Mësuesi dhe përballja me frustacionet

129

Mësuesit janë të ndryshëm, disa janë më efektivë se të tjerët, disa kanë rendiment më të kufizuar. Kur themi të kufizuar kemi nënkuptuar edhe koefiçentin e inteligjencës dhe fuqinë për të ndërtuar ide të reja në situatë, sipas terisë së sotme moderne konstruktiviste për mësimnxënien. Përfytyroni përvojën personale të mësuesve që keni kaluar.  Sa të vërtetë kanë qenë ata në ushtrimin e autoritetit shkencor, moral, intelektual e kulturor. Disa të shquar në sensin, për të vendosur një atmosferë të favorshme në klasë, ku nxënësi të ndjehet estetikisht mirë dhe t’i krijohen ndjenjë simpatie në pozicionin e nxënësit.  Çdo profesion ka probleme e frustracione.  Duhet të mësoni të përballoni problemet e shumta, që janë një tipar i paevitueshëm i edukimit shkollor.  Si të përballoni frustracionet. Të kuptojmë veten, që të mos pushtohesh  nga ngjarje, që nuk i kontrollon dot.  Ata që kuptojnë dhe pranojnë veten janë më të prirur të kuptojnë e të pranojnë tjetrin.  Të rrisni vetëkuptimin.
Kur kupton se një teknikë standarde gjatë mësimdhënies, nuk është e realizueshme për ju, kërko një mënyrë të re për të vepruar, mos vazhdo në të njejtën gjendje ankthi.
Veçoni vetëm ato pjesë të problemit, të cilat mund të zgjidhen dhe mos u shqetësoni shumë për pjesën tjetër.
Nëse  presioni rritet,  dhe puna të bëhet e lodhshme, përpiquni të eliminoni apo pakësoni pak prej tij.  Për shembull, nëse ju duhet të  vlerësoni me notë në fund semestri  5 klasa, mos jepni detyrën deri sa të ndiheni të sigurtë se ju mjafton koha fizike e korrigjimit.
Për gjëra të panjohura në një situatë të dhënë dhe kur nuk je në gjendje të krijosh zgjidhje në kontekstin problematik, pyesni drejtorin ose mësues më të vjetër për t’ju dhënë ndihmë. Ka raste  kur duhet vetëm pak eksperiencë  për të gjetur një zgjidhje të thjeshtë. Sepse edhe në shkollën tuaj precedentët dhe zgjidhjet mund të jenë shembëlltyra të gatshme.  Për të ndikuar  si një mësues frymëzues, duhet të shfaqeni shumë të motivuar dhe të kënaqur me jetën duke shfaqur prirje pozitive gjatë interpretimit te problemeve dhe çështjeve që argumenton. Sensi pesimist ndikon negativisht në mësimdhënie. Mësuesi duhet të jetë një natyrë optimiste dhe të ndajë këtë ndjenjë me të tjerët.
Në kushtet  kur shkolla nuk favorizojn botën tënde psikologjike, bëj një përpjekje për të arritur kënaqësinë jashtë saj, për të ruajtur ekuilibrat shprtërorë dhe për t’u ndjerë i lumtur dhe i plotësuar. Këtë mund t’ua trgosh edhe të tjerëve për të kuptuar që je i plotësuar në kredon personale. Duhet zhvilluar një hobi.   Gjatë psikoterapisë është e nevojshme që të  shkarkosh tensionet dhe të zhvendosesh në ide dhe rrafshe të reja psikomorale. Bisedat dhe komunikimi publik të tërheq vëmendjen dhe të pështjellon në situata të reja, gjendje të reja dhe sfumon frustacionin e krijuar.  Shqetësimi është mirë të ndahet me të tjerë duke e deklaruar atë pa komplekse, bashkëbiseduesi mund të ketë situata të ngjashme dhe kontribuon në zgjidhje.  Një variant i mirë për të devijuar nga frustacioni është edhe ndjekja e veprimtarive në grup, ku je i detyruar të dëgjosh të tjerët në mbledhje, konferenca, diskutime kolektive etj., si terapi grupi. Përpiqu të kërkosh invariante humoristike të jetës, për të balancuar ekuilibret deluzive dhe mërzitjet.
Aktiviteti fizik është shumë i nevojshëm për të shkarkuar tensionet. Përfshirja në aktivitete krijuese realizon ndjenja të reja estetike si kënaqësi e gëzim dhe lubrifikon muskujt e tendosur të nervave duke riaftësuar trurin në hapësirën e përpunimit dhe perceptimit estetik të realitetit.
Kështu mësuesi është efektiv në instruktim dhe shmang ndëshkimet dhe qëndrimet subjektive ndaj nxënësve.
( Shumë nxënës e kuptojnë këtë. Ata e përcaktonë mësuesin si të jenë një barometër modern psikometrik duke thënë thjeshtë:       “sot ishtë në të mirat, mësuesi” ose ” kujdes se sot mësuesja qenka në të këqija”. Një ndihmë për mësuesin mund të jetë edhe psikologu i shkollës nëse ai është në lartësinë e duhur shkencore dhe profesionale. Nëse është një person erudit, studiues dhe skrupuloz, ai mund të ndihmojë shumë në shkollë për nxënësit dhe për mësuesit përsa i përket frustacionit që induktohet herë pas here në marrëdhëniet mësues-nxënës. Gjatë shfaqjes së frustacionit duhet të ndërhyhet shpejt pasi rritja e tij të çon në neurozë dhe të krijohet psikozë që është më e vështirë ta shërosh pasi të ketë lënë gjurmë në kujtesë. Për ndihmë profesionale kemi nevojë të gjithë kush më shumë e kush më pak. Duke thelluar përvojën tonë profesionale do të kemi padyshim shëndet mendor më të mirë. Analiza e konflikteve që vijnë si dilema të prendshme të personalitetit të njeriut dhe konfliket që vijnë si ballafaqim dhe ekspozim ndaj faktorëve negativë dhe kundërvënës natyrisht kërkojnë një kundërqëndrim të menduar dhe të projektuar për të arritur rezultate pozitive për ta bërë punën më të bukur dhe jetën me të lumtur.

 

S'KA KOMENTE