Shoqëria civile në Bulqizë është inekzistente

Shoqëria civile është një nga shtyllat kryesore,treguese e vendeve demokratike dhe me qeverisje të konsoliduar. Në mungesë të kësaj shtylle, demokracia si platformë dhe si sistem qeverisje fillon të vihet në diskutim,sepse fundja “shoqëria civile” nuk është tjetër veçse një nga format me të cilat populli dhe qytetarët reagojnë denjësisht dhe në mënyrë solide ndaj një rrethane, fenomeni a keq-menaxhimi.

244
  • Në konceptin tim termi shoqëri civile nuk duhet parë shumë ngushtë, dhe i shkëputur nga masa dhe pjesa tjetër e popullsisë, pasi nëse do t’i jepnim këtë definim shoqërisë civile patjetër do të ndryshonim rrënjësisht kuptimin e saj. Reagueshmëria nga njëra anë dhe ofrimi i ideve e platformave për daljen nga ngërçi nga ana tjetër, mbeten dy faktorë integral të një shoqërie civile të mirëfilltë, e cila reagon kur bëhet padrejtësi dhe mbështet kur qeverisja dhe punët shkojnë në kahun e duhur.
  • E bëra këtë parantezë,pasi doja të hiqja paralelizmin midis realitetit e kontekstit historik që ka shoqëruar Bulqizën ndër vite,dhe reagueshmërisë ndaj keqadministrimit,shfrytëzimit pa kriter,padrejtësive sociale dhe prapambetjes ekonomike. Të flasësh për realitetin në Bulqizë, nuk kërkohen domosdoshmërisht njohuri të thella, pasi nëse do vësh në peshore pasuritë e pallogaritshme që kanë dalë nga miniera, dhe aktualitetin që të ofron ai vend sot, përfundimi është mëse i qartë. Ndaj duke dashur të qëndroj në këtë kuadër, pra në aspektin e asaj që të ofron Bulqiza sot, me të drejtë përtej çdo bindje dhe ngjyrimi politik dua të bëj një pyetje e cila i drejtohet kujtdo që pretendon se përfshihet në shoqërinë civile. A ka Bulqiza sot një shoqëri civile të mirëfilltë?

Për t’iu përgjigjur dhe analizuar me vërtetësi tezën e ngritur, më e mira që mund të bëjmë është të kthehemi në retrospektivë, dhe të shohim sa ka reaguar kjo e ashtë-quajtura “shoqëri civile” në momentin kur janë prekur rrënjësisht interesat publike dhe qytetare në Bulqizë.

Siç tashmë dihet botërisht, pasuria publike dhe asetet me rëndësi jetike që mbart Bulqiza, janë keq-administruar nga kompani, subjekte tregtare tërësisht pa eksperiencë në sektorin minerar, si dhe nga individë të tjerë me emër e të njohur në komunitet dhe më gjerë. Firmat shfrytëzuese në minierën e Bulqizës kanë ardhur e janë larguar tamam si “hajdutë të paepur” të pasurisë publike, duke fituar konçensione dhe lejë shfrytëzimi, në dijeninë time pa seleksionime në kritere meritokracie dhe përvoje rezultative në këtë sektor.

Nisur nga ky fakt dhe derivatisht nga mungesa e perspektivës në shfrytëzimin minerar dhe pa kriter, jo vetëm që është vjedhur masivisht pasuria publike, specifikisht lënda minerare e kromit, por nga ana tjetër janë shfrytëzuar po ashtu në mënyrë skllavëruese edhe punëtorët e galerive apo subjekteve minerare. Reagueshmëria e shoqërisë civile që unë e lidh domosdoshmërisht me “sindikatën e minatorëve” si organi kompetent për mbrojtjen e të drejtave të minatorëve, fatkeqësisht ka qenë në një shkallë të papërfillshme.

Për hir të së vërtetës, sindikata e minatorëve në një peridhë të caktuar kohore konkretisht në vitet 2008-2011 dhe disi në vitin 2013 u duk sikur legjitimiteti i saj për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, po shkonte paralelisht edhe me dëshirën e drejtuesve të sindikatës për t’i mbrojtur praktikisht në terren këto të drejta. Ndaj në këtë kuadër kjo sindikatë organizoi si fillim disa tryeza me kompaninë konçensionare, për zgjidhjen dhe përmbushjen me kompromis të kërkesave legjitime të punëtorëve.

Por duke parë mungesën e vullnetit nga ana e kompanisë u organizuan protesta dhe greva te gjata urie nga ana e sindikatës dhe minatorëve, që mesa duket do të binin në veshin e shurdhër të politikës.

Pas unifikimit të qëndrimeve dhe qëllimeve të sindikatës, ajo që u vërejt më pas ishte përçarja në rradhët e kësaj të fundit, duke u bërë objekt akuzash për lidhje me subjekte të caktuara partiake. Pas vitit 2011 ku

u organizua një protest goxha e madhe në Tiranë dhe Bulqizë paralelisht, dhe disa qëndrime të mbajtura në 2013, duket qartazi se kjo sindikatë tashmë ka rënë në një gumë të thellë letargjik,duke mos u interesuar për jetën dhe kushtet e atyre minatorëve që i ka përdoruar sipas interesave të saj klienteliste ose jo.

Përveç reagimeve të zymta të sindikatës,Unë dhe Ne Bulqizakët nuk kemi parë ndonjë reagim tjtetër konstruktiv në mbrojtje të interesave të punëtorëve,qoftë edhe nga subjektet partiake të opozitës në Bulqizë që mesa duket kanë zgjedhur të heshtin e të bëhen palë me keq-administrimin që ato me dashje dhe për interesa të tyre kanë shkaktuar.

Reagueshmëria ndaj barbarizmit me pasurinë publike si dhe vdekjes së minatorëve në skutat e galerive ka qenë dhe mbetet minimalist për të mos thënë inekzistent, ndaj në këtë aspekt unë arrij në përfundimin që sot në Bulqizë mungon shoqëria civile e mirëfilltë.

S'KA KOMENTE