Shoqata “Bulqiza”, një vit veprimtari produktive dhe cilësore

Bilanc i pasur i aktivitetit një vjeçar. Si u organizua dhe funksionoi shoqata? Çfarë synojmë në të ardhmen- SHOQATA ATDHETARE KULTURORE “BULQIZA” DO TE JETË ZËRI i QYTETARËVE QË E DUAN BULQIZËN

380

Me fillimin e vitit 2015 në Tiranë nisi veprimtarinë e saj “Shoqata Atdhetare Kulturore Bulqiza”.Një grup intelektualësh nismëtar u mblodhën me 7 janar 2015 dhe filluan punën përorganizimin e kësaj shoqate. Pjesmarrësit unjohën me qëllimet e shoqatës dhe projekt programin e projekt statutin. Më pas u bënë diskutime nga pjesmarrësit dhe u muar unanimisht vendimi për themelimin e”Shoqatës Atdhetare Kulturore Bulqiza” me vullnet të lirë si shoqatë jofitimprurëse me anëtarësi. Shoqata do të jetë një organizim jo qeveritar, e pavarur nga partitë e organizatat politike, me liri e autonomi të veprimtarive në përputhje me legjislacionin në fuqi e statutin e pranuar. Emri i plotë i shoqatës u pranua të jetë; “Shoqata Atdhetare Kulturore Bulqiza” dhe shkurtimi i emrit SHAKB.Kryetar i “Shoqata Atdhetare Kulturore Bulqiza” u zgjodh  z.Bashkim Lami, i cili autorizohet të ndjekë përfaqësimin ligjor të shoqatës në gjykatë dhe me të tretë.U miratua STATUTI dhe AKTI THEMELIMIT të shoqatës me vullnetin e lirë e të plotë të themeluesve të shoqatës.U la detyrë që të rregjstrohet në “Rregjistrin Kombëtar të Shoqatave Jofitimprurëse” dhe në QKR dhe të krijohet numri i llogarisë bankare si dhe u përcaktuan detyra për të ardhmen e afërt gjatë vitit 2015.
Me datë 14 janar 2015 u thirr takimi i dytë i grupit nismëtar të Shoqatës Bulqiza ku u miratuan qëllimet të Shoqatës Bulqiza dhe projekt program i saj.Gjithashtu u shqyrtuan disa ndryshimeve në projektin e STATUTIT TË SHOQATËS BULQIZA.U diskutua mbi problemet e organizimit dhe u përcaktuan detyrat e çdo anëtari të kryesisë për vazhdimin e veprimtarisë.
Me datë 4 mars 2015 u bë mbledhja e kryesisë së Shoqatës Bulqiza” ku u dha nga kryetari i shoqatës z.Bashkim Lami informacioni mbi punën e bërë nga secili anëtar i kryesisë.Më pas u bënë pyetje e diskutime dhe u miratuan: Ndarja e detyrave në kryesi; Ngritja e departamenteve të organizimit; Ngritja e stafit gazetës “Bulqiza”. Në këtë mbledhje u miratuan, z.Lutfi Hanku në detyrën e PRESIDENTIT TË SHOQATËS; z.Islam Dauti në detyrën e SEKRETARIT TE PERGJITHSHEM; z.Muharrem Hidri në detyrën e KORDINATORIT ME INSTITUCIONET; z.Hamit Dervishi drejtues i Departamentit të Organizimit; e z.Bujar Kurti drejtues i Departamentit të Financës; z.Jashar Demiri, drejtues i DEPARTAMENTIT TE MEDIAVE; z.Halil Rama, KRYEREDAKTOR i gazetës “BULQIZA” si organ mediatik i  “Shoqatës Atdhetare Kulturore Bulqiza”, si dhe plani i punës për muajt mars-prill-maj të vitit 2015.
