Mos po hakmerret natyra ndaj nesh?!

383

Na mori lumi, është një shprehje e përdorur kur humbet shpresa dhe ti ndihesh i pafuqishëm, pa vullnet pa forcë për të përballur i vetëm për të zgjidhur problemin që po kalon, ku ne këtë rast përballesh me katastrofën natyrore, ku të gjithë fajin ja drejtojm shtetit i cili nuk po mer asnjë përgjegjësi që i takon ne zgjidhjen e ketij problem që vazhdon të përsëritet gjithmon dhe madje me kohë shumë të shkurtër nga e para, gjithmonë premtohet hera e fundit që ndodhin përmbytjet e do u jepet zgjidhje por përsëri harrohet mos ndoshta problemi ka kalur te problem (Shteti) që nuk po i jepet zgjidhja me vite me rradhë. Mos këta përmbytje ishin dhurata e vitit te ri ku gjithmone është festuar me dëborë e për vite me rradhë ajo ka munguar. Me mijëra hektarë tokë bujqësore në të gjithë vendin gjendet ende nën ujë si rezultat i vërshimit të ujarëve dhe dëmet materiale në prodhime bujqësore dhe blegtorale janë të konsiderueshme. Po ashtu  dëmet e shkaktuara në tokat bujqësore në të gjithë vendin nga përmbytjeve të ditëve të fundit janë të pa llogaritëshme.
Shqipëria noton në ujë, sot fatet e mijërave shqiptarëve ndodhen në mëshirë të fatit me sytë nga qielli që loton pa pushim dhe me këmbët e tyre të mbuluara me ujë, kjo gjendje ndodhet prezente në shumë qytete të vendit tonë. Mos ështe faji i motit apo është faji i shtetit për dëmtimet të pafundme e pa kriter të pasurive natyrore ( tokë, ujë, pyje, ajër) për keqmenaxhimin e fondeve,  nuk disponohet asnje plan per basenet e vendit, projeket për rimëkëmbien e shtretërve të lumenjve, forcimin e digave, argjinaturave, pastrimin e kanaleve kullues, ku mund të themi me pak fonde dhe njerëz që kanë vullnet të mbrojne pasurinë kombëtare nuk do të ndodheshim në këtë situatë që përsëritet cast pas çasti, gjithmonë premtohet që situatë është nën kontroll, por asgjë nuk ndodh në fund ngelet përsëri problem pa zgjidhje. Gjithmonë premtohen por gjithmonë ai që vuan është populli, me shtëpi të shkatërruara, me tokë të ndotur, me dëme materiale, e blegtoriale, Për ta, gjithçka është dërrmuese, shifrat janë tronditëse. Shqipëria, veçanërisht ajo fushore, përjetoi një prej përmbytjeve më të mëdha të viteve të fundit. Fatkeqësia natyrore  rrënoi e shkatërroi mijra hektarë toka, mori me vete mijë krerë bagëti e fundosi qindra banesa. Ne nuk mund të ndalojmë shirat së rëni apo rrjedhjen e ujërave sipërfaqësore jashtë shtratit. Këto janë ngjarje natyrore por gjithsesi mund të bëhet dicka serioze për të parandaluar ato.
Këtë rradhë përmbytjet nuk harruan dhe verilindjen e vendit konkretisht Bulqizën ku lumej përrenj vërshuan në tokat bujqësore gërryen rrugët e çka ju doli përpara. Lumi Drin doli nga shtrati nga prurjet e tepërta dhe dëmtimet që shtrati i tij ka pësuar vitet e fundit, me dëmtimet e argjinaturës, heqjen e pllakave në kanalet vaditëse të tokës bujqësore, prejen e pemeve rreth shtratit duke mos bërë zëvendësimin e tyre, hedhjen e mbeturinave te shumta. Te njejtat situate perjetuan dhe banoret e Fushë- Bulqizës në fshatin Kocaj 1 dhe 2. Zalli i Bulqizës doli nga shrati në fshatin Zall- Sopot duke hyrë e gërryer tokën bujqësore. Shumë përroj kanë gerryer tokat pyjore dhe disa pjesë të rrugës që lidhin fshatrat e zonës duke vështirësuar rëndë qarkullimin. Dihet se përkeqësimet e padëshirueshme të situatave dhe pasojat që shkaktohen direkt nga ndryshimet e faktorëve klimaterikë, akoma deri më sot, në një farë mënyre nuk mund të jenë nën kontrollin e plotë të njeriut kur ata ndodhin nëse nuk merren masa të parakoshme. Të gjitha këto që ndodhin janë pasoja të ngrohjës globale ku janë shkatuar nga dora e njeriut, por në shkallë globale. Duke shtuar sasinë e gazrave me efektin serë po prishet qarkullimi i masave ajrore, kjo e shoqëruar me ardhjen e këtyre fenomeneve të jashtëzakonshme. Dora e Njeriut dhe politikat e gabuara e kanë dëmtuar shumë mjedisin. Një nga faktoret që lidhen me këtë dukuri është Dëmtimi i bimësisë që mbrojnë kundër përmbytjet. Mbjellja e sa më shumë pemëve ndihmon përthithjen e reshjeve nga toka por duhet të jenë sipërfaqe të mëdha të pyllëzuara për të bërë një ndryshim të vërtëtë. Pemët e prera gjithashtu mund të hidhen në përrenj në zonat e pyllëzuara dhe të ndihmojnë në shtyrjen,  devijimin e ujërave nëpër zonat përreth, por që dëmtimet e pyjeve, shpyllëzimet pa kriter në Shqipëri, shtratet e lumejve plot baltë e mbeturina, kanë sjellë këto situata që ne përjetojmë. Duhet të ndalet kategorikisht dëmtimi i bimësisë në pellgun ujëmbledhës dhe shtratet e lumejve ku duhet punuar për të rritur kapacitetin përcjellës të ujit. Te ndalohet shkatërrimi i pyjeve, duhet të bëhet një plan afatgjatë për të ripyllëzuar ato zona që janë krejtësisht të zhveshura. Duhen mirëmbajtur argjinaturat , duhet mirëmbajtur i gjithë sistemi kullues. Nuk duhet kujtohemi për problemin vetëm kur ai ndodh dhe në atë cast nuk mund të bëjmë asgjë. Nëse nuk shikojmë me rëndësi të gjithë për mbrojtjen ndaj mjedisit, nese ne nuk ndalojmë shkatërrimet mjedisore, Nëse nuk merren masa afatgjata, situata më katastrofike do kalojm dhe nëse jeni akoma duke pyetur, nëse do të vazhdojë të bjerë shi dhe ado të ketë me përmbytje në Shqipri, përgjigjia është fatkeqësisht: Po.

S'KA KOMENTE