Moglica, poeti nga Okshtuni që frymëzon kryeministrin kanadez

Pena e poetit Elliott Moglica kontribuon nësjelljen e ndryshimeve pozitive në politikën kanadeze

438
Poeti Elliott Moglica, me origjinë shqiptare (nga Okshtuni), prej vitesh ka qenë mbështetësi i flaktë i Justin Trudeau-t për zgjedhjen e Tij si Kryetar i Partisë Liberale Kanadeze (partia qëndrore kanadeze). Gjatë zgjedhjeve Liberale për Leadership, Elliott Moglica kontribuoi me numurin mëe të madh të mbështetësve.  Po ashtu, nga fillimi i vitit 2012 deri në shtatorin të 2015-s, Elliott-i, e përdori edhe penën e tij poetike duke kompozuar dhe botuar dy libra poetik dedikuar Justin-it. Libri i parë u be publik në mars të vitin 2014, i titulluar Burri i Protontë: Justin Trudeau (në anglisht) “The Proton Man: Justin Trudeau”. Kjo vepër mjeshtrore artistike është një poemë klasike me katër-kapituj (canto) multi-style dhe ka githsej 1,215 linjat e vargut, që motivon Kanadanë per Kryeministrin e saj të ardhshëm. Shkrimtari Moglica nuk pushoi së mbështeturi dhe shkruari për Justin-in. Në pranverë të vitin 2014 ai nisi kompozimin edhe të vëllimit të dytë. Ndërsa vazhdoi studimin e tij artistik dhe kërkues rreth “Poezia dhe Politika” (‘Poetry & Politiks’) – Moglica vazhdoi ta përdorë fuqinë e poezizë në perfeksionimin e politikës. Vëllimi i dytë u bë publik në shtator të 2015-ës. Duhet theksuar se të dy vëllimet kanë një mbeshtetje tepër të madhe në Tëitter.
Duke i shqyrtuar me kujdes dhe përmbledhur dy librat e fundit, “The Proton Man: Justin Trudeau” dhe “The Protonic Guardian: Justin Trudeau”, mud të them me bindje se Elliott Moglica e ka treguar veten si një penë e fuqishme e tipit shekspirian. Elliott-i po kthen “politikën helmuse” në  “politinën positive”, duke luftuar me dituri, mençuri dhe penë për ta bërë botën një vënd më të lumtur, të drejtë e të lirë.   Me 24 tetor 2015, Zonja Katie Telford, Bashkë-kryetare e Fushatës Kombëtare të Partisë Liberale të Kanadasë (“National Campaign Co-Chair, the Liberal Party of Canada”), i shkruan Elliott Moglicës në “Tëitter” (përkthim) “… Faleminderit Elliott! Juve na keni mbajtur neve të gjithëve të inspiruar dhe me buzëqeshje për tre vite me radhë”.
Po ashtu, duke iu referuar faqes publike në “Facebook”‘ të Elliott Moglicës  gjejmë edhe një citim të Justin Trudeau-t (në vitin 2014-të) i cili shpreh respektin e tij për poetin Elliot Moglica: (përkthim) “Për Elliott-in/ Superstari im i preferuar!!” (në anglisht) “For Elliott/ My favorite superstar!!”. Më 19 tetor 2015 Kanadaja sjell në fuqi partinë Liberale Kanadeze me një maxhoritet të fortë e udhehequr nga Justin Trudeau. Partia Liberale Kanadeze, nga vendi i tretë, kthehet në fuqi pas rreth 10 vitesh. Si përfundim, me 4 nëntor 2015, shkëlqesia e Tij Justin Trudeau betohet në postin e Kryeministrit të 23-të i Kanadasë.  Megjithatë, poeti Elliott Moglica do të mbetet në historinë Kanadeze jo vetëm si mbeshtetësi më i fuqishëm dhe besur i Tij, por edhe poeti i tij motivues.
