Promovohet libri “Urtësi nga Bulqiza, i autorit Jorgo Kola

Informacion i pasur si pjesë e rëndësishme e kulturës shpirtërore të popullit të Bulqizës

113

Me këtë libër autori ka gjetur dhe shprehur muzën e krijuesit popullor duke sjellë një informacion të pasur si pjesë e rëndësishme e kulturës shpirtërore të  popullit të Bulqizës. Përdorimi i metaforave, metonimisë, sinekdokave, krahasimeve, epiteteve, dhe leksiku  i pasur, arti magjik i fjalës do