Mbledhja miratoi TITUJT E NDERIT që “Shoqata Atdhetare Kulturore Bulqiza” do të japë për veprimtarë të shquar në fusha të ndryshme: “NDERI i SHOQATËS”; “MIRËNJOHJA E SHOQATËS”; “KRENARIA E BULQIZËS”; VEPRIMTAR i SHQUAR” (për profesione të ndryshme); “MATURANT i SHKËLQYER”; ” STUDENT i SHKËLQYER”; ” SPORTIST i SHKËLQYER” (sipas llojeve të sportit); ku këto tituj do të pasqyrohen nëçertifikata ose trofe të personalizuar sipas motivacionit të shënuar në vendimin e miratuar për çdo person. Çertifikatave e trofevedo tu vendoset numri i rradhës në “RREGJISTRIN E TITUJVE TË NDERIT” që do të ruhet me dokumentat e shoqatës në arkivin e saj. Çertifikatat e trofetë u dorëzohen nga përfaqësues të shoqatës vetëm në ceremoni publike të organizuara sipas rregullores dhe në bashkëpunim me përfituesit. Për dhënien e titujve të nderit do të ndiqen këto rregulla:
1.- Njerëzit e interesuar që i drejtohen shoqatës tonë për të vlerësuar me tituj nderi njerëz të shquar, në bashkëpunim me të ngarkuarin e shoqatës plotësojnë FORMULARIN TIP që ka shoqata lidhur me këtë veprim dhe zbatojnë rregullat e vendosura.
2.- Për personin e shquar do të dorëzohet në shoqatë foto e CV me jetëshkrimin dhe veprimtaritë e arritjet e dallueshme në dobi të shoqërisë.
3.- Kërkuesi duhet të jetë anëtar i “Shoqatës Atdhetare Kulturore  Bulqiza” dhe të ketë paguar kuotizacionin për anëtarët e familjes së tij mbi 18 vjeç së paku në dy vite.
4.-  Kërkuesi të paguajë një dhurim financiar në numrin e llogarisë bankare të “Shoqatës Atdhetare Kulturore Bulqiza” në masën e miratuar.
5.- Kërkuesi të marrë përsipër plotësimin e shpenzimeve të ceremonisë publike (pagesa e sallës, filmimin, fotografitë, koktej ose drekë vetëm ose në grup me kërkues të tjerë që i kordinon përfaqësuesi i shoqatës).
6.- Grupi përfaqësues i shoqatës do të organizojë ceremoninë publike me të gjitha detajet e saj dhe dhënjen e titullit sipas rregullores së miratuar në kryesinë e shoqatës për këtë qëllim.
7.- Përfaqësuesi i shoqatës dhe kërkuesi pasi bien dakort me zbatimin e rregullave të vendosura për këtë rast nënshkruajnë formularin dhe ndjekin zbatimin në afatet e caktuara.
8.- Në bazë të marrëveshjes dhe formularit të shoqëruar me dokumentat e caktuara, kryesia shqyrton kërkesën dhe vendos me votim. Vendimi i njoftohet kërkuesit pasi miratohet dhe më pas caktojnë datën, orën, vendin e mënyrën e realizimit të ceremonisë publike.
9.- Akti ceremonial i dorëzimit titullit tek të interesuarit të bëhet nga i ngarkuari i shoqatës duke përdorur kurdoherë simbolet kombëtare e simbolet e shoqatës dhe të bëhen fotografi e filmime për arkivin.
10.- Në rastet emërgjente kryesia e merr vendimin brënda 24 orëve nga paraqitja e kërkesës.
U miratua edhe rregullorja e e organizimit të tubimeve në terren dhe në salla të mbyllura ku janë të parashikuar gjërat e duhura që të ketë sukses në realizimin e qëllimeve të shoqatës:
1.- Grupi përfaqësues i shoqatës të organizojë tubimet publike ose në salla të mbyllura me të gjitha detajet sipas rregullores së tubimeve.
2.- Organizatori dhe grupi që përfaqëson shoqatën të bëjnë njoftimin e policisë sipas ligjit të tubimeve dhe të sigurojnë mbarëvajtjen.
