Gollobordasit që vaditën tokën Arbënore me gjakun e tyre

1407

 

Gollobordasit kanë marrë pjesë në luftërat anembanë vendit, atje ku shqiptarët kanë qenë në mbrojtje të trojeve të veta, atje ku i ka kërkuar atdheu. Në luftën për mbrojtjen e Shkodrës shkuan me dhjetëra vetë, ndër të cilët ranë dëshmorë katër prej tyre: Haxhi Jonuz Jonuzi, 26 vjeç, Hysen Elmaz Elmazi, 23 vjeç, Selko Qerim Qerimi, 44 vjeç, nga fshati Trebisht-Çelebi dhe Rushit Zenel Bala, 28 vjeç, nga fshati Trebisht-Bala.  Në luftë kundër serbëve në Grykë të Vogël, në shkurt – mars 1913, mbeti dëshmor i Atdheut Iljaz Ismail Hoxha nga fshati Trebisht, në moshën 38 vjeçare.     Luftës që bëri populli Dibran kundër armikut tradicional të tij, forcave serbe, i cili ka synuar gjithmonë eliminimin e kombit shqiptar, i gjithë populli i Gollobordës iu përgjigj flakë për flakë. Vetëm në kryengritjen e Dibrës të shtatorit1913 mbetën në fushën e luftës 14 dëshmorë, ndër ta edhe 3 femra, që luftuan krahë më krah me burrat e djemtë e tyre. Fakti që 7 dëshmorë ranë vetëm nga Stebleva fletë për luftën e madhe dhe rezistencën e fuqishme  që organizoi dhe zhvilloi populli trim e patriot i këtij fshati. Ata ishin:

  • Adem Bajram Shabani nga fshati Steblevë, në moshën 35 vjeçare;
  • Alush Kurt Fejza nga fshati Steblevë, në moshën 30 vjeçare;
  • Halim Rahman Isaku nga fshati Borovë;
  • Naslie Ali Shabani nga fshati Steblevë, në moshën 55 vjeçare;
  • Rabie Myftar Abazi nga fshati Steblevë, ishte në moshën më të bukur të jetës, 17 vjeçe;
  • Nasuf Mustafa Balla nga fshati Trebisht- Bala, në moshën 43 vjeçare;
  • Nesle Hasan Ereqi nga fshati Gjinovec, në moshën 48 vjeçare;
  • Sali Nezir Ereqi nga fshati Gjinovec, në moshën 59 vjeçare;
  • Shaqir Sejdin Shutina nga fshati Gjinovec, në moshën 46 vjeçare;
  • Vasil Mlladen  Pleushku nga fshati Klenjë, në moshën 46 vjeçare;
  • Xhel Alush Bande nga fshati Steblevë, në moshën 19 vjeçare;
  • Xhemile Abazi nga fshati Steblevë, në moshën 48 vjeçare;
  • Zenel Shapku nga fshati Steblevë, në moshën 20 vjeçare;
  • Zylyf Nezir Lleshi nga fshati Zabzun, në moshën 43 vjeçare.

