“Kjo është Dibra maja-maja”

Shembull i përkryer i një artisti që di të shpalosë pastër vlerat dhe traditat e një kombi

591

Në Festivalin Mbarëkombëtar “ODA DIBRANE”, që para pak ditësh mbylli edicionin e 21-të, si edhe herë të tjera,spikati zëri brilant i artistit të mirënjohur Dritan Jashari, në interpretimin e këngës me të njëjtin titull. Festivali u hap me këtë këngë dhe u mbyll po nga “princi” i Odës”me këngën “Fluturo shqipe mbi Korab”. Vargjet  e saj: “Sillu shqipe nga Kalaja/ Kjo është Dibra maja – maja/ Dibra pushkën e  ka zanat/ Për shqipëri e për bajrak…” janë vargje plot jehonë atdhedashurie, që zor se mund t’u shkojnë më shumë se viseve të Dibrës. Më mirë se kushdo tjetër e përcjell jehonën e Nëntë Maleve kreshnike e hijerëndë të Dibrës këngëtari virtuoz Dritan Jashari në disa albume, koncerte e festivale.  Degjon këngët e tij dhe ndjen sikur lugina të thella zbresin në zemër të dheut, por edhe në fushore të hapura e gjalluese. Korabi, mali më i lartë i kombit përjetësohet në vargjet lapidare “Fluturo shqipe mbi Korab”, jehona e të cilave përhapet alpeve, ngjitë qiellit përpjetë. Kënga epike e interpretuar mjeshtërisht nga Tan Jashari, pikërisht edhe këtu në “Odën Dibrane” që bashkon në një festë të vërtetë artistike popullore, artistë dhe studjues nga të gjitha trevat shqiptare,për momentin të çon mbi ato lartësi që duken si kreshnikë viganë, ngjeshë sup më sup, si dibranët ndër shekuj përballë armiqve të shumtë. Në repertorin e këtij këngëtari gjejmë legjendat, baladat e mitet, meloditë e këngët e pashtershme qëu bëjnë jehonë shkëmbinjve borëbardhë dhe ujëvarave jetëdhënëse të kullotave alpine.
Me një finesë që i shkon vetëm elegancës së një artisti të mirënjohur, Dritan Jashari pëlqehet nga publiku në interpretimin e këngëve “Për Mahmut Dac Kalisin”, “Cuca vesh fustan jeshile”, dy këngë të punuara në Shkup: “Deri në mëngjes” dhe “Rruga e kurbetit”, e shumë këngë të tjera.
Në këngët e tij ndjehet gurgullima e burimeve, një simfoni tingujsh të përcjella nga instrumenta muzikorë orgjinalë të artistëve dibranë.
Ky artist virtuoz ka magjepsur spektatorët  e shumtë edhe nga interpretimi i këngës për Iljaz Qokun “Lum për djemtë që rriti Dibra”. Po ashtu dhe me klipin e këngës “Cen Elezi, shkamb i Korabit”.