3.- Tubimet të bëhen nga i ngarkuari i shoqatës duke përdorur kurdoherë simbolet kombëtare e simbolet e shoqatës. Për çdo tubim të bëhen fotografi e filmime për arkivin e shoqatës.
4.- Për tubimet e organizuara nga përfaqësues të  “Shoqatës Atdhetare Kulturore Bulqiza” do të merren masa organizimi për të siguruar plotësimin e kushteve që janë rradhitur më poshtë:
a) Për çdo tubim do të caktohet tematika, çështjet që do të paraqiten dhe qëllimi.
b) Lloji i tubimit festiv: historik; përkujtimor; sensibilizues; protestë; etj.
c) Folësat dhe çështjet që do të trajtojnë secili.
d) Parullat që do të përdoren sipas tematikës së caktuar.
e) Të ftuarit në tubim dhe pjesmarrësit, etj.
Shoqata do të ketë si organ të saj gazetën “BULQIZA” që do të botohet në Tiranë dhe do të drejtohet nga stafi i saj si në këtë vendim të marrë në mbledhjen e saj të datës 11.05.2015 ku: Z. Edmond Isaku emrohet Drejtor i gazetës “Bulqiza” dhe do të sponsorizojë financimin e të gjitha shpenzimeve të nevojshme për pregatitjen dhe botimin e gazetës në 12(dymbëdhjetë) numra të saj me nga 12 faqe ku 2 faqe do të jenë me ngjyra.
U miratua këshilli botues i gazetës “BULQIZA”, i përbërë nga: z.Lutfi Hanku (kryetar); z.Edmond Isaku (drejtor); z.Halil Rama (kryeredaktor); z.Jashar Demiri, redaktor i sektorit “shkencë e psikologji”; zj.Eva Gjura, redaktore e akttualitetit; z.Hajri Mandri, redaktor i sektorit “letërsi- kulturë- art”; z.Sakip Cami, redaktor i sektorit “histori & traditë” dhe z.Ylli Pata , redaktor i rubrikes “sociale”.
Për të shpërndarë informacionin për publikun u mendua qëështë e nevojshme edhe faqja e internetit që u fut në përdorim njëkohësisht me hapjen e gazetën qysh në muajin maj 2015.Linku i gazetës “BULQIZA” në internet është: ëëë.gazetabulqiza.al  Në këtë link gjeni edhe informacione të tjera në disa rubrika të kësaj faqeje. Gazeta del ne qarkullim ne Tirane, Bulqizë, Durrës, Kamzë, etj.Janëmirëpritur opinionet e pjesmarrja me shkrime e foto për gazetën.Në këtë faqe interneti hidhen online artikuj të shkruar dhe të gjithë numrat e gazetës “Bulqiza” në formatin “pdf” duke bërë të mundur që të lexohet gazeta e shoqatës “Bulqiza” nga të interesuarit kudo që ata ndodhen nëpër botë.

ZËRI I QYTETARËVE QË E DUAN BULQIZËN
Shoqata Atdhetare Kulturore “Bulqiza” nëpërmjet organit të saj mediatik do te jetë zëri i qytetarëve që e duan bulqizën. Të jesh në mbrojtje të qytetarëvei  bie që të jesh në opozitë me institucionet që nuk realizojnë premtimet e dhëna KUSHDO QOFSHIN. Grupi nismëtar i shoqatës dhe stafi gazetës sa ka nisur organizimin dhe veprimi i tyre është pikërisht përgjigje se kjo shoqatë dhe gazeta e saj duhej të egzistonte shumë kohë me parë, por tani që u nis puna është tepër dashamirëse për vendlindjen tonë. Pjesmarrja aktive në projekte që lidhen me interesat e njerëzve do të bëjë që gazeta të jetë në dorën e lexuesve me të gjithë realitetin e kohës. Historia me plot sakrifica e heroizma, jeta e hallet e sotme dhe e ardhmja që ëndërrojmë kërkon zërin e bashkuar të të gjithëve për të ecur drejt zhvillimit.
