“Roberimi i Ujit” – Ndikimi mjedisor i HEC-ve të vegjël në rrjedhën ujore

Shoqata “Ekspertet e rinj mjedisor” shpreh shqetësimin lidhur me ndertimet në Rrethin Bulqizë “Në ndërtim e sipër të HEC-ve janë shkatërruar hektarë me pyje dhe tokë, ku nuk është zbatuar asnjë lloj standardi mjedisor apo kushtet e lejes që ata kanë për mbjellje, rehabilitime, etj.

386
Në Konferencën  Kombëtare “Roberimi i Ujit”, që u mbajt para disa ditësh në Hotel Tirana International, Shoqata “Ekspertet e rinj mjedisor” shprehu shqetësimin lidhur me ndërtimet në Rrethin Bulqizë. Ky studim u ndërmor nga Qendra Rajonale e Mjedisit Shqipëri në bashkëpunim me Shoqatat e tjera, INCA, ËËF etj, që veprojnë në Shqipëri e që dhanë kontributin e tyre për shqetësimin që po ndodh me ndertimin e  HEC-ve. Drejtori Ekzekutiv i SHERM Danjel BICA, shprehu shqetësimin e tij për Bulqizën dhe të banorëve që kanë protestur për këto ndërtime, sidomos për atë të Martaneshit, për Liqenin e Sopes që ka një demtim katastrofik në mjedis. Po ashu dhe atyre të Valikardhës për ndërtimin që po bëhet në  vende objekt të Trashëgimisë Kulturore te Liqeni Zi. Banorët shprehen se do të mbeten pa ujë nga ndërtimi i ketij HEC-i pasi atje buron uji i tyre vaditës. Në ndërtim e sipër të HEC-ve janë shkatërruar hektarë me pyje dhe tokë, ku nuk është zbatuar asnjë lloj standardi mjedisor apo kushtet e lejes që ata kanë për mbjellje, rehabilitime, etj. Uji është vetë jetesa në tokë ku ai duhet menaxhuar me kujdes jashtezakonisht të madh sepse pa të nuk ka jetë.
Kjo panoramë energjetike, vazhdon të diktojë politikën e qeverisë ndër vite, këshilluar dhe nga programet e Institucioneve Financiare Ndërkombëtare duke parë si zgjidhje vetëm diversifikimin gjeografik të hidroenergjisë, dhe jo diversifikimin e burimit energjetik. Kjo ka çuar në licencimin përmes politikës konçesionare të 501 HEC-eve të vegjël dhe të mesëm, referuar AKBN, përgjatë rrjedhave ujore të shumta që ka vendi duke e zhvendosur problemin energjitik në problem mjedisor dhe ujor në basenet e vendit.
Alternativa mjedisore për HEC-et e vegjël 1 në Shqipëri është një studim alternativ i sjell nga shoqëria civile mjedisore në Shqipëri, që hulumton proçesin e zhvillimit të shpejtë të sektorit të energjisë hidrike në të gjithë vendin, kundrejt ndikimit të vërejtur në mjedis dhe atij të pritshëm. Ky studim përfshin punën e kryer nga një ekip ekspertësh gjatë periudhës Shkurt-Korrik 2015 duke përdorur një metodikë gjithëpërfshirëse që konsiston në:
i) analizë kërkimore,
ii) takime direkte,
ii)diskutime në grupe të fokusuar,
iii) plotësim pyetësorësh,
iv) dhe sesione konsultimi me organizatat e shoqërisë civile.
Studimi synon të sjellë në një dokument të vetëm elementë alternativ të zhvillimit të sektorit të HEC-eve, i cili shikon jo vetëm nevojën për energji, por ndikimin real pozitiv dhe negativ të këtij. zhvillimi në sektorët social, ekonomik dhe mjedisor. Përfituesit direkt të këtij studimi janë komuniteti shqiptar, organizatat e shoqërisë civile, vendimmarrësit lokalë, institucionet shtetërore në veçanti, sektori privat dhe media. Njëkohësisht, ky studim – i pari në llojin e tij – i shërben studiuesve dhe botës akademike në përgjithësi si dokument bazë për të avancuar kërkimin shkencor në fushën e ndikimit të HEC-eve në mjedis.
