Lulzim Sharku, një personalitet me vlera të mëdha intelektuale

60 – vjetori i lindjes të ish-pedagogut në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Bujqësor

4040

Në vitin 1995, Lulzim Sharku ishte Drejtor i Bankës Kombëtare Agrare, ku menaxhoi borxhet e trashëguara në vite duke bërë bankën lider për financimin e bisnesit dhe mirëfunksionimin e ekonomisë shqiptare si ekonomi agrare. Pas mbylljes së bankës agrare, profesor në Fakultetin Ekonomik. Ishte i apasionuar pas profesionit. Në kushtet e ekonomisë së tregut, ai hodhi bazat për një bisnes privat (DUR – AL) duke përfeksionuar vazhdimisht prodhimin me teknollogjinë bashkëkohore, në bashkëpunim edhe me vëllezërit e tij. Ai ishte një humanist i madh, i donte dhe i respektonte njerëzit.

Lulzim Sharku lindi më 25 maj 1956 në Klos, prindërit e tij, babai Skënder dhe nëna Shyret, ishin mësues në Gur të Bardhë të rrethit të Matit . Familja e Skënderit ishte nga Dibra e Madhe, si pasojë e genocidit serb, më 1920 erdhi në Tiranë dhe merrej me një bisnes të vogël. Më pas u shvendos në Homesh të Dibrës, ku lindi dhe u rrit Skënderi. Ai ishte nip i Loke (Mustafa) Demës, një patrioti bashkëkohës e vëlla i Mersim Demës, që luftoi për çlirimin e Shqipërisë, konsolidimin e pavarësisë dhe hapjen e shkollave shqipe.

Mbas mbarimit të shkollës pedagogjike në Peshkopi, si maturant i parë i saj më 1952, Skënderi filloi punë si mësues në Shupenzë dhe Zerqan, ku u njoh edhe me mësuesen e re, edhe ajo me origjinë nga Dibra e Madhe, por rrritur jetime në Gjoricë në familjen e patriotit Latif Shehu (Sheh Latifi). Gjyshja e Lulit nga nëna ishte nga Struga, ndërsa gjyshi Edipi nga Dibra e Madhe, i cili qe burgosur në vitet 1948-953, si punonjës i administratave të Mbretit Zog. Mbas martesës, Skënderi me Shyretin punojnë si mësues në Shupenzë e Gur i Bardhë. Në vitin 1961, u transferuan për të punuar si mësues në Bulqizë, Skënderi deri sa ndëroi jetë (1983) dhe Shyreti deri sa doli në pension (1988). Për punën e tyre të lavdëruar, gëzuan gjithmonë rrespektin e mbarë opinionit shoqëror. Skënderi është dekoruar me urdhërin “Naim Frashëri” kl.III dhe kamarë titullin “Qytetar Nderi i Bulqizës”(2012), ndërsa Shyreti, “Qytetare nderi e Gjoricës” (prill 2012), si mësuese e para femër në Grykë të Vogël të Dibrës. Luli ishte fëmija i parë i çiftit të ri, pas tij lindën edhe tre djem tjerë: Agroni, Mehmeti dhe Genci. Që të katër djemtë, nën shembullin dhe kujdesin e prindërve të tyre, mbaruan studimet e larta duke reflektuar në punë të suksesëshme dhe të respektuar në çdo komunitet. Vëllai më i vogël, Genci u zgjodh dhe Deputet i Kuvendit të Shqipërisë në vitet 2005-2009 dhe më pas Prefekt i Dibrës (2010-2012). Arsimin fillor dhe 7-vjeçar, Luli e kreu në Bulqizë, ndërsa gjimnazin në Peshkopi, me rezultate të shkëlqyera.

Në vitin 1974 u shpall fitues i olimpiadës kombëtare të matematikës. Mbas mbarimit të gjimnazit, punoi 3-4 vjet punëtor e mekanik në minierën e Bulqizës.

