Lindi para një viti. U rrit shpejt. E hapi brazdën e parë në udhën e bukur e të vështirë të shtypit. Në fakt, “Bulqiza” ka lindur më herët, vite më parë, por para një viti u rilind dhe shumë shpejt vajti në çdo skaj, kudo ku ka e jetojnë bulqizakë. Dhe jo vetëm bulqizakë. Ndaj, më 25 maj, në ditëlindjen e parë, u mblodhën të gjithë bashkë në një nga sallat e Hotel Tirana International gazetarë, bashkëpuntorë të mediave, studiues e qytetarë të Bulqizës për të festuar ditëlindjen e gazetës “Bulqiza”.

Të pranishëm në këtë veprimtari ishtin deputeti Roland Keta, anëtarë të kryesisë së shoqatës “Bulqiza”, kryetari i shoqatës “Bashkësia dibrane” Bujar Kapexhiu, nënkryetari i shoqatës “Lidhja e Intelektualëve dibranë” Musa Riçku, botues të gazetave “Rruga e Arbërit”, “Dibra” , “Zëri i Gollobordës”, gazetarë të njohur dhe miq të gazetës “Bulqiza”.

Eva Gjura, një gazetare e njohur kishte marrë rolin e moderatores. Në fillim, për të përshendetur dhe folur për fillimet e gazetës “Bulqiza” foli kryeredaktori i saj, Halil Rama.

”U mbush një vit, tha në fjalën e tij zoti Halil Rama, që botojmë gazetën “Bulqiza” një pasqyrë e gjallë e të sotmes dhe e të kaluarës së Bulqizës, si një rreth i njohur për vlerat ekonomike, kulturore, historike dhe fetare. Gazeta u hap sërish vitin e kaluar (Numri i pare doli në maj 1992), me nismën e një grupi intelektualësh të Bulqizës duke promovuar atë çka vjen si vlerë nga e kaluara dhe i fl et të sotmes me një pasqyrim real të problematikave të shumta që ka sot komuniteti i këtij rrethi. Njëkohësisht ky rajon përbën një pasuri të madhe kombëtare në traditën e nxjerrjes dhe përpunimit të kromit duke i dhënë ekonomisë shqiptare të ardhura të fuqishme në industrinë minerare. Ky kantier gjigand ndërtimi i cili nuk pushon së punuari në tre turne të kohës kërkon një pasqyrim që të na japë tabllo të plotë të mundit, djersës, sakrificës së punëtorëve dhe nga ana tjetër jeta e tyre shpirtërore, morale dhe estetike që shpërfaqet në gazetën mujore “Bulqiza” është tashmë një zë i spikatur në tregun mediatik shqiptar”.

“Gazeta “Bulqiza”, tha Rama, natyrisht nuk do të kishte mundësi të botohej pa mbështetjen financiare të z. Edmond Isaku, administrator i TV-Bulqiza dhe i kompanisë “Isaku SHPK” që merret me nxjerrjen e mineralit të kromit. Edmondi duke qenë edhe kryetar i shoqatës së rrjeteve kabllore dhe televizioneve lokale ka fituar një përvojë të shkëlqyer mbi mediat elektronike dhe të shkruar duke u bërë faktor në komunikimin publik dhe emancipimin e përgjithshëm kulturor. Përvoja e gjatë si këshilltar bashkiak i ka dhënë mundësi Mondit që të njoh në detaje problemet ekonomike shoqërore të Bulqizës. Ndaj i nxitur nga këta stimuj mjedisor rreth 18 vjet ma parë ngriti televizionin lokal i cili tani është fuqizuar në përhapjen e valëve dhe në cilësi programe transmetimi. Po ashtu në rindërtim të ideve të reja dhe të vizionit për të ardhmen. Tani mbushi vitin edhe gazeta “Bulqiza” e drejtuar nga Edmond Isaku. Si drejtor i gazetës “Bulqiza” Mondi ka instrukturuar një qëndrim të moderuar dhe ligjor ku përmes fakteve dhe opinioneve iluminohet e kaluara, pasqyrohet me realizëm konteksi aktual dhe vizualizohet e nesërmja. Rubrikat e ekonomisë janë trajtuar me mjaft kompetencë nga inxhinierë dhe ekonomistë të shquar të Bulqizës si dhe nga intelektual që fituan përvojë në minierat dhe ndërmarjet e tjera të këtij rrethi. Kjo zonë e begatë dhe e pashtershme mineralmbajtëse ka njerëzit e saj punëtorë, me një shpirt heroik dhe të guximshëm që nxjerrin nga thellësitë e nëtokës në 1 km, kromin e metaltë që do të eksportohet në vende të ndryshme të zhvilluara perëndimore”, tha kryeredaktori i gazetës “Bulqiza”.