Gazeta “Bulqiza” ka qëllim të pasqyrojë veprimtari sensibilizuese në të mirë dhe interes të publikut që mbështesin e zhvillojnë tek individi e shoqëria vlera shpirtërore dhe vlera të tjera humanitare në mbrojtje të drejtave e lirive themelor të njeriut, duke punuar për ngritjen kulturore dhe edukative të komunitetit, duke organizuar e përçuar vlerat e progresit të zhvillimit social të shoqërisë civile me pjesmarrje të grupeve shoqërore të të rinjve punëtorë, intelektualë, studentë e nxënës; të grave, të punëtorëve e fshatarëve, të pensionistave , etj. Bashkohuni me shoqatën “Bulqiza” dhe merrni pjesë me opinione e shkrime në gazetën mujore të saj që së bashku të informohemi në kohën e duhur për atë që ndodh rreth nesh.
Shoqata Bulqiza në faqet e gazetës do të mbështesë qytetarët në të gjitha inisiativat demokratike për shqetësimet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të tyre. Do të jemi në mbështetje të zërit të qytetarëve për një qeverisje qëndrore e lokale transparente në mbajtjen e premtimeve. Do të kërkojmë me të gjitha format demokratike të sigurojmë mbrojtjen dhe sigurimin e standarteve që të jetojmë në vendin tonë të lirë e të sigurtë për jetën, për pronën dhe të gjitha të drejtat tona. Do të mbështesim çdo program zhvillimi që përmirëson jetën tonë të përditshme, prandaj bashkohuni me ne të ngremë zërin për Bulqizën tonë të dashtur! Faqet e gazetës “BULQIZA” do të jenë të hapura për cilindo që mendon dhe punon për Bulqizën dhe premovimin e vlerave të saj historike, të traditave e projekteve zhvillimore.

ANALIZË REALISTE E GJENDJES

Ardhja e demokracisë ishte për popullin një shpresë e re për një jetë më të mirë. Hapja solli për shqiptarët njohjen e realitetit europian për të drejtat e njeriut, për jetën dhe për zhvillimin industrial.Reformat e deri sotme kanë qenë të dhimbshme pasi privatizimet lanë të pa punë pjestarë në shumë familje që akoma bëjnë një jetë të vështirë. Me gjithë punët që janë bërë në këto vite pasi në disa aspekte jeta ka ndryshuar dhe është drejt përmirësimit, evidentohen plot probleme që kërkojnë zgjidhje. Problemet sociale janë prezent në komunitet për arësye të organizimit jo transsparent dhe për financime që nuk i plotësojnë minimumin jetik për shumë familje. Gjëndja e rëndë ekonomike i shtyn të rinjtë të zgjedhin emigrimin si zgjidhje pasi nuk gjejnë punë. Shfrytëzimi i minierës sot është në një kaos organizimi dhe të moszbatimit të ligjit, me shumë humbje jetësh njerëzore dhe organizim ku nuk sigurohet zbatimi rregullave të sigurimit teknik. Gjithashtu në minierat e Bulqizës e të Martaneshit kërkohet të futen rregulla ligjore që të përfitojnë më shumë i gjithë komuniteti dhe jo vetëm një grup njerëzish që pasurohen duke shkelur të drejtat e punëtorëve mbi këto pasuri kombëtare.
Investimet në infrastrukturë kanë qenë të paplota sidomos në brëndësi të jetës komunitare. Rruga e Arbërit është nisur ka shumë vite dhe janë bërë vetëm 34 km që kanë qenë rikonstruksion i aksit të vjetër të ndërtuar nga italianët në vitin 1941. Akoma nuk kanë filluar punimet në segmentin Ura e Vashës – Tiranë. Çmimet e mallrave janë të rritura ndërkohë që prej dy vitesh nuk ka rritje rrogash e pensionesh.
