Lufta dhe përpjekjet e patriotëve për hapjen e shkollës në Zogje të Grykës së Vogël

HISTORIA E ARSIMIT SHQIP NË NJË NGA TREVAT ARSIMDASHËSE TË DIBRËS

263
  • Më 1929-1930 u ndërtua shkolla e re në Zogje me inisiativën e Aqif Lleshit por edhe me ndihmën e kryepleqve të Bllacës Said Tasha, Shtushanit Çup Duka dhe të Mersim Lleshit Zogje. Më 1933-1934 për herë të parë erdhën në shkollë dy vajza : Qete Allaman Lleshi dhe Dije Sinan Lleshi. Një vit më vonë filluan shkollën 25 vajza

Më 28 tetor 1878 erdhi nga Teqja e Bllacës në kuvendin e Shupenzës Abdyl Frashëri. Ai foli për programin e Lidhjes së Prizrenit, për hapjen e shkollave shqipe ku do të mësonin bijtë dhe bijat e popullit. Në Kuvend u hodhën mendime që vajzat të mos shkonin në shkollë. Tush Lleshi me qetësinë që e karakterizonte i shpjegoi Kuvendit që shkollat na duhen si për djemtë edhe për vajzat bëjmë mirë të gjithë të mbështesim programin dhe vendimet e Lidhjes. Propoganda osmane shumë shekullore kish lënë gjurmë mbi popullsinë vendase. Megjithatë patriotët nuk i lidhën këto qëndrime me çështjen kombëtare e mbrojtjen e tërësisë tokësore.

Sipas të dhënave të perandorisë osmane në vitin shkollor 1895-1896 në Dibër funksiononin shkolla fillore si më poshtë :

  1. Në lagjen Zogjej pranuar zyrtarisht nga shteti në vitin 1892-1893 me shpenzime vjetore 3000 groshë 1. Shkolla për të cilën bëhet fjalë ishte shkollë fillore turke. Rustem Lleshi nga Zogjet, si mësues fetar në këtë shkollë ishte i pari që mendohet të ketë ndihmuar për shkollën shqipe. Ai ishte nën influencën e Sait Najdenit, mbante lidhje me Ali Zeqon, Selim Rusin, Shaqir Dacin, nga qyteti i Dibrës së Madhe. Nëpërmjet tyre ai furnizohej me libra e gazeta shqip që vinin nga Sofja, Manastiri e Stambolli për fshatrat e malësisë së Grykës së Vogël e veçanërisht në Bllacë. “ Kam lidhë miqësi me Lleshet, Market e Dacet për do punë që ju do t’i kuptoni më vonë” 2 thoshte Said Najdeni, Ai kish ardhë disa herë në Kullën e Marke e në shtëpinë e Tush Lleshi në Zogje. Në shkolla të vogla të formuara ilegalisht mësonin shqip shumë dibranë. Kështu deri në fillim të vitit 1899 kishin mësuar të shkruajnë e lexojnë shqip më shumë se 300 veta. 3

Më 27 shkurt 1899 në Dibër të Madhe u krijua Lidhja e Dibrës, si degë e Lidhjes së Pejës. Bajram Markja, Tush Lleshi, Jashar Dema nga Homeshi u zgjodhën në Këshillin Arsimor të Dibrës. Komisioni Arsimor Shqiptar i Dibrës së Madhe është Organizata e II-të politiko kulturore që u krijua në Shqipëri pas asaj të Korçës, në kushtet e sundimit osman e cila mori përsipër zhvillimin e arsimit sipas platformës së Rilindjes Kombëtare. 4

Pushtuesit osmanë nuk do të pranonin Vendimet e Lidhjes së Dibrës, prandaj filluan presionet, kërcënimet, burgosjet e internimet. U arrestuan Shyqyri Qoku, Hamdi Ohri, Said Najdeni, Shaqir Daci, antar të Komisionit Arsimor.

