Faik Ballanca nderohet në 70-vjetorin e lindjes

Vajza e Faik Ballancës, Erinda Ballanca dhuroi disa kopje të romanit të fundit të Faik Ballancës, “Nomeja e Largët”

557
Më 13 Nëntor 2015, në Sallën e Këshillit të Komunës, Dibër e Madhe u zhvillua aktiviteti për nder të 70 vjetorit të shkrimtarit të shquar Dibran, Faik Ballanca.
Aktiviteti u mbështet nga Kryetari i Komunës, Z. Rruzhdi Lata dhe Biznesmeni nga Dibra, Mexhit Capa (Administrator i Llixhave).
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të pushtetit vendor nga Komuna Dibër, Bashkia Bulqizë, drejtues të Gjimnazit dhe të Shtepisë së Kulturës, shkrimtarë dhe studjues nga Kosova, Dibra, Mati, Gostivari, nxënës të gjimnazit 28 Nëntori, Dibër e Madhe.
Fjalën e hapjes e mbajti Z. Rruzhdi Lata, Kryetar i Komunës Dibër. Shkrimtari dhe studjuesi Pandeli Koci (shok i ngushtë i Faik Ballancës), drejtoi punimet e këtij aktiviteti, si dhe foli për jetën dhe veprën e shkrimtarit të shquar, Faik Ballanca.
Studjuesja nga Kosova, Bleta Qormemeti, studjuesi dhe kritiku Mexhit Prençi, shkrimtari dhe studjuesi Vasil Premçi, shkrimtari Nebi Samarxhi, poeti Basir Bushkashi, shkrimtari dhe publicisti Hysen Uka mbajtën kumtesa për veprën letrare të Faik Ballancës, duke evidentuar nivelin e lartë të tregimeve, novelave dhe romanit të Faik Ballancës, strukturën e të shkruarit, vecoritë e gjuhës së shkruar në tregime e novela dhe personazhet kryesore – si njerëz të thjeshtë, duke i pershkruar me detaje qe i kane qendruar kohes. Shkrimet e Faik Ballancës, sot lexohen me endje dhe dëshire nga brezat e rinj.
Në përfundim të kumtesave, nxënës të Gjimnazit “28 Nëntori”, lexuan me mjeshtëri, pjesë nga tregimi “Mbaje pallton çun”.
Vajza e Faik Ballancës, Erinda Ballanca dhuroi disa kopje të romanit të fundit të Faik Ballancës, “Nomeja e Largët” dhe në veçanti Bibliotekës së Gjimnazit Dibër dhe Bibliotekës së Qytetit Peshkopi. Gjithashtu kritiku Mexhit Prençi u dhuroi kopje të librave të tij me kritika letrare.
Në koktejlin që shtroi Kryetari i Komunës Dibër e Madhe, Z. Rruzhdi Lata të pranishmit shkëmbyen mendime për veprën e Faik Ballancës dhe për letërsinë Shqipe.
Biznesmeni Mexhit Capa shtroi një drekë për nder të familjes së Faik Ballancës dhe të të ftuarve e miqve nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia.
Disa TV evidentuan aktivitetin.
U festua 90 Vjetori i shkollës shqipe në  Zogje 
Në kuadrin e këtij jubileu, u zhvilluan  një  sërë  veprimtarish
Sesioni Jubilar, i mbajtur me këtë rast,  u hap me përshëndetjen  e Drejtoreshës së Zyrës  Arsimore të Bashkisë Bulqizë, Znj. Bedrie  Manjani.
Në fjalën e saj të përshëndetjes, ajo kujtoi përpjekjet  e mëdha që kanë bërë patriotët e kësaj zone, në luftë më pushtues të ndryshëm, për mësimin e gjuhës amtare.  Kujtoi  dallëndyshet e para , mëses-nxënës,  të kësaj shkolle. Në vazhdim  nuk la pa përmendur,  arritjet  në  sistemin ri arsimor dhe  punën e mirë të  mësuesve  të kualifikuar e të përkushtuar.     E  mbylli  fjalën e saj, me urimin  për  ngritjen akoma më lart  të rrezultave  të arrira, duke shfrytëzuar përvojën e trashëguar,  të gërshetuar me  informacinin  e pamunguar mbi të rejat  shkencore.