Bujqësia akoma është në nivele ku toka punohet me krah duke mos sjellë nivel mirëqenie, por vetëm mbijetesë. Parcelizimi i tokës nuk ka si të arrihen rendimente bashkëkohore. Mungesa e ujit vaditës gjithashtu kërkon akoma shumë investime por edhe shkallë të lartë administrimi. Njerëzit akoma e kanë frikë emrin “kooperativë” dhe roli i specialistëve të bujqësisë është shumë i pandjeshëm. Mungojnë iniciativat private për shoqëri aksionere në bujqësisë. Turizmi lokal as nuk është prekur për mungesë vizioni dhe investimesh në infrastrukturë. Administratat e deri tanishme kanë qenë të mbushura me njerëz të paaftë. Polarizimi politik ka dëmtuar rëndë anën cilësore të organizimit efektiv të punëve. Financimet kanë qenë shumë më të pakta se nevojat për zhvillim.
Me organizimin e ri të Bashkisë Bulqizë, “Shoqata Atdhetare Kulturore Bulqiza” mbështet çdo iniciativë konkrete që është në dobi të zhvillimit të komunitetit tëbanorëve në të gjithë fshatrat dhe në qytetin e Bulqizës.Ne kërkojnë nga pushtetarët lokalëtë shpalosin projekte sa më reale dhe strategjitë e zhvillimit duke qenë larg formave mashtruese të përdorura në disa raste të mëparëshme. Bulqiza ka resurse të mjaftueshme për të arritur në jetën e normalizuar dhe të ecet përpara si popujt e tjerë që kanë si këto pasuri që ka ky rajon industrial. Të gjitha këto probleme që ka shpalosur koha kërkojnë vizion të ri konstruktiv dhe jo premtime që harrohen porsa merret pushteti.Presim që të shohim punë të realizuara nga bashkia e Bulqizës në të gjitha hallkat e organizimit të ri të qeverisjes vendore për të bërë realitet premtimet që i janë dhënë popullit në çdo fshat. Kryesia e shoqatës “Bulqiza do të bashkëpunoi me drejtuesit e Bashkisë Bulqizë dhe do të mbështesim me kurajo çdo arritje në drejtim të zhvillimit të mëtejshëm për përmirësimin e jetës së banorëve.

VEPRIMTARI SENSIBILIZUESE NË INTERES TË PUBLIKUT

“Shoqata Atdhetare Kulturore Bulqiza”ka qëllim të ushtrojë veprimtari sensibilizuese në të mirë dhe interes të publikut që mbështesin e zhvillojnë tek individi e shoqëria vlera shpirtërore dhe vlera të tjera humanitare në mbrojtje të drejtave e lirive themelor të njeriut, duke punuar për ngritjen kulturore dhe edukative të komunitetit, duke organizuar e përçuar vlerat e progresit të zhvillimit social të shoqërisë civile me pjesmarrje të grupeve shoqërore të të rinjve, të grave, të punëtorëve e fshatarëve, të pensionistave e studentëve , etj.  Shoqata Bulqiza me anëtarët e saj do të mbështesë qytetarët në të gjitha inisiativat demokratike për shqetësimet që lidhen me mbrojtjen e të drejtave të tyre. Do të jemi në mbështetje të zërit të qytetarëve për një qeverisje qëndrore e lokale transparente në mbajtjen e premtimeve. Do të kërkojmë me të gjitha format demokratike të sigurojmë mbrojtjen dhe sigurimin e standarteve që të jetojmë në vendin tonë të lirë e të sigurtë për jetën, për pronën dhe të gjitha të drejtat që na siguron Kushtetuta. Do të mbështesim çdo program zhvillimi që përmirëson jetën tonë të përditshme.
