Stop dhunës ndaj femrave dhe prostitucionit

345

Poetët më shquar të kombit tonë thurën poezitë e pavdekshme për nënën tonë Shqipëri dhe për krenarinë që na jep atdheu ynë duke lartësuar emrin e pavdekshëm shqiptar. “Ti Shqipëri, më ep nder, më ep emrin shqipëtar“, shkroi Naim Frashëri që në shekulli XVlll dhe ne kemi nuk kemi të drejtë ta harrojmë. Përkundrazi! Ne sot e kemi për detyrë ta mbrojmë dhe ta lartësojmë këtë emër. Si është e mundur që nëna jonë Shqipëri, atëdheu ynë i dashur, krenaria e shqiptarëve kudo në botë, po mbytet çdo ditë e më shumë në llumin e degjenerimit shpirtëror e moral! Si është e mundur që në truallin e mëmëdheut tonë të shtrejtë nuk mbjellim lule dhe kulturë njerëzore por drogë, prostitucion, korrupsion, kriminalitet dhe degjenerim! Ku do të shkojmë vallë dhe si do ta lartësojmë krenarinë tone kombëtare! Çdo pëllëmbë e tokës tonë mëmë është larë dhe vazhdon të lahet me gjakun e mijëra njerëzve të fajshëm e të pafajshëm dhe ky gjak derdhet pikërisht nga ky degradim moral.

Eksperimentet e shumta për zbatimin praktik të teorisë marksiste mbi ndërgjegjien e popullit tonë vërtetuan jo vetëm varfërimin ekonomik por edhe varfërimin shpirtëror të njeriut. Filozofi a marksiste u bë fi lozofi a e mjerimit njerëzor dhe realiteti vërtetoi mjerimin real të asaj fi lizofi e që e shëndërroje popullin tone në kaviet e saj eksperimentuese duke lënë gjurmë të thella në shkatërrimin e individit. I ashtuquajturi njeri i ri humbi ndërgjegjien njerëzore dhe trashëgoi pasoja katastrofale në trurin e tij eksperimentues. Ky ishte I ashtuquajturi njeri i ri, njeriu hybrid, pa fe dhe pa ide, që u përballua me botën reale dhe u ndie krejt i paaftë për të jetuar. I mungonin jo vetëm mjetet e jetesës por edhe dijet, shprehitë dhe kultura botërore. Ekonomia socialiste plasi si fl uskë sapuni. Ky ishte njeriu që u sul rrugëve të botës si bagëtitë kur u hapet dera e stallës dhe…

Ku do të shkonte vallë ky njeri me ndërgjegjie të atrofi zuar! Ky njeri i ndarë gjysëm shekulli nga shoqëria njerëzore u mahnit nga arritjet ekonomike të botës. Në shumë njerëz instiktet shtazarake fi tuan mbi thërrimet e ndërgjegjies që shqiptari kishte dashur të shpëtonte me frikë në fundin e trastës. Instiktet kriminale të Makbethit dhe ndjesia inferiore para realitetit botëror nxitën dëshirat e egra që të bëhemi edhe ne të pasur. Filozofia e mjerimit e kishte parashikuar ndoshta fatin tonë. Ajo kishte propaganduar se zhvillimi i shoqërisë njerëzore është një proces spiral dhe se do ripërsëritej cikli i kalimit tonë në periudhën e egërsisë. Na kishte ofruar pikërisht këte fat. U thyen dyert e stallave.

Kur bota hapi dyert për të na mirëpritur ne ishim shndërruar në “njerëz me bisht” dhe i vumë shkelmin pothuajse gjithçkaje. Rrëmbyem gratë, motrat dhe fëmijët, se ato ishin i vetmi mall shqiptar që shitej me leverdi të madhe në tregun botëror, dhe u afirmuam në rrugën e këtij tregu si më të suksesshmit. Për shqiptarët nuk kishte më ndërgjegje, nuk kishte moral e dinjitet, nuk kishte më ndjenjë apo krenari kombëtare. Kishte vetëm etje shtazarake për të fituar para dhe ky synim i justifikonte të gjitha mënyrat dhe mjetet. Femrat u bënë pre e tyre. Femrat shqiptare ishin malli që jo vetëm të sillte fitime por edhe malli më I pambrojtur fizikisht, moralisht dhe juridikisht.

Femrat kanë dizavantazhe në jetë. Jo vetën se janë me të dobëta fizikisht, por edhe më të pambrojtura nga opinioni shqiptar. Shumë burra manipulojnë me këto fakte dhe i dhunojnë gratë apo edhe nënat, motrat e vajzat e tyre si fizikisht ashtu edhe moralisht. Femrat riprodhojnë botën njerëzore, e duan shumë fëmijën që sjellin në jetë dhe nuk mund të ndahen prej tij por rritja e një fëmije do kohën dhe të ardhurat ekonomike. Shpesh kjo i detyron femrat të durojnë edhe dhunën e ushtuar nga burri. Rrugët e jetës janë shumë të ngushta dhe femra ka raste që e pranon dhunën nga pamundësia për të gjetur një mundësi më të mirë apo duke ushqyer shpresën se një ditë do të ndryshojë gjendja. Realiteti i vendos femrat para vështërsive të mëdha dhe ato luftojnë për të mbijetuar.

Ndoshta disa mendojnë se jashtë shtetit mund te gjenden kushte më të mira ekonomike dhe mashtrohen nga tregtarët e prostitucionit por ka edhe nga ato që dhunohen e përdhunohen dhe kërkojnë të zhduken nga ky vend. Gjendja e vështirë para të cilës i vendos jeta i bën vajzat të humbasin shpresat dhe të pranojnë shfrytëzimin e tyre si të vetmen rrugë për të mbijetuar. Ato kanë nevojë për mbështetje dhe synojnë realizimin e ëndërrave të tyre për të krijuar familje dhe dëshirat e tyre mashtrohen. Shumë vajza rrëmbehen me forcë, torturohen dhe shiten nëpër rrugët e Europës perëndimore por ka edhe të tjera që mashtrohen me martesa false apo edhe me premtime punësimi.

Nuk është paradox por realitet shqiptar se femrat tona vazhdojnë të dhunohen e përdhunohen, të mashtrohen, të poshtërohen e të shiten në tregun e prostitucionit. Nisur nga ky realitet sa i shëmtuar aq edhe i dhimshëm mendoj se duhet të punojmë së bashku për njohjen, sensibilizimin dhe parandalimin e tyre si brenda vendit ashtu edhe në të gjitha hapsirat ku jetojnë shqiptarë.

S'KA KOMENTE