“Fluturo shqipe mbi Korab”
Kulmin e vet artisti dibran e ka shënuar me “Fluturo shqipe mbi Korab”,këngë kjo që sjell dijamante të vërteta nga foklori i zonës së Dibrës. Kjo këngë e interpretuar me vyrtuozitet nga Tan Jashari ka ngritur peshë zemrat e mijëra spektatorëve në koncertet-recital të tij në Peshkopi, Tiranë, Dibër të Madhe, Athinë, Selanik, Austri, Itali etj.
Padyshim që suksesi është meritë e vetë artistit që përpos zërit melodioz është dhe studjues skurpuloz i traditës popullore dibrane e të krejt Veriut.Shpirti i artistik, midis epikës dhe lirikës popullore derdhet fare qartë në interpretimin e këngës “Për Zall Dardhën” të autorit Hajri Mandri: “Bijt e mëndjes, bijt e Dijes/ Kan dal nga Zall Dardh e Dibrës….”, si dhe në këngët e para të publikuara në albumin e parë “N’daç me naze”.
Repertori i pasur dhe i larmishëm i Tan Jasharit  dëshmon se ai i përmbahet me fanatizëm ruajtjes së orgjinalitetit të kulturës së tyre.Mjafton qoftë dhe vetëm albumi i fundit i titulluar “Oda Dibrane”për të kontastuar interpretimin brilant me finesë e elegancë nga Tan Jashari, ku si më të spikaturat janë këngët: “Krah për krah Dibra e Kosova”, “Lum për djemtë që rriti Dibra”, Gurët e Sokakut”, “Këngën shqipe këndoj më mall”, “Rruga e Kurbetit”etj.
Nga repertori i Dritan Jasharit veçojmë gjithashtu këngën: “Dil në fushë të Torviollit/ ku ndrin shpatë e Kastriotit/ Vjen një za sa tundet dheu, këtu i ka trojet Skënderbeu…….”, që i shkon për shtat folklorit të kësaj zone. Po në këtë linjë ai evidenton edhe këngën aq të njohur por disi e lënë mënjanë për vite të tëra për Mahmut Dac Kalisin.
Në albumet e Tan Jasharit gjejmëinterpretime autentike që sjellin dëshmi të tjera të orgjinalitetit të kësaj trashëgimie shpirtërore të pashtershme, si tek: “Dil n’konak t’Lidhjes së Prizrenit/ Iljaz Dibra n’krye të vendit/ Bëjnë kuvend si e do vatani/ Sheh Bulqiza e Sheh Zerqani….”.Të interpretuara mjështërisht këto vargje janë përcjellur me kurreshtje dhe mirëpitur tek adhuruesit e folkut. Po ashtu edhe vargjet: “Hej Dibër t’bën drit oda/ Hije t’ka pushka e sofra/ O bashkon zemrat prej çdo ane/ O mirë se vini në Odën Dibrane….”
Gjejmë gjithashtu në repertorin e Tan Jasharit edhe këngë qëkanë sjellur intonim lirik popullor me motive lirike dhe pos këngëve të cilat janë shumë të dëgjuara dhe të adhuruara një vlerësim i është dhënë edhe për interpretimin e tyre mjeshtëror.
Dritan Jashari, me përvojën e tij, si gjithnjë impulsiv, sjell dëshmi prej një këngëtari që këndon me zotësi dhe bukuri këngët paksa më të vështira për interpetim, këngë me motive kombëtare si ajo e titulluar “Krah per krah Dibra e Kosova”. Me përgjegjësi profesionale mund të them se ky artist është atraktiv pasi sjell pjesë të fshehura të thesarit nga folklori ynë i vjetër dhe i pasur, imponuar kjo nga dasitë me kufinj të dhunshëm dhe të pamerituar.

“Krah për krah Dibra e Kosova”
Dritan Jashari ka edhe një veçori tjetër, pasi në repertorine  tij gjejmënjë larmi të gjerë gjeografike. Pa këto këngënuk imagjinohet dot folklori  dibran dhe i Veriut në tërësi,  si frymëzim nga letërsia popullore. Ndaj dhe Tan Jashari ka kënduar me përkushtim nga zemra, shpirti dhe zëri këngën “Krah per krah Dibra e Kosova”..” që simbolizon unifikimin kombëtar në ide si fuqi primare për të mirën e vet kombit.Duke patur një pozicion të tillë gjeografik që përkufizohet me Kosovën dhe lidhje të afërta kulturore që ka, të gjakut dhe shpirtit, dibranët kanë kënduar edhe këngë me motive bashkimi dhe jo ndarjeje, siç ishte deri më 1999, kur Kosova u çlirua.
Falë pasionit dhe talentit dhe mbi të gjitha përkushtimit maksimal D.Jashari ka një repertor për paraqitje dinjitoze në të gjitha trevat shqipfolëse, brenda e jashtë vendit, duke synuar përfaqësim sa më të plotë të vlerave të kulturës sonëpopullore. Në këtë repertor artisti sjell përveç kumtit të luftës, edhe momentet solemne të dasmave, apo ngjarjeve të tjera të gëzueshme të njeriut, përfshi edhe përkujtimin e një të vrari në luftë apo një vdekjeje e ngjashme tragjike.
Gjithashtu gjejmë edhe ndikimin oriental në disa prej këngëve të Tan Jasharit, ndonëse janë me motive sfiduese, rezistuese dhe refuzuese nga personazhe dhe në ngjarje tëndryshme ndaj pushtimit osman. Këto këngë, me karakteristikat e tyre jo vetëm me tone burrërore por edhe me specifika të një treve të gjerë me shqiptarë dëshmuan etnicitetin dhe zanafillën apo burimin e tyre origjinal prej kombit që i përkasin, pa elemente ndërhyrëse sllave në këndim. Në repertorin e tij ka një numër të madh këngësh epike, duke qenë nga këngëtarët më të suksesshëm të trevës së Veriut, i vlerësuar me mjaft çmime e diploma të ndryshme, në aktivitete kombëtare e ndërkombëtare. Në gjerdanin e artë të këtyre çmimve ndrit “Mirënjohja për këngën dibrane” nga Festivali “Oda Dibrane”.
Dritan Jashari demonstron vlera. Aiështë shembull i përkryer i një artisti që di të shpalosë pastër vlerat dhe traditat e një kombi.

S'KA KOMENTE