Në fillim të marsit 1902 në Peshkopi u bë një mbledhje nën kryesinë e Isuf Bej Karasanit me përfaqësuesit e Dibrës së Poshtëme, Dibrës së Sipërme, Matit dhe u vendos të hapen 7 shkolla shqipe në fshatrat më të rëndësishëm të Sanxhakut të athershëm të Dibrës, Çidhën, Muhur e Luzni (Dibra e Poshtëme), Zogje, Homesh (Dibra e Sipërme ) dhe Lis e Silenjë të Matit 5.

Një mbledhje tjetër më 22 mars në qytetin e Dibrës së Madhe Sali Bej Dohoshishti ftoi përfaqësuesit e Sanxhakut nga Topalltia, Mati, Reka, bashkë me parinë nga Gryka e Madhe, Gryka e Vogël, Luznia, Murra e Lura ku u mbështet mbledhja e Peshkopisë, vendimet e saj, të shpejtohej puna për hapjen e shkollave. Përfaqësues të parisë nga Gryka e Vogël ishin Bajram Markja nga Zogjet e Jashar Dema nga Homeshi.

Për të penguar hapjen e shkollave shqipe vetë Sulltani dërgoi një komision arsimor për hapjen në Dibër të 100 shkollave turke. Askush nuk e përkrahu misionin e këtij komisioni. Dështoi kështu një përpjekje e re për të penguar hapjen e shkollave shqipe. Këto zhvillime nuk kaluan pa pasoja lëvizjen patriotike. U vra pabesisht Shaqir Daci më 1903, një veprimtar i shquar i shkollës shqipe. Vdiq Said Najdeni në moshë të re më 1904 (burgimet e shpeshta e shpejtuan vdekjen e mëmëdhetarit).

Në vitet 1905-1907 erdhi në Zogje një student nga Berati, ishte nga fisi Vrioni. Për veprimtari patriotike ai ndiqej nga autoritetet turke, prandaj gjeti mbështetje e strehim tek Isuf Leka në Zogje. 6 Vrionasi dinte shkrim e këndim dhe mësoi patriotët e ardhëshëm Pëllumb Lleshi, Aqif Lleshi, Man Leka, Ramadan Daci, Iljaz Leka, etj.

Fatkeqësisht mungon informacioni si u mësua ilegalisht shqipja, mungojnë disa të dhëna për të plotësuar kushtet e një shkolle të fshehtë shqipe. Shumë studjues, midis tyre edhe Moisi Murra i quajnë shkolla këto përpjekje të mysafirit të ardhur krahas atyre të Teqes së Bllacës.

Më 23 korrik 1909 u mbajt Kongresi i Dibrës ku siç dihet muarën pjesë edhe përfaqësues nga familjet Lleshi, Markja e Daci nga Zogjet, Demet nga Homeshi dhe Camet nga Viçishti, ndër to, Bajram Markja , Osman e Aqif Lleshi, Maliq Daci e Ramis Daci. Ata votuan për cështjen e mësimit e hapjes së shkollave shqipe, një prej vendimeve të rëndësishme të kongresit. Shpallja e Pavarësisë ngjalli shpresa por shpejt u shuan. Sikurse dihet Dibra u pushtua nga Serbët, pas tyre Bullgarët, lufta ballkanike etj. zvarritën hapjen e shkollave shqipe në Zogje si kudo në Dibër.

Pushtimi austriak më 1916 hapi një dritare të vogël për shkollat. U la i lirë flamuri, u fut e detyrueshme gjuha shqipe në shkolla, etj. Ali Fehmiu, nënprefekt i Peshkopisë në një letër zyrtare që i dërgonte Drejtorisë së Arsimit Shkodër theksonte : “Pasi pështeten nën sundimin tonë edhe tre krahina të tjera, Zerqani, Homeshi e Arrasi në të cilat lypset të ngrihen dhe të hapen edhe 7 shkolla të tjera sikurse po i rradhisim më poshtë:

Krahina e Homeshit 3 shkolla në Zogje, Homesh e Gjoricë

Krahina e Zerqanit 2 shkolla në Zerqan e Bulqizë

Krahina e Arrasit 2 shkolla në Dardhë e Katund të Ri.7

Të drejtën për shkollë e kishin marrë Zogjet, por mungesa e kuadrit për mësues, mungesa e rendit, kushtet e vështira ekonomike dhe lëvizjet politike para vitit 1925 vonuan 7 vjet hapjen e saj. Në shtator 1925 filloi shkolla me mësues Rexhep Baholli nga Dibra e Madhe në shtëpinë e Dulejman Kajës, më 1926 mësues Abdulla Bashtari, pastaj me rradhë Faik Zajmi, Sabri Sakiqi, Sabri Apulja e Ramis Alliu.