Në vitet 1979-83, mbaroi, me rezultate të shkëlqyera, Fakultetin Ekonomik me profil bujqësor në Kamëz. Me mbarimin e studimeve emërohet llogaritar në koop. bujqësore Fushë- Bulqizë, në vazhdim shef llogarie po aty. Në vitin 1987 kalon shef llogarie në NB-në e Bulqizës, ku u shqua për profesionalizëm e përkushtim në studimin e përvojave pozitive dhe kualifikimin profesional të tij. Si rezultat, më 1989, fitoi konkursin e shpallur nga gazeta “Mesuesi”, për pedagog në Fakultetin Ekonomik të Kamzës. Në vitin 1991, fillon punë në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin Ekonomik (në katedrën e bisnes-financës). Më 1992 ndjek për dy vite Universitetin BOCONI në Milano, bëhet Laurant për Ekonomi-Bisnes, duke marrë titullin “Lektor“ të këtij specialiteti në Universitetin e Tiranës. Në vitin 1993 studion dhe mbron Doktoraturën në Univesitetin Nebrasa (SHBA) me temë ”Sistemi financiar i bankave në ekonomitë në tranzicion“, në të njëjtën kohë krijoi dhe drejtoi një OJQ e quajtur S.E.G. Më 1994 bëri 4 muaj specializim për “ Inforamatikë të sistemit financiar“, në Mynih. Në vitin 1995, Drejtor i Bankës Kombëtare Agrare, ku menaxhoi borxhet e trashëguara në vite duke bërë bankën lider për financimin e bisnesit dhe mirf-funksionimin e ekonomisë shqiptare si ekonomi agrare. Pas mbylljes së bankës agrare, profesor në Fakultetin Ekonomik. Lulzim Sharku ishte një djalë i apasionuar pas profesionit. Në kushtet e ekonomisë së tregut, ai hodhi bazat për një bisnes privat (DUR – AL) duke përfeksionuar vazhdimisht prodhimin me teknollogjinë bashkëkohore, në bashkëpunim edhe me vëllezërit e tij. Ai ishte një humanist i madh, i donte dhe i rrespektonte njerëzit. Mori në punë në bisnesin e tij, njerëz pa të ardhura e pa përkrahje, kryesisht nga Bulqiza, dhe i kualifikoi ata për proceset e punëve që do të bënin. Lulzim Sharku ishte altruist i madh, kontribues shembullor në kohën e eksodit të kosovarëve , duke ndihmuar dhjetra familje në nevojë; me dijet dhe përvojën që kishte ndimoi parezerva studentë dhe kolegë, si petagog por edhe si bisnes. Ai ishte shumë i thjeshtë në mardhëniet shoqërore, gëzohej për sukseset e kolegëve dhe të familjarëve të tyre; ishte një organizator përkryer në eventet me të afërmit, shokët dhe miqtë e tij.

Më 1998 u martua me Mimoza Sadik Vokshin, pedagoge në Fakultetin Ekonomik. Ata trashëguan vajzën Ajlin dhe djalin Keni, që të dy të shkëlqyer në mësime.

Në vitin 1998 mbrojti doktoraturë në fakultetin ekonomik me temë “Privatizimet strategjike të vendeve në tranzicion”, që gjeti jehonë si në opinionin mediatik ashtu dhe në implementim në ekonomitë lindore në tranzicion.

Luli qe një shembull i madh uniteti vllazëror, gjë që përpiqej ta transmetonte edhe tek të tjerët, që nga më të afërmit me të, moshatarët e tij në Bulqizë, ku kaloi një pjesë të konsiderueshme të jetës, por edhe në Tiranë. Kudo e kurdoherë, me sjelljen e tij, jo vetëm admirohej, por gëzonte respekt në rrethet akademike, studentët dhe mbarë opinioni shoqëror.

Dashuria dhe respekti tij për prindërit përbën një shembull tjetër për brezin e ri. Këtë dashuri e respekt ai e shprehte, jo vetem në familje por edhe në shoqëri, në ambiente festive dhe në jetën e përditëshme. Si gjithë prindërit, ai jepte dashuri pa fund për fëmijet e tij, i stimulonte ata duke shprehur kënaqësinë e madhe që ndiente për rezultatet e mira në mësime, kur mereshin me sport e muzikë, pasione pa kufi edhe për atë vetë.

Luli, nuk ndahej asnjëherë nga puna me librin, por edhe me muzikën e aktivitete sportive, si: futboll, ski, alpinizëm, etj. I rrethuar nga një mjedis ku respektohej gjithnjë, ai krijonte e të ngjallte admirim me sjelljen, edukatën dhe kulturën e tij. Ndëroi jetë mbas një sëmundje të pa pritur nga infarkti i miokardit, më 12 shtator 2003, në një moshë shumë të re , duke krijuar një boshllëk të madh për famijen, të afërmit dhe mbarë shoqërinë. Lulzim Sharku përbënte në vetvete një personalitet me vlera të mëdha, aq të domosdoshme për ekonominë shqiptare. Megjithse jeta e tij qe e shkurtër, puna e tij e vlerësuar, njohuritë, pjekuria dhe puna krijuese, përbëjnë një shembull që duhet ndjekur nga brezat e rinj. Shoqëria ka nevojë për intelektualë të tillë.

Me eksperiencën, studimet, analizat e përgjithsimet e realizuara në veprimtarinë akademike, përbëjnë një pasuri për t‘u studiuar e vënë në zbatim. Brezi me të cilët u rritur, të gjithë ata që e kanë njohur, familja dhe fëmijët, gjithmonë do ta kujtojnë dhe nderojnë Doktorin e Shkencave Lulzim SHARKU!

S'KA KOMENTE