PROGRAMI:

I.Ceremonia e hapjes:
– Hapja e aktivitetit në Shkollën e Mesme, Ostren (pritet shiriti), ora 10.00;
Drejton Aktivitetin Gazetari sportiv, Defrim Methasani.
– Fjala e mirëseardhjes – Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Z.Melaim Damzi;
– Fjala përshëndetëse e Presidentit të Shoqatës Kombëtare të Mundjes Z.M.Malo;
– Përshëndetje: Në emër të Shoqatës Sportive Golloborda, Z.Skënder Rama;
– Përshëndetje nga Mundës Veteranë të Gollobordës dhe të mundjes Shqiptare;
-Të Ftuar Specialë: Mjeshtri i Madh i Mundjes Tradicionale, Rrahim Rama, etj.
– Fituesit e Vitit 2015: I.Bardhul Karasani – Fitues i Dashit 2.Ilir Rexhepi – Fitues për 20  vjeçarët, 3.Marsild Muça – Fitues për nxënësit e shkollave 9 vjeçare.
– Nderimi me Kupa, Medalje, Çertifikata Mirënjohje, Veteranëve të Mundjes;

II.Valle Popullore Tradicionale: Grupi i vajzave të Shkollës së Mesme, Ostren;
III.Ekspozitë Fotografike e Mundësve Veteranë të Gollobordës.
IV.Vizitë në Palestrën e Mundjes.
 
V. Ndeshjet e Kupës së Mundjes Tradicionale (popullore) të Gollobordës:

Garat e mundjes tradicionale zhvillohen në sheshin në qendër të Ostrenit.
– Regjistrimi i konkuruesve (me çertifikatë ose pasaportë), ora 11.00 – 11.30
– Ndarja sipas Brezave dhe Shorti nga Gjyqtaria 11.30 – 12.00.
– Muzikë: Këngë patriotike, muzikë popullore tradicionale me daulle e curle

Ndeshjet për Brezin e Parë – nxënësit e shkollave 9 vjeçare, ora 12.00;
Çmimet, fituesit e brezit të I: Kupa “Mentor Muglica”, tuta sportive, shami, çertifikatë;
Ndeshjet për Brezin e Dytë – të rinjtë, mosha deri 20 vjeç, ora 14.00;
Çmimet, fituesi e brezit të II: (Kupë, peshqir, tuta sportive, çertifikate etj);
Ndeshjet për Brezin e Tretë – të rriturit dhe finalistët e të rinjve, ora 15.00;
Shpallja e fituesit të Kupës së Mundjes Tradicionale të Gollobordës, dhënia e
Dashit dhe çmimeve të tjera (Peshqir, tuta sportive, çertifikate, etj dhurata);

Të Ftuarit e Nderit dhe Sponsorët ndajnë çmimet, medaljet dhe Kupat.
Foto për pjesëmarrësit dhe intervista të veteranëve dhe fituesve si dhe Kokteil.

S'KA KOMENTE