Me plot gojën dua të shtoj se të dy librat e fundit të Elliott-it duhet të futen në çdo biblotekë univesitare dhe publike. Elliott Moglica, shtetas kanadez me origjinë shqiptare, është një poet entuziast, novelist, biograf, mësues anglishtje, eseist, gazetar i pavarur, interpretues, përkthyes (në tre gjuhë:  anglisht, turqisht dhe shqip) dhe aktivist i lirive dhe të drejtave të njeriut. E. Moglica ka studiuar për rreth 24 vite në universitetet dhe akademitë më në zë në  tre kontinente. Ai ka përfunduar studimet në Bachelor për  Shkenca Ushtarake me rezultate të shkëlqyera. Ka shkruar tezën ushtarake: “Motivimi një pjesë të potencialin e fuqive ushtarake.” Moglica është diplomuar në ligje dhe siguri (specializuar në Dogana dhe Emigracion) me Çmimin “Dijetari i Niagarës” dhe “Nderin e Presidentit”. Më pas, ai mbaroi studimet pasuniversitare në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze (si gjuhë e dytë) me ‘Honours’ në Niagara College, Ontario, Kanada. I etur për dije, ai mban edhe mjaft diploma dhe certifikate profesionale të tjera (në katër gjuhë: anglisht, shqip, turqisht dhe frengjisht). Kohët e fundit ai kreu studimet për Shkrimin Krijues në Universitetin e Kembrixhit në Angli. Gjatë kohës së studimeve në Britani poeti shkroi pjesën thelbësore të vëllimit të dytë poetik që i dedikohet Justin Trudeau-t, i sapo zgjedhur Kryeministri i Kanadasë. Ky vëllim titullohet, Gardiani Protonik: Justin Trudeau (në anglisht) “The Protonic Guardian: Justin Trudeau”.
Guardiani Protonik – historia e Justin Trudeau-ut
Guardiani Protonik: Justin Trudeau, (anglisht) “The Protonic Guardian: Justin Trudeau”, është një baladë e shkruar nga Elliott Moglica. Poeti tregon historinë e dytë të Justin Trudeau-ut, një mësuesi të shkëlqyer kanadez, një deputeti të fuqishëm dhe një lideri protonik, politik dhe fisnik. Në tetëqind linjat e vargut, të ndarë në dy kapituj (‘cantos’), tensionet politike zhvillohen në betejat e vitit 2014 dhe 2015. Në mënyrë të përkryer, kjo poezi imagjinare i tregon lexuesit se çfarë po ndodhte duke përshkruar momentet e betejave midis “ushtrisë së kuajve” dhe kundërshtarëve të  saj, “ushtria e mushkave” dhe “ushtria e gomarëve”. Lënda e kësaj balade merret me temën e psikologjisë politike. Kjo këngë, e ndertuar mbi një zinxhir imagjinar, ka një karakter kryesor, Guardianin Protonik. Ai, (karakteri kryesor) lufton për të bashkuar njerëzit, por shumë karaktere imagjinare nxitojnë duke u përpjekur për të shkatërruar kërkimin e tij shpirtëror për “Unitet – Liberation – Lirive dhe të Drejtave të Njeriut”. Megjithatë, duhet të sillet në vëmendjen e lexuesit se kjo është e gjitha një krijim imagjinar. Ky vëllim, gjithashtu, përfshinë edhe “fjalorin e ri poetik dhe terminologjitë”, “Shënimet fundore rreth baladës” dhe është ilustruar me shtatë vizatime nga autori. Ky dorëshkrim është shtypur në dy versione: me kapak te fortë/klasik (Hardcover) dhe kapak i thjeshtë (Paperback). Versioni i ‘Hardcover’ është e shtypur në letër me cilësi të lartë dhe të gjithë dorëshkrimi është i lidhur në mes kapakeve tepër të fortë dhe luksozë.
Nëpërmjet kësaj balade, Gardiani i Protontë: Justin Trudeau (“The Protonic Guardian: Justin Trudeau”), së bashku me vëllimin epik, Burri i Protontë: Justin Trudeau (“The Proton Man: Justin Trudeau”), poeti Moglica kompozon me mjeshtëri një total prej 2015 vargje poetike. Të dyja librat së bashku kanë si tematike fuqinë e poezisë në përsosjen e politikës.

S'KA KOMENTE