Më pas, ai bëri një pasqyrë të rubrikave të gazetës si dhe falenderoi bordin e gazetës, i cili punon vullnetarisht, duke bërë një punë fisnike dhe humanitare në emancipimin e gjithanshëm të banorëve të Bulqizës, përmes kësaj tribune të mendimit të lirë. Gjithashtu, ai falenderoi të gjithë bashkëpunuesit në veçanti Dr. Gafur Muka, Dr.Jashar Demiri, gazetaren Eva Gjura, gjyqtarin Vladimir Skënderi, bashkëshortët mësues Aishe Balla e Halil Begu, veprimtarin e shoqërisë civile Danjel Bica, mësuesit në pension Mehdi Dema e Destan Rama si dhe studentët e gazetarisë Sami Curri e Edison Balla dhe bën thirrje që ta zgjerojmë diapazonin e gazetës me zgjerimin e gamës së problematikës dhe tematikës si dhe rrethin e bashkëpuntorëve të saj. Kryetari i këshillit botues të gazetës, shkrimtari i njohur dibran Lutfi Hanku edhe pse i moshuar nuk mund të rrinte pa marrë pjesë në këtë evinement mjaft të rëndësishëm nuk mund të rrinte pa marrë pjesë, nuk mungonte dot pasi ai do ti thoshte bukur fjalët e tij për gazetën dhe stafin që e drejton prej një viti. ”Bukuria e fjalës së shkruar nuk dritëron e metaforizohet vetëm në gjininë e prozës e poezisë por edhe në fuqinë magjike të mendimit të zhanrit të gazetës që bisedon çdo ditë me njeriun – tha në fjalën e tij Lutfiu. Mes këtij prodhimi të begatë, vazhdoi më poshtë ai, këndon e gjëmon, qesh e qan jeta në 36 shkronja edhe në botën e gazetës “Bulqiza” e shoqatës sonë atdhetare, kulturore, me drejtor Edmond Isakun, kryeredaktor Halil Ramën, redaktor Eva Gjura, Sakip Cami, Sami Curri që meritojnë falenderim dashurie. Vërtet në tunelet e Duriçit, të Muriqit e Martaneshit buçasin simfonitë e kangës së kromit, por edhe 36 shkronjat e gazetës duartrokasin duke harruar gjumin gazetarët, shkrimtarët, zgjojnë në kullat e Dibrës epopetë me vyrtualitetin e forcës e gëzimit. Natyra e gazetës duke përzgjedhë dhe formën e përmbajtjen, redaktorët me qëllimet e veta ngulmojnë në përsosmërinë e individualitetit fisnik të personazhit për ta çuar tek lexuesi me ashkun njerëzor e të vërtetë. Më pëlqejnë gazetarët e shkrimtarët që manifestojnë vlera. Lexuesi i mbledh në muzgun e kujtesës dhe ia fal lexuesit të ri imagjinar. Gafur Muka boton vlera artistike, Eva Gjura e tjerë që gëzojnë mendimin poetik. Ringjallet gazeta edhe mistikisht me deputetë, udhëheqës popullorë, filozofë, shkencarë, politikanë të majtë e të djathtë dhe klerikë. Kanë rinuar gazetën emra befasues që premtojnë vlera shkrimesh edhe ma të pjekura si Agim Demiri, Halil Begu, Sami Curri, Edison Balla etj.

Sido shtypi i sotëm ka nevojë për qytetarinë e fjalorit e të mendimit metaforik. Kjo i jep më shumë vlerë, peshë e bukuri gazetës me gjithë impenjimin serioz të lavdrueshëm të Halil Ramës. Duke më dritërue në këtë tubim edhe drejtorin e përkushtuar që ka derdhur dashuri e sakrifi ca ekonomike. Ai ka çuar tek lexuesi fjalën e mbjellun në letër, zanin, dritën, mendimin, ajrin e jetës por nuk gaboj të them: Edhe dashurinë. Kjo dashuri e shoqatës quhet Edmond Isaku!

Deputeti i zonës zoti Roland Keta në përshëndetjen etij tha: “Ndjehem i lumtur që ndodhem sot mes jush që keni mbajtur gjallë këtë gazetë të qytetit tim. Ju falenderoi sinqerisht dhe ju uroi suksese të mëtejshme. Ju jeni zëri i qytetarëve të Bulqizës të cilët kanë gjetur dhe do të gje- jnë edhe në të ardhmen tek ju një portë të madhe ku do të trokasin për hallet dhe problemet e shumta sociale që mbartin”. Përshëdeti edhe Bujar Kapexhiu si dhe Bashkim Lami. Në fund drejtori i gazetës Edmond Isaku pasi falenderoi të pranishmit që kishin marrë pjesë në përvjetorin e parë të gazetës tha: “Jam i bindur se puna ime është e vogël deri tani përballë asaj pune që ka bërë stafi i gazetës “Bulqiza” për të ardhur deri këtu. Unë i falenderoi ata gazetar profesionist dhe me kurajo të lartë dhe ju jap fjalën se si gjithmonë do të kenë mbështetjen time të madhe për ta bërë gazetën “Bulqiza” një zë të fuqishëm për banorët e atij qyteti të vogël jo vetëm këtu në Tiranë por kudo ku jetojnë dhe banojnë shqiptarët”. Dhe në fund nga një gotë verë për të gjithë të pranishmit duke e tokur, duke ururar ditëlindjen e parë të gazetës “Bulqiza”. Minutat e orët kaluan e vonë të pranishmit filluan të dalin nga salla, të gjithë dolën me një urim të përbashkët: “Edhe mbi njëqind vite gazeta “Bulqiza”. Kështu të na mbledhësh ngahera!”

S'KA KOMENTE