Të jesh në mbrojtje të qytetarëvei  bie që të jesh në opozitë me institucionet që nuk realizojnë premtimet e dhëna KUSHDO QOFSHIN. Grupi nismëtar i shoqatës sa ka nisur organizimin dhe veprimi i tyre është pikërisht përgjigje se kjo shoqatë duhej të egzistonte shumë kohë me parë, por tani që u nis puna është tepër dashamirëse për vendlindjen tonë që të mos vonohemi më. Pjesmarrja aktive e anëtarëve në projekte që lidhen me interesat e njerëzve do të fusë shoqatën në rrugën e duhur. Historia me plot sakrifica e heroizma, jeta e hallet e sotme dhe e ardhmja që ëndërrojmë kërkon zërin e bashkuar të të gjithëve për të ecur drejt së ardhmes.
Kryesia e “Shoqatës Atdhetare Kulturore Bulqiza”  në mbledhjen e saj të datës 11.05.2015pasi mori në shqyrtim e diskutoi mbi dokumentacionin që paraqet jetën dhe veprimtarinë krijuese të shquar të z.Lutfi Hanku si veteran i luftës për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit dhe si shkrimtar i disa romaneve historike, tregimeve letrare e monografive të heronjëve të popullit Nazmi Rushiti, Gjokë Doçi e Mustafa Xhani dhe të figurave historike të Dibrës si Baba Fejzë Bulqiza, Caush Canga, Sheh Mustafa, Dalip Karai, Mehmet Duriçi, etj, vendosi:ti  akordojëz.Lutfi Hanku titullin”NDERI i SHOQATËS ATDHETARE KULTURORE BULQIZA”me motivacionin: “Dalluar si veprimtar shoqëror, mësues i talentuar dhe penë krijuese e disa veprave letrare e historike që përshkruajnë me realizëm jetën dhe qëndresën e popullit dibran për liri e zhvillim kombëtar”. Iupropozua Këshillit të Ministrave dhe Këshillit të Qarkut Tiranë të miratojë dhënien e pensionit të posaçëm shtetëror z.Lutfi Hanku për kontribute të veçanta si veteran i luftës për çlirimin e Shqipërisë nga pushtuesit dhe si shkrimtar i talentuar i romaneve historike, tregime letrare e monografive.
Kryesia e “Shoqatës Atdhetare Kulturore Bulqiza”  në mbledhjen e saj të datës 26.06.2015 pasi u njohëm me CV-në dhe dokumentat që tregojnë jetën e veprimtaritë e dobishme për shoqërinë me vlerat historike e humanitare të rëndësisë kombëtaretë Baba Jashar Krenës si dhe për veprimtarinë e tij patriotike që i kanë shërbyer çështjes tonë kombëtare në vitet 1877-1910 si dhe punët e mëdha organizative e humanitare në nahinë e Martaneshit,vendosi :Ti japë Baba Jashar Krenës (pas vdekjes) titullin:”NDERI i SHOQATËS ATDHETARE KULTURORE BULQIZA”me motivacionin: “Dalluar në vitet 1877-1910 si veprimtar i shquar shoqëror që ngriti Teqen e Ballëm Sulltanit në një institucion të besimit e drejtësisë. Hapi në vitin 1909 shkollën e parë shqipe në Martanesh dhe bashkëpunoi me patriotë për çështjen kombëtare duke marrë pjesë në organizimin e qëndresës së popullit të Martaneshit për liri e zhvillim kombëtar”.
Gjatë vitit 2015 drejtuesit e shoqatës kanë punuar për të përhapur njohjen e qëllimeve e të projekteve të shoqatës në dobi të interesave të komunitetit të krahinave të Bashkisë së Bulqizës.
Çdo ditë po shtohen mbështetësit tanë dhe pjesmarrja në veprimtari. Gjatë vitit 2016 synojmë të funksionojnë në forma efikase degët e seksionet e shoqatës që do të ngrihen kudo ku banojnë anëtarët e kësaj shoqate brënda e jashtë atdhet. Me këtë rast ju urojmë të gjithë qytetarëve të Bulqizës, Zerqanit, Martaneshit, Shupenzës, Gjoricës, Okshtunit, Ostrenit, Trebishtit e Klenjës që viti i ri 2016 të sjellë për të gjithë më shumë zhvillim e prosperitet.

S'KA KOMENTE