“Rruga e Arbërit” – Grupi i Lobimit, dialog me klasën politike

200

Dr Gëzim Alpion
Birmingham, United Kingdom
May 5, 2016 — 5 Maj 2016
Përshëndetje Përkrahës të Peticionit,

Gjatë vizitës në Tiranë në Maj, Grupi i Lobimit do të zhvilloj bisedime për Rrugën e Arbërit me disa politikanë kryesorë. Një takim do të jetë edhe me Kryetarin e Opozitës, z. Lulzim Basha.

Do tju njoftojmë në qoftë se na jepet mundësia për të zhvilluar një takim konstruktiv edhe me Kryeministrin. Qëndrimi ynë në lidhje me dialogun me Qeverinë nuk ka ndryshuar: ne jemi gati të takohemi me z. Edi Rama deri në ditën e fundit të mandatit aktual.
Ju ftojmë që të inkurajoni sa më shumë njerëz të nënshkruajnë peticionin. Vërtet kemi dështuar deri tani por ju sigurojmë se për këtë çështje nuk do të heshtim deri sa kjo vepër e rëndësishme për Dibrën, kombin dhe Ballkanin të përfundojë sipas standarteve ndërkombëtare.

Ndërkohë, administratorët e faqes “Peticioni për Rrugën e Arbërit” njoftojnë se vazhdon të rritet interesimi për këtë forum të krijuar në fillim të këtij viti.

Me respekt,
Gëzim Alpion

S'KA KOMENTE