Kundër forcave pushtuese serbe, edhe popullsisë Gollobordase i është dashur të luftojë përherë. Hasis Lila, intelektual dhe patriot i shquar, mbaruar studimet ne Stamboll e ne France per filozofi njohës i shume gjuhëve të huaja, pjesëmarrës si delegat i Gollobordës dhe Bërzhestës  në Kongresin e manastirit 1908, përkrah rilindësve Luigj Gurakuqi, Gjergj Fishtës etj., u ekzekutua nga serbët në Lakavicë ku u gjet vetëm çanta e tij e kali që ai lëvizte si përhapës i dijes e arsimit Shqip, eshtrat e tij nuk dihet se ku janë.  Figura e këtij patrioti e intelektuali te shquar e pa vlersuar deri ne vitin 2013, ne kuadrin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së vendit u shpall Dëshmor i Atdheut ne vitin 2013. Xhemail Sulejman Kanxha e Vehbi Ismail Bala nga fshati Trebisht dhe Shaban Mahmut Cami nga fshati Viçisht ishin tre prej dhjetëra e qindra burrave e djemve patriotë Gollobordas që iu përgjigjën menjëherë thirrjes së Kuvendit të Arrasit, Dibër, për shporrjen e ushtrisë serbe nga treva dibrane përtej kufijve të Shqipërisë të 1913. Ata luftuan me pushkë në dorë dhe ranë dëshmorë në këtë kryengritjen Dibrane të 15-17 gushtit 1920.   Masakra e Qafë – Përvallës e vitit 1915 që kreu ushtria serbe për të shuar rezistencën e popullsisë vendase, ende e pandriçuar nga historiografia shqiptare, përbënë një epope më vete  , në këtë masakër u vranë shumë bijë e bija  kryesisht fshatrave Stebleve, Zabzun Borove.
•    Hasan Osman Moglica  Okshtun i Madh 1915  Okshtun
•    Avdi Ibrahim Sallaku Okshtun i Madh 1915  Okshtun
•    Avdi Ibrahim Sallaku Trebisht-Bala Trebisht-Bala Xibrakë, Librazhd
•    Hajdar Hysa Borovë 1915 Qafë Përvallë
•    Idriz Çeta Borovë 1915 Qafë Përvallë
•    Rahman Ymeri Borovë 1915 Qafë Përvallë
•    Musa Hysa Borovë 1915 Qafë Përvallë
•    Hasan Koleci  Zabzun 1915 Qafë Përvallë
•    Sul Meta Zabzun 1915 Qafë Përvallë
•    Hasan Halili Zabzun 1915 Qafë Përvallë
•    Arif Xhafa Zabzun 1915 Qafë Përvallë
•    Hamza Tafa Zabzun 1915 Qafë Përvallë
•    Liman Gjini Zabzun 1915 Qafë Përvallë
•    Liman Gjini Zabzun 1915 Qafë Përvallë
•    Kapllan Mehmet Kasa Trebisht-Bala 1915 Xibrakë, Librazhd
Rezistencë të fortë e të armatosur i bënë Gollobordasit edhe pushtuesve Bullgarë të kësaj treve në fund të vitit 1915 deri në vitin 1918, veçanërisht përpjekjeve të saj për vendosjen e strukturave bullgare në Gollobordë. Ndërkohë që varfëria e popullatës ishte e madhe dhe për rrjedhojë një pjesë e popullsisë ballafaqohej me urinë, liria dukej se ishte më ë rëndësishme për Gollobordasit, që i kishin provuar të gjitha të zezat nga armiku: plaçkitjen, djegiet, torturat, masakrimet, vrasjet, siç ishte edhe masakra e Borovës.
Në fillim të Marsit 1916, një grup fshatarësh, nën udhëheqjen e Elez Koçit, ngritën flamurin shqiptar në Ostren të Madh dhe “përgatitën që më 4 mars të vitit 1916 të shpallin formimin e krahinarisë së tyre shqiptare”.
Për mposhtjen e kësaj rezistence forcat ushtarake bullgare kanë ushtruar forcën e armëve, duke arrestuar, torturuar, internuar dhe pushkatuar apo therur shumë gollobordas, madje edhe në pragun e derës së shtëpisë së tyre, siç ka qenë rasti i një burri nga fisi Duka nga Ostreni. Më 4 mars të vitit 1916, forcat bullgare arrestojnë Elez Koçin, patriotin me vlera të mëdha kombëtare që luftoi për përhapjen e mësimit shqip dhe kundër forcave turke dhe serbe, si dhe Qazim Dukën nga fshati Ostren i Madh. Pasi i torturojnë egërsisht, i varrosin të gjallë afër një përroi në fshatin Vërnicë. Kjo politikë e dhunës vijoi edhe në fshatrat e tjerë të Gollobordës, si pasojë e së cilës janë ekzekutuar dhjetëra vetë, dhjetë prej të cilëve janë shpallur dëshmorë të Atdheut:

  • Islamil Beqir Shabani nga fshati Steblevë, në 1916, në Bullgari, në moshën 36 vjeçare;
  • Ajdin Iljaz Gruja nga fshati Steblevë, vrarë në 1916, në Tesnikamen, në moshën 35 vjeçare;
  • Fetah Shaban Cami nga fshati Viçisht, vrarë në 1916, në Viçisht, në moshën 41 vjeçare;
  • Shaban Mahmut Cami nga fshati Viçisht, vrarë në 1916, në Viçisht, në moshën 78 vjeçare;
  • Ramiz Zunçe Cami nga fshati Tërbaç, vrarë në 1916, në Jama të Kërçovës;
  • Isuf Tafil Bale nga fshati Steblevë, në 1916, në Bullgari, në moshën 29 vjeçare;
  • Rakip Murat Avda nga fshati Steblevë, në 1916, në Bullgari, në moshën 36 vjeçare;
  • Elez Sadik Koçi nga fshati Ostren i Madh, në moshën 56 vjeçare;
  • Qazim Asllan Duka nga fshati Ostren i Madh, në moshën 40 vjeçare;

Për veprën e tyre patriotike, të gjithë patriotët e përmendur më sipër, Komiteti Ekzekutiv i Këshillit Popullor të Rrethit Dibër, me vendimin nr. 72, datë 23 maj 1978, i ka shpallur ata dëshmorë të Atdheut.

Dëshmorët e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare

Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare është një faqe tjetër e ndritur e kontributit patriotik të popullsisë së Gollobordës për vendin e kombin e tyre. Që në fillimet e saj, lufta u përkrah dhe gradualisht mbështetja dhe pjesëmarrja në të erdhi duke u rritur. Nga 131 dëshmorë të Rrethit Dibër të rënë në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare, 38 prej tyre janë nga zona e Gollobordës.
5 Maji dita e Dëshmorëve përkon me vrasjen  e Heroit të popullit Qemal Stafa, birit të kësaj Krahine nga Zabzuni. Familja e Qemalit u zhvendos nga Zabzuni  në Elbasan, Shkodër  etj.
Edhe Gollobordasit, sikurse dibranët në tërësi, dolën në luftë kundër pushtuesit. Më 7 prill 1941 çeta e fisit Cami nga Viçishti, nën udhëheqjen e Ahmet Camit, ish-kapiten i ushtrisë mbretërore shqiptare, që e braktisi atë për të luftuar kundër pushtuesit italian, sulmoi postat italiane në Ostren, Miresh dhe Gjoricë, duke dhënë dëshmorin e parë të zonës Fasli Fetah Cami.
Për të luftuar kundër pushtuesit Italian, më 25 maj të vitit 1943 u rikrijua Çeta e Gollobordës me komandant Ahmet Camin dhe komisar Hazis Camin e me vonë komisar Spiro Velko emër që mban shkolla 9 vjeçare e Klenjës. Në gusht të vitit 1943, çeta e Gollobordës hyri në përbërje të batalionit partizan të Dibrës. Shumë të tjerë u rreshtuan në formacione të ndryshme, kryesisht në batalionin e Dibrës dhe në Brigadën e 18 Sulmuese, që komandohej nga biri i saj dibran Esat Ndreu, por edhe në Brigadën e 4 Sulmuese dhe në Brigadën e 1 Sulmuese. Nga Krahina e Gollobordës kanë marrë pjesë mbi 300 vetë në formacionet luftarake të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, 38 prej të cilëve dhanë jetën heroikisht.
Në luftën e Sofraçanit të 23 gushtit të vitit 1943, që zhvilloi Batalioni i Dibrës me komandant Haxhi Lleshin kundër forcave italiane të Divizionit “Firence” që lëvizte në drejtimin Dibër e Madhe-Bulqizë, ra dëshmor Mexhit Tafil Tola nga Ostreni i Madh. Ai, nga pozicioni i tij në shkëmbin e Sofraçanit hapi zjarr të fuqishëm mbi armikun, por plumbi i armikut ia mori jetën në moshën 23 vjeçare.
Më 16-18 tetor të vitit 1943, në luftën e Peshkopisë, kundër forcave të parisë së Dibrës që donin të hynin në qytetin e Peshkopisë, mori pjesë edhe çeta e Gollobordës. Më 18 tetor 1943, u plagos komandanti i çetës së Gollobordës Ahmet Cami, i cili vdiq në spitalin e Tiranës, më 30 tetor 1943.

