po paraqitet me madhështi në Dibër dhe në zonën e Gollobordës, duke evidentuar vlerat historike, shekullore, kulturore e sportive të kombit shqiptar, – thotë Xhelil Cibaku, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Kombëtare të Mundjes Shqiptare. “Për traditën kombëtare shqiptare të mundjes tradicionale në Gollobordë flet fakti që ndeshjet e mundjes, si në dasma dhe festa popullore zhvillohen në praninë e Bajrakut dhe Flamurit Shqiptar. Mundja popullore, tradicionale e krahinës së Gollobordës ka lindur shekuj më parë, duke u kultivuar në vazhdimësi në rastet e festave popullore dhe dasmave e gëzimeve në të gjithë fshatrat”, – thekson Cibaku. Mundja popullore në Dibër, në fshatrat e Gollobordës dhe në disa treva të tjera të Shqipërisë, Kosovës e të shqiptarëve të Maqedonisë po rigjallërohet, si për të treguar histori në, trimërinë, traditën, kulturën e popullit tonë të fortë dhe vital, por edhe për të dëshmuar dëshirën e nxënësve, të rinjve dhe burrave për të zhvilluar gara sportive – mundje popullore në festa popullore, në dasma dhe aktivitete shkollore. “Sot do të evidentojmë historinë dhe traditën e mundjes popullore, nëpërmjet historikut të saj, kujti-meve dhe veçanërisht të Ekspozitës Fotografike, për veteranët, pjesëmar-rësit në garat e mundjes popullore për çdo fshat, për kampionët kombëtarë dhe mjeshtrat e sportit shq-iptar nga Golloborda”, – tha Cibaku gjatë fjalës së hapjes në Edicionin e 5-të të Mundjes në Gollobordë. Në këtë veprimtari u nderuan disa personalitete të sportit dibran, disa kampionë të Gollobordës dhe mundës popullorë që kanë lënë gjurmë me ndeshjet e tyre. Me Kupen “Nderi i Mundjes Shqiptare” u nderuan mundësit e shquar Hiqmet Elezi, Haki Duka, Jashar Ibrahimi, Masllum Tola, Baftjar Bekteshi, Laura Rama, Abedin Dehari, Shefqet Kara-sani, Nesim Rama. Me kupa për “Merita të veçanta” u nderuan Prof. dhe trajneri Hiqmet Elezi, drejtuesi i sportit të Dibrës, Haki Duka dhe arbitri ndërkombatar Abedin Dehari. Me medaljen “Nderi i mundjes shqiptare” u nderuan Ilmi Tafa, Dilaver Cenaj, Flamur Muca, Rudin Rama dhe Ramadan Karasani.

Me medaljen “Nderi i Mundjes së Gollobordës u nderuan mundësit Ylber Zenuni, Fadil Avdia, Muhamet Avdia, Dilaver Tafaj, Liman Limani, Ferit Sula, Muhamet Kuniqi, Ilir Rex-hepi, Marsild Muca, Bardhyl Karasani, Përparim Dauti, Dail Terziu, Petrit Koçi dhe Remzi Ismaili. Gjithashtu, me certifikata mirënjohje u nderuan edhe mundës që janë shquar në ndeshjet e mundjes në Gollobordë, sponsorë, organizatorët e aktivitetit të parë të mundjes në Gollobordë në vitin 1954, trajnerët dhe gjyqtarët në vite të mundjes nga Golloborda dhe Dibra, të ftuar nderi, veteranë e pjesëmarrës vendas në garat e mundjes popullore. Fitues për shkollorët u shpall Erion Sulku, fshati Ostren, i cili mori Kupën Tradicionale të Mundjes me emrin “Mentor Muglica”, Certifikatën për vendin e parë dhe një komplet sportiv dhuruar nga Familja Muglica. Në këtë moshë garuan 24 mundës.

Për grupmoshat deri në 20 vjeç garuan 24 mundës dhe pas 21 ndeshjeve fitues u shpall Ilir Rexhepi nga fshati Smollik. Për çmimin e madh konkurruan 10 mundës, disa prej tyre edhe mjeshtra sporti.

Në finale u ndeshën Bardhyl Karasani nga Radoveshi dhe Sallan Osmani nga Trebishti, ndeshje që u fitua nga Bardhyl Karasani, i cili fitoi kupën dhe dashin, si simbol të këtij aktiviteti. Kupa Tradicionale e Mundjes nuk është vetëm një veprimtari sportive, por është një veprimtari që kërkon të ruajë traditat e kësaj krahine dhe në vitet e ardhshme të kthehet në një veprimtari mbarëkombëtare, me anë të së cilës do të promovohet Golloborda dhe mikpritja e banorëve të saj.

*Mjeshtër i Merituar i Sportit. Sekretar i Shoqatës Kombëtare të Mundjes Shqiptare.

S'KA KOMENTE