Më 25 Maj 2016, në një nga sallat e Hotel Tirana International u festua 1-vjetori i ribotimit të gazetës “BULQIZA”. Në të morrën pjesë rreth 60 personalitete të shtypit të shkruar dhe elektronik, profesorë, mjekë e mësues, përfaqësues të elitës intelektuale të Bulqizës, si dhe kolegë gazetarë të gazetave “Rruga e Arbërit”, “Dibra” e “Zëri i Gollobordës”.
Në fjalën e rastit, kryeredaktori i gazetës “Bulqiza”, z. Halil Rama, ndër të tjera tha se “Bordi i gazetës, i cili punon vullnetarisht bën një punë fisnike dhe humanitare në emancipimin e gjithanshëm të banorëve të Bulqizës, përmes kësaj tribune të mendimit të lirë”. Me këtë rast ai falenderoi të gjithë bashkëpunuesit, në veçanti shkrimtarin e mirënjohur Lutfi Hanku, Dr. Gafur Muka, Dr. Hajri Mandri, Dr. Jashar Demiri, gazetaren profesioniste Eva Gjura, gjyqtarin Vladimir Skënderi, bashkëshortët mësues Aishe Balla e Halil Begu, veprimtarin e Shoqërisë Civile Danjel Bica, mësuesit në pension Medi Dema e Destan Rama, si dhe studentët e gazetarisë Sami Curri e Edison Balla dhe bëri thirrje që ta zgjerojmë diapazonin e gazetës me zgjerimin e gamës së problematikës dhe tematikës si dhe rrethin e bashkëpunëtorëve të saj.

 

 

Më pas përshëndetën: Kryetari i Këshillit Botues të gazetës, Lutfi Hanku, Prof. Dr. Bujar Kapexhiu, kryetari i Shoqatës “Bulqiza” Bashkim Lami dhe deputeti Roland Keta.

Në këtë atmosferë festive, botuesi i gazetës Edmond Isaku – njëherësh Drejtor i TV “Bulqiza” dhe President i Shoqatës së televizioneve lokalë dhe Rrjetit të televizioneve kabllorë, pasi falenderoi stafin dhe bashkëpunëtorët, shprehu angazhimin për ta çuar më përpara këtë mision fisnik.

S'KA KOMENTE