Luftës për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit gjermanë iu bashkuan me qindra bijë e bija gollobordase. Në luftimet me forcat gjermane dhanë jetën:

  • Nuredin Osman Sinani nga fshati Trebisht-Bala, i cili u arrestua nga forcat gjermane në Vlorë në vjeshtë të vitit 1943, u internua në kampin e përqendrimit në Zenun/Semplin, Gjermani dhe u pushkatua më 15 dhjetor të atij viti.
  • Sabri Sadik Caka nga fshati Okshtun, partizan në Brigadën e 1. Sulmuese. Më 21 janar të vitit 1944, në luftën e Tendës së Qypit, në Skrapar, u ndesh në dyluftim me një ushtar gjerman, të cilin e goditi me thikë në gjoks dhe e lëshoi të vdekur në tokë. Një plumb i armikut e goditi për vdekje, në moshën 18 vjeç.
  • Sefer Muharrem Seferi nga fshati Klenjë, partizan i Brigadës 17. Sulmuese, ra dëshmor më 19 tetor të vitit 1944, në moshën 21 vjeç, në luftë me forcat gjermane për çlirimin e Krujës.
  • Jonuz Tafil Basha nga fshati Gjinavec, partizan i Brigadës 3. Sulmuese, në prill të vitit 1943 u radhit partizan në çetën e Dajtit në Tiranë, ndërsa ka rënë dëshmor në përpjekje me armikun më 20 nëntor 1944, në Junik të Kosovës.

Në Brigadën e katërt dhe në Brigadën e parë Sulmuese të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që morën pjesë në çlirimin e Tiranës, kishte edhe partizanë nga Golloborda. Në arritjen e kësaj fitoreje, më 17 nëntor 1944, ranë në fushën e betejave me ushtrinë gjermane dhe 16 partizanë nga Golloborda. Ata ishin:

  • Myslim Abdulla Tola nga fshati Ostren i Madh, partizan i Brigadës së 4. Sulmuese, ishte vetëm 18 vjeç kur u vra në Pezë të Tiranës, më  22 tetor 1944.
  • Mehmet Nuredin Ajazaj nga fshati Trebisht, partizan i Brigadës së 1. Sulmuese, ra dëshmor për në operacionin për çlirimin e Tiranës, më 1 nëntor 1944.
  • Ramadan Ramazan Haxhijahja nga fshati Trebisht, partizan i Brigadës së 4. Sulmuese, ishte vetëm 15 vjeç me pushkë në krahë kur ra dëshmorë për çlirimin e Tiranës, më 10 nëntor 1944.
  • Arif Nexhip Haxhijahja nga fshati Trebisht, partizan i Brigadës së 4. Sulmuese, ra dëshmorë për në operacionin për çlirimin e Tiranës, më 12 nëntor 1944.
  • Hasan Demir Koçi nga fshati Trebisht, partizan i Brigadës së 1. Sulmuese, ra dëshmor për në operacionin për çlirimin e Tiranës, më 13 nëntor 1944.
  • Zenun Hysen Abdija nga fshati Trebisht, partizan i Brigadës së 4. Sulmuese, ra dëshmorë për në operacionin për çlirimin e Tiranës, më 13 nëntor 1944.
  • Memish Hysen Shevroja nga fshati Trebisht, partizan i Brigadës së 4. Sulmuese, u ra më 13 nëntor 1944 në Tiranë.
  • Mahmut Ramadan Isaku nga fshati Lejçan, partizan i Brigadës së 1. Sulmuese, ra dëshmor për në operacionin për çlirimin e Tiranës, më 14 nëntor 1944.
  • Dine Vano Bajrami nga fshati Tuçep, partizan i Brigadës së 4. Sulmuese, ra dëshmor për në operacionin për çlirimin e Tiranës, më 15 nëntor 1944.
  • Hajdar Rexhep Stojku nga fshati Lejçan, partizan i Brigadës së 1. Sulmuese, ra dëshmor për në operacionin për çlirimin e Tiranës, më 15 nëntor 1944.
  • Muharrem Sabri Sinani nga fshati Trebisht, partizan i Brigadës së 4. Sulmuese, ra dëshmor për në operacionin për çlirimin e Tiranës, më 16 nëntor 1944.
  • Njazi Zenun Seferi nga fshati Trebisht, partizan i Brigadës së 4. Sulmuese, u vra në Kashar të Tiranës, më 16 nëntor 1944.
  • Tefik Adil Tola nga fshati Ostren i Madh, partizan i Brigadës së 4. Sulmuese, u ra më 16 nëntor 1944 në Tiranë.
  • Demir Bajram Sejdini nga fshati Ostren i Vogël, partizan i partizan i Brigadës së 4. Sulmuese u vra në ditën e çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor 1944.
  • Isuf Mustafa Gjini nga fshati Zabzun, partizan i Brigadës së 4. Sulmuese, ra dëshmor në operacionin për çlirimin e Tiranës, në nëntor 1944.
  • Alush Emrulla Muça nga fshati Ostren i Madh, u vra në nëntor 1944 në Tiranë.

