“Mundësi ideale për t’u takuar me eksperiencën”, ishte motoja e Konferencës së Dytë Kombëtare të Traumës që u mbajt para pak ditësh në Hotel Tirana International. Në këtë event të një rëndësie të veçantë, veç të tjerash pjesëmarrësit u fokusuan tek cilësia e kujdesit ndaj traumës, si një element thelbësor i edukimi mjekësor në vazhdim. Lektorë të njohur ndërkombëtarë në fushën e traumës nga Evropa dhe SHBA ishin pjesë e kësaj ngjarje, të tillë si: Prof. Em. Dr. Wolf Mutschler, Gjermani; Prof. Dr. Ari Leppäniemi, Finlandë; Prof. Dr. Demetrios Demetriades, USA; Prof. Dr. Francesco Rulli, Itali; Prof. Dr. Fausto Catena, Itali; Prof. Dr. Cen Bytyqi, Kosovë; Dr. Ludwig Ney, Gjermani; dhe Z. Christian Vögeli nga Zvicra. Rreth 450 profesionistë të kujdesit shëndetësor, kirurgë të të gjitha specialiteteve, anesteziologë, specialistët e kujdesit intensiv, specialistë të imazherisë, mjekë urgjence, familje dhe infermierë, shkëmbyen përvojat individuale, si mundësi ideale për t’u takuar me eksperiancat më të vyera në këtë fushë.

5

Kjo konferencë ishte një mundësi e madhe për të qëndruar të përditësuar në fushën e traumës, dhe për të vendosur kontakte individuale me njëri-tjetrin. Temat kryesore të konferencës ishin: parandalimi i traumave, menaxhimi i dhimbjes në traumë, traumat e kokës, traumat e kraharorit, traumat e barkut, sindromi i kompartmentit abdominal, traumat e enëve të gjakut, trauma urogenitale, trauma skeletike, reanimimi i pacientit të traumatizuar, kirurgji plastike dhe rindërtuese në trauma, trauma në moshën pediatrike, shtatzani dhe në të moshuar, si dhe trauma e rehabilitimi. Dr.Myftar Torba shprehet se “Rëndësia e kësaj konference dhe e të gjitha konferencave mjekësore qëndron në mbajtjen e njohurive mjekësore të fituara më parë dhe njohjen me të rejat në fushën e traumës. Pra, edukimi në vazhdim”. Sipas këtij doktori, ndër më të njohurit e spitalit të Traumës dhe në rang vendi, Risi në këtë konferencë ishte prezantimi nga lider internacionale i të rejave në fushën e traumës.”

 

Konferenca e dytë vjetore e Traumës, e akredituar tashmë nga Qendra Kombëtare e Edukimit në Vazhdim me 12 kredite, veç të tjerash evidentoi aspekte të rëndësishme të kujdesit ndaj traumës. Ndërkohë, i një rëndësie jetike ishte, shkëmbimi i njohurive shkencore dhe përvojës me profesionistët e fushës mbi traumën, si një nga problemet më të rëndësishme të kujdesit shëndetësor publik. Dhe së fundi, ajo që ia vlen të evidentohet është suporti që i dha kësaj Konference Biznesi i Kromit i Qarkut Dibër. Madje, duhet thënë që Konferencës i parapriu një takim në një atmosferë bashkëpunimi dhe miqësie që drejtoria e spitalit dhe Shoqatës Shqiptare të Traumës organizoi me përfaqësues dinjtozë të këtij biznesi. Sipërmarrësit e njohur Bukurosh Koçi, Edmond Isaku, Art Keta, Bajram Kola, dhe Laim Gjika, vlerësuan mbështetjen nga ana e Spitalit të Traumës për punonjësit e kompanive respektive, në kuader të aksidenteve në punë, transportit të të aksidentuarve dhe trajnimin paramjekësor për dhënien e ndihmës së parë të skuadrave të shpëtimit. Ishte ky bashkëpunim paraprak që ndërgjegjësoi sipërmarrësit e kromit për të afruar një suport financiar për zhillimin e Konferencës së dytë të Traumës.

S'KA KOMENTE