Dita Botërore e Mjedisit (5 Qershori), e cila përkujtohet nga e gjithë bota që në vitin 1972, këtë vit u organizua edhe në Bulqizë. Shoqata Ekspertet e Rinj Mjedisor, organizoi veprimtari në kaudër të projektit Achieve (Shoqëria Civile shqiptare për një Mjedis Evropian) të Financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (Rec Shqiperi). Ku Tema e 5 qershorit për këtë vit është “Go wild for Life” Qëllimi i aktivitetit është rritja e informimit/sensibilizimit të të rinjve dhe komunitetit për mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e ndikimeve negative. SHERM krijoj disa aktivitete informuese me nxënësit e shkollës së mesme Bulqizë. Në këtë takim ishin të pranishëm 61 pjesmarrës. Të cilët u informuan për rëndësinë e mjedisit në jetën tonë si shtylla kryesore që është e lidhur me jetën tonë. Gjatë prezantimit fokusi kryesor ishte Edukimi Mjedisor drejt një zhvillimi të qëndrueshëm, si mund të lobojmë ne dhe si të sillemi më miqësor me mjedisin duke çuar në uljen e ndikimeve negative dhe jetë gjatësinë e shëndëtshme. Një nga problemet me kryesore që shqetëson mjedisn është NDOTJA. Ndotja e mjedisit është një dukuri e rrezikshme për tërë shoqërinë dhe se mbrojtja ndaj këtij fenomeni paraqet problem të konsiderueshëm në zhvillimin e jetës normale në përgjithësi. Ndotja paraqet një ndryshim të padobishëm të mjedisit natyror i paraqitur si nënprodukt i veprimitarisë së njeriut që ndryshon negativisht kriteret e shpërndarjes së fluksit së energjisë, niveleve të rrezatimit, përbërjes fiziko-kimike të mjedisit si dhe dendësisë së prodhimtarisë të qenieve të gjalla. Një tjetër rrezik për mjedisin dhe ndotjen janë edhe hedhurinat e pakontrolluara të mbetjeve, gjë që rrezikon direkt në tre komponentët kryesorë për jetën, ajrin, ujin dhe tokën, duke kërcënuar drejtpërdrejt shëndetin e njeriut. Problem tjetër është prerja pa kriter e pyjeve të cilat ndikojn ne pastrimin e ajrit, mbrojtjen e tokës nga erozioni dhe mbajtja në shtresat sipërfaqësore të ujit të cilat me prerjen e tyre shumë burime kanë shteruar. Problemet më kryesore në Bulqizë u fokusuan gjatë diskutimit si: degradimi i biodiversitetit; shpyllëzime në masë; erozioni i tokës, Hedhja pa kriter e pa ndonjë rregullsi të mbetjeve urbane; mungesa e kuadrit ligjor dhe zbatimi i tij; ndërgjegjësimi i ulët mjedisor; mungesa e kordinimit institucional.

Shoqata Ekspertet e Rinj Mjedisor zhvilloi një aksion ndërgjegjësimi në pedonalen e qyetetit në bashkëpunim me QEK për informimin dhe rëndësinë e mjedisit për jetën tonë, me pankarta dhe shkrime të ndryshme. Pas aksionit u bë e mundur hapja e një ekspozitë e cila do qëndroj në qendrën kulturore për infromiin e metejshëm të komunitetit.

Pas informimit/ ndërgjëgjësimit me të rinjtë u ndërmor një tjetër aksioni ndërgjegjësues me emrin e titulluar të gjithë për një qëllim të vetëm në pedonalen e qytetit të Bulqizës, ku qëllimi ishte ndërgjegjësimi i komunitetit dhe ndjenja e përgjegjësisë për mbrojtjen e mjedisit që na rrethon duke dhënë mesazhe të ndryhsme për mjedisin që na përket të gjithëve dhe është i lidhur ngushtë me jetën tonë nëse nuk kontribojmë sot e nesërmja do jetë më e vështirë.

Aksionit ju bashkuan shumë qytetarë, nxënës dhe veçanërisht Qendra Kulturore Bulqizë që dha kontibutin e saj dhe ishte pjesë e aktivitetit. Shumë nxënës kishin përgatitur piktura dhe sllogane të ndryshme që ishin pjesë e aksionit ku u bë e mundur shpërndarja e 200 fl etëpalosjeve me informacione të rëndësishme. Pikturat e vizatuar u përdorën për hapjen e një ekzpozite e cila do të mbetej tek qendra kulturore si informim i mëtejshëm në ditët në vazhdimesi për rëndësinë që ka mjedisi në jetën tonë. Pasi aty kontakti me njerëz të ndryshëm dhe fëmijë vazhdon të jetë gjatë gjithë kohës dhe shpërndarja e informacionit do të rritej ndjeshëm. Në këto aktivitete të realizuar gjatë javës së parë të qershorit, aksion dhe informim morën pjesë afërsisht 110 persona dhe shumë të tjerë u kontaktuan gjatë aksionit me shperndarjen e flet- palosjeve në kuader të ditës botërore mjedisore – 5 Qershor. Të realizuar për here të parë në Bulqizë nga Shoqata Ekspertët e Rinj Mjedisorë dhe të mundësuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit.

S'KA KOMENTE