Në luftën për çlirimin e Dibrës dhanë  jetën bijtë e Gollobordës:

  • Guzman Velo Stojku nga fshati Trebisht 1944  rënë në  Dibër
  • Mexhit Tafil  Tola nga fshati  Ostren i Madh Batalioni i Dibrës 23/16.08.1943 Sofraçan, Bulqizë
  • Ahmet Fetah Cami Viçisht Çeta e Gollobordës 16.10.1943 rënë në  Peshkopi
  • Beqir Tase Nikolla nga fshati Vërnicë  rënë në 1943  rënë në Dibër
  • Dilaver Veli Cami nga fshati Viçisht Çeta e Gollobordës 1942, Vdekur në burg, Burrel
  • Ejup Shahin Cami  nga fshati  Viçisht Çeta e Gollobordës 06.04.1941 rënë në  Gjoricë
  • Musa Rrahman Cami nga fshati  Viçisht Çeta e Gollobordës 06.04.1941 rënë në Viçisht
  • Selim Nesim Rama nga fshati Radovesh   30.10.1944 Ura, Topojan
  • Sefer Ramiz Cami nga fshati  Viçisht Çeta e Gollobordës 06.04.1941 Tërbaç
  • Qazim Iljaz Doku nga fshati  Lubalesh 1944  rënë në Çerenec

Gjithashtu, edhe për çlirimin e Shkodrës dhe të Malësisë së Madhe u desh të jepnin jetën edhe bijtë e Gollobordës:

  • Rexhep Demir Oshafi nga fshati Gjinovec, partizan i Brigadës së 4. Sulmuese, u ra më 18 nëntor 1944 në luftimet për çlirimin e Shkodrës.
  • Gani Shaqir Nina, nga fshati Klenjë, partizan i Brigadës 1. Sulmuese, doli partizan në korrik të vitit 1944. Ra dëshmor në Malësi të Madhe në Shkodër, më 20 nëntor 1944, në moshën 18 vjeçare.
  • Islam Fetah Çaushi nga fshati Steblevë, partizan i Brigadës 1. Sulmuese, doli partizan në korrik të vitit 1944. Ra dëshmor në Malësi të Madhe në Shkodër, më 20 nëntor të vitit 1944, në moshën 20 vjeçare.
  • Shaqir Mimidin Pupuleku nga fshati Trebisht, ra dëshmor në luftë kundër forcave ushtarake gjermane për çlirimin e Shkodrës në ditën e çlirimit të vendit më 29.11.1944, në moshë të njomë: vetëm 17 vjeç.

Bijtë e Gollobordës shkuan në ndihmë të vëllezërve kosovarë në luftën e tyre për çlirim. Atje dhanë jetën:

  • Bajram Arif Kasa nga fshati Trebisht, partizan i Brigadës së 24. Sulmuese, vdiq në spitalin e Prizrenit, më 5 prill 1945.
  • Jonuz Tafil Basha nga fshati Gjinovec, partizan i Brigadës së 3. Sulmuese, i cili ra dëshmorë në luftimet në Junik, më 20.11.1944.
  • Shahin Sherif Kaja nga fshati Okshtun, u vra në fund të vitit 1944 në Prizren.
    Enver Nazif Trebishti nga fshati Trebisht u vra në vitit 1944 në Prishtinë.

S'KA KOMENTE