Trajtesën  ”Lufta e patriotëve dibranë për hapjen e shkollës shqipe” e mbajti ish nxënësi dhe ish mësuesi i kësaj shkolle, studjuesi, Zabit Lleshi.  Në këtë trajtesë ai, me referenca bindëse, tregoi rrugën e gjatë dhe të mundimshme të patriotëve  dibranë, deri sa bënë të mundur hapjen e shkollave shqipe. Hapja e shkollës shqipe në Zogje qe rrezultat i harmonizimit  të  luftës  të patriotëve në  mbarë trevat e Dibrës dhe në veçanti ata të Grykës  së  Vogël, si: Tush Lleshi, Bajram Markja, Jashar Dema, Shaqir Daci, Mersim Dema, etj.  Materiali i trajtuar  për  vet përmbajtjen, saktësinë dhë eskluzivitetin, për këtë zonë, u ndoq me mjaft interes dhe kurreshtje mbresëlënëse.
Trajtesën  “Mësuesit e ardhur, ndihma për konsolidimin e shkollës”, e mbajti ish- mësues i kësaj shkolle, Z. Mehdi Dema.   Në këtë trajtesë, para emërtimit të mësuesve  që kanë kontribuar,  me punën e tyre të lavdërueshme, në shkollat e kësaj zone, në përballje me mjaft vështirësi që sillte koha dhë tereni i kësaj zone  malore; në përshëndetjen e të pranishmëve, mësues e të ftuar, u veçua përshëndetja për birin e kësaj zone,  Z. Zabit Lleshi;  për kontributin e dhënë në përgatitjen dhe organizimin  e  këtij evenimenti dhe jo vetëm,  me shumë vlera dokumentare-historike  për zonën.  Në kujtim të ish-mësuesve në shkollat  e Zogje, që s’u kursyen për të dhënë maksimumin e energjive  fizike e mendore  të tyre, por që  s’e  jetojnë  në  këtë  ditë, u propozua të mbahej një  moment   heshtjeje…  Kjo trajtesë u mbyll duke ftuar mësuesit aktualë për të shpjerë më tej, e më mirë,  stafetën që koha  u a  ka besuar  ta mbajnë në dorë.
Trajtesën “Shkolla e Zogje, pika e nisjes për përgatitjen e kuadrove ”  e mbajti ish- nxënës dhe  ish-mësues i kësaj shkolle,  Xhevat Jella.  Trajtesa pati mjaft interes,  se nxori në pah emra të kuadrove të dalë nga kjo zonë, në të gjitha fushat e jetës.  Shumëllojshmëria e profesineve; mësues, agronomë, mjekë, ushtarakë, inxhinierë, juristë, ekonomistë,etj.  dhe numri i madh i kuadrove, të sistemuar në këtë trajtesë, tërhoqi  vemendjen e dëgjuesve.
Trajtesën “Shkolla e Zogje në 90 vjetorin e saj”,  e mbajti drejtori i kësaj shkolle, Jeton Lika.  Me retorikën e tij mjaftë  rrjedhëse,  ai dëshmoi jo vetëm për rezultatet  impresionuese në punën e filluar nga stafi, në moshë mjaft të re  i kësaj shkolle, por në  fjalën  kopetente të tij,  në sytë e tij shprehëse,  shihje optimizmin, premtimin dhe shpresën e një të ardhmjeje  të ndritëshme drejt  ritmeve  të  kohës.
Për rrezultatet e arira në këtë shkollë dhe punën e  mirë për realizimin e këtij evenimenti, përshëndeti  Administratori i Njësisë Administrative, Z. Nard Daçi.
Në atmosferën e bukur të kësaj vjeshte-verë, në ditën plot dritë e freski pranverore, të  zbukuruar nga  kostumet e shumta popullore-krahinore,  plot  larmi ngjyrash e stolishë, që konkuronin natyrën e bukur të bimësisë, kurorë  për reth,  të veshur bukur nga  shumë djem e vajza nxënëse, nën kujdesin e mësueseve të apasionuara;  mori fjalën të përshëndesë  këtë  eveniment, Kryetari i Bashkisë Bulqizë, Z. Melaim Damzi.  Duke uruar për punën e mirë të bërë nga stafi i ri dhe apasionuar i shkollës me dëshirën e mirë për të qenë sa më të shkolluar e bashkëkohor,  mes  entusiazmit në  sytë e nxënësve, premtoi në emër të tij,  se në  bashkëpunim  me zyrën  arsimore, do t’u qëndronte  gjithëmonë shumë pranë për të zgjidhur çdo problem të shkollave në Zogje, për t’u bërë ato ndër shkollat më të mira në Bashki.  Në vazhdim atmosfera u ndez nga këngët, recitimet dhe vallet e bukura të grupit artistik të shkollës. Në vallet e bukura plot ritëm e  gjallëri,  nuk mbetën pa u përfshirë  dhe mësues e të ftuar.
Evenimenti u mbyll me një kokteil modest por me shumë atmosferë.

S'KA KOMENTE