Më 1929-1930 u ndërtua shkolla e re në Zogje me inisiativën e Aqif Lleshit por edhe me ndihmën e kryepleqve të Bllacës Said Tasha, Shtushanit Çup Duka dhe të Mersim Lleshit Zogje. Më 1933-1934 për herë të parë erdhën në shkollë dy vajza : Qete Allaman Lleshi dhe Dije Sinan Lleshi. Një vit më vonë filluan shkollën 25 vajza.

Në vitet 1941-1944 punuan si mësues në Zogje Thanas Caka nga Tirana e Kadri Kashari nga Elbasani. Më 1937 filloi shkolla në Kovashicë me mësues Hidër Manjani.

Pas çlirimit u hapën shkollat në të gjitha fshatrat e Grykës së Vogël me kontributin e vetë fshatarsisë, funksionusn kurset kundër analfabetizmit bashkë me reformat e arsimit në vitin 1946.

Tabelë 1

Viti Numri i nxënësveGjithsej Mësues
1926 32 Avdulla Bashtari
1929 60 Ramis Alliu
1931-1932 56 Sabri Sakiqi
1932-1933 35 Sabri Apulja
1933-1934 57     2 vajza Ramiz Alliu
1934-1935 40 Ramiz Alliu
1936-1937 77   25 vajza Ramiz Alliu
1936-1937 79     30 vajza Ramiz Alliu
1937-1938 90   53 vajza Ramiz Alliu
1938-1939 83   25 vajza Ramiz Alliu
1939-1940 Thanas Caka
1940-1941 Kadri Kashari
1945-1946 Aqif Pasholli
1947-1948 Shaqir Shaba

 

Më 1 shtator 1959 hapi dyert shkolla 7 vjeçare Zogje. Drejtor i parë u emërua mësuesi i vjetër Abaz Xhafa. Klasa e V-të për mungesë lokali i vazhdoi mësimet në Kovashicë. Më 1960 u ndërtua shkolla e re 7 vjecare në Zogje, ku ndiqnin mësimet nxënësit nga fshatrat Zogje, Bllacë, Shtushan, Kovashicë, Mazhicë e Topojan.

Më 1 shtator 1969 u hap e filloi mësimet shkolla 7 vjeçare Gjuras

Më 1 shtator 1970 filloi mësimet shkolla 7 vjeçare Topojan.

Në shkollën Zogje kanë punuar mësuesit normalist Abaz Xhafa, Muntaz Nasufi, në Gjuras Hamit Manjani dhe në Kovashicë Hidër Manjani.

Ali Puca diplomuar në Ankara, Turqi, ndërsa Ramis Alliu në Austri.

Shkolla e Zogje është dalluar ndër shkollat e Dibrës në punën mësimore edukative. Në analizat vjetore 1961-1962, 1969-1970, 1972, 1973 të arsimit të rrethit Dibër shkolla e Zogje është rradhitur ndër shkollat pararojë në veprimtarinë e procesit mësimor edukativ, në veprimtaritë kulturore e ato sportive. Në këto rraporte përmenden me emra mësuesit Abaz Xhafa e Ramiz Leka si drejtor shkolle, Ahmet Tomja, Mendu Dema, Mehdi Dema, Latif Dumani, Zabit Shehu, Mentas Nasufi, Xhevat Jella, Bardhule Leka, Agim Xhafa si mësimdhënës, Hamdi Dumani, Rabije Leka, Mimoza Leka, Shukri Xheleka si veprimtar kulturor e fiskulturoro sportive.

