Memoria historike e kombit

KUSHTUAR LEGJENDËS NË KUFIRIN E DY KOHËVE

220

Ndonëse po mbush një shekull jetë, ai ka një kujtesë fenomenale dhe erudicion të jashtëzakonshëm, që do t’ia kishin zili të gjithë. Kështu e kemi parë dhe ndjekur me interes të jashtëzakonshëm në takime e mjedise publike, si dhe në debatet, emisionet e dokumentarët televizivë. Madje, siç është shprehur shkrimtari i mirënjohur Teodor Laço, “Ai është një dëshmi për kohën që kemi lënë pas, për një kohë tepër të gjatë, si dhe vetë jeta e tij”. Gjeneral-Lejtënant Rrahman Parllaku është midis nesh me barrën e 97 viteve të tij, që si rrallëkush, i mbart me freskinë fizike, me mprehtësinë e gjykimit, me fjalën që nuk bie përdhè, me gjallërinë dhe energjinë e një burri shteti. Ai është memoria historike e kombit….
Pikërisht për këto merita, i vetmi “Hero i Popullit” i gjallë, që i mbijetoi Luftës së II-të Botërore dhe terrorit komunist është nderuar nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani me dekoratën “Nderi i Kombit”. Ai tashmë është në prag të ditëlindjes së tij të 97-të.
Nëntëdhjetë e shtatë vjet është një kuotë shumë e lartë. Por gjeneral Parllaku ka meritën se e ka rritur këtë kuotë të lartë, megjithëse i është dashur të përballojë shumë furtuna gjatë jetës. Ç’është më kryesorja e ka arritur jo i drobitur, por në formë të shkëlqyer fizike dhe mendore, një formë që do ta kishin zili edhe të rinjtë. Dhe duke perifrazuar sërish shkrimtarin e madh T.Laço:“Nga jeta e një Matuzalemi si Ai, na ulet këmbëkryq
historia. Nga lufta dhe përkushtimi i tij atdhetar na vjen një model për t’u ndjekur”….

Shfleto LIBRIN

S'KA KOMENTE