Përmbledhje e gjetjeve kryesore:
1. Zhvillim i sektorit të HEC-eve të vegjël nuk bazohet në dokumente analizash të kapaciteteve dhe potencialit të mundshëm. Nuk ekziston asnjë dokument zyrtar publik, i cili të dëshmojë dobishmërinë dhe kufizimet e këtij zhvilllimi. Për rrjedhojë ka një mungesë vizioni, politike dhe strategjie të qartë kombëtare rreth këtij sektori.
2. Kontributi ekonomik i këtij sektori, kundrejt efekteve negative të tij është pothuaj i parëndësishëm. Kontributi i sektorit të energjisë elektrike si rrjedhojë e licencimit të 501 HEC-eve të vegjël, të mesëm dhe të mëdhenj mendohet të jetë vetëm 2% e PKB2, ndërsa kontributi total i turizmit në PKB e vendit mendohet se është 13.9% për 2013.3
3. Zhvillim i sektorit të HEC-eve nuk merr parasysh, në asnjë rast faktorët kumulativ të investimit dhe të efekteve që ka akumulimi i ujit për përdorim energjie në pjesën e poshtme të lumit deri në derdhjen në det. 4.Planifikimi dhe ndërtimi i HEC-eve rezulton një proces me përfshirje të ulët ose mospërfshirje të publikut të prekur, gjë e cila ka shkaktuar raste konfliktesh që në fillimin e punimeve.
Si rrjedhojë e gjetjeve të studimit, rekomandojmë:
– Pezullimin e procesit të licencimit të HEC-eve të tjera në vend, në formën e një moratoriumi me një afat fillestar 3-vjeçar.
– Rishikimin e gjithë praktikës së licencimit të HEC-eve ekzistuese duke përfshirë ato që kanë nisur ndërtimin dhe atyre që akoma s’kanë nisur nga ndërtimi me qëllim disiplinimin e tyre dhe/ose anullimin e atyre që janë në shkelje flagrante me legjislacionin vendas mjedisor.
– Hartimin e një Politike Kombëtare të qartë dhe transparente që përfshin përgatitjen e:
i) Master Planit Kombëtar për gjithë lumenjtë në vend dhe kapacitetin e tyre hidroenergjetik duke përcaktuar ku lejohet të ndërtohet dhe ku jo:
ii) hartimin e Planeve të Menaxhimit të baseneve lumore; iii) dhe Vlerësimin Strategjik Mjedisor për çdo plan menaxhimi të baseneve.
Ne Fund të konferencës u arrit me një rezultat që duhet anulluar ndërtimimi ë këtyre Hec-ve të shumta pasi panora mjedisore është më e vleshme dhe më fitimprurëse për qeverinë sesa  energjia që ata do të prodhojnë  në mënyrë të llogaritur.
Shoqatat pjesëmarrëse arritën me firmosjen një peticioni të cilat ja dërguan Kryeministrit të Shqiperisë të reagonte për këtë shkatërrim masiv që po i bëhet vendit tonë.
Pasi qeveria akoma nuk ka një studim të mirëfilltë sesa ujë kemi në sa janë rezervat natyrore në Shqipëri. Në përfundim të konferencës u nënshkrua një kërkesë drejtuar qeverisë shqiptare për moratorium për ndalimin e dhënies së licensave për ndërtimin e HEC-ve për një periudhë tre vjeçare.
Në konferencë morën pjese përfaqësues të Kuvendit të Shqipërisë, të AKZM, të OJF-ve mjedisore, specialistë të mjedisit, etj.

S'KA KOMENTE