Tabelë 2: Viti shkollor 1967-1968 Shkolla 7 vjeçare Zogje

Cikli i ulët 7 shkola 328 nxënës
Cikli i lartë 113 nxënës
Shuma 441 nxënës

Tabelë 3 :                       Viti shkollor 1974-1976

Fshati NxënësCikli i ulët Mësues
Zogje 53 Ali Kaja, Dylbere Toçi
Bllacë 56 Muharem Alimani, V.Alimani
Shtushaj 35 Osman Leka, Latif Dumani
Mazhicë 53 Haki Kaci, Isuf Kaja
Topojan 60 Sulë Xhafa, Demir Krrusa
Kovashicë 48 Dallëndyshe Xhafa, Lirie Toçi
8 vjeçarja 182 14 mësues
Shuma 576 26 mësues

 

Tabelë 4 :     Viti  2011                                                   Tabelë 5 :                     Viti 2015

Ciklet : Nxënës Mësues Ciklet : Nxënës Mësues
Cikli i ulët      124      7 Cikli i ulë        79        7
Cikli i lartë        118      7 Cikli i lartë        95        6
Shuma:      242    14 Kopësht        36        3
Shuma:      210      16

 

Nga viti 1925 deri më sot kanë dalë nga bankat e shkollës Zogje dhe fshatrave të tjerë 85 mësues, 25 mjekë e infermjerë, 20 oficerë, 10 agronomë të lartë e afro 300( ? )të mesëm, 15 mekanikë e elektriçistë e teknologë, 10 inxhinjerë e dhjetëra teknikë të minierave e gjeologjisë. Ato kanë punuar e punojnë me ndërgjegje e pasion në shumë sektorë të ekonomisë sonë. Shumë familje kanë sakrifikuar e ndihmuar në kohë të vështira lufte e paqe për shkollën, hapën shtëpitë për shkolla, kontribuan me punë vullnetare për ndërtimin e objekteve të reja shkollore, dhanë shem,bull për dërgimin e vajzave e djemve në shumë shkolla të qyteteve tona. Ka prej tyre që për arsimin kanë punuar disa breza si Jashar Zeneli Bllacë, Rustem Lleshi Zogje, Abaz Xhafa Kovashicë, Mule Dumani Shtushaj, Osman e Demir Leka Zogje, Ramis Leka Kovashicë, etj. Pas tyre mund të përmendim Muharem Alimani Bllacë, Haxhi Leka Zogje, Latif Dumani Shtushaj, etj.

90 vjet, tre breza nuk janë pak për një shkollë. Ajo ka krijuar një eksperiencë e përvojë që përbën një thesar të çmuar në punën për edukimin e brezit të ri. Mësuesit e drejtuesit ndrrohen, kualifikohen, përtërihen e zevendësohen ashtu si vetë brezat e nxënësve. Sot shkolla jonë e Zogje ka mësues të rinj dhe drejtor Jetonin punëtor, energjik e të papërtuar. Si nxënës i kësaj shkolle 55 vjet më parë por edhe mësues në vite 1968-1970 ndjehem krenar për shkollën ku kam mësuar, fshatin tim ku jam rritur, për bashkëfshatarët e moshatarët e mi, për kolegët që punojnë e mësojnë fëmijët tonë me durim e pasion.

Nga zemra ju uroj 90 vjetorin e shkollës bashkë me urimet për suksese në realizimin e detyrave që shtron shoqëria jonë para shkollës.

  1. “Dibra dhe Etnokultura II” faqe 80
  2. Sotir Temo “Said Najdeni” faqe
  3. Ali Vishko “ Dibra dhe Etnokultura faqe 82
  4. Kristo Frashëri “Histori e Dibrës” faqe 312

5, Hysni Myzyri“Dibra dhe Etnokultura II” faqe 87

  1. Osman Leka Kujtime marrë nga Moisi Murra, cituar edhe në librin Aqif Lleshi 2005 faqe
  2. Ali Fehmiu Nënprefekt i Peshkopisë N 425 Letër Nr.378 datë 16.3.1917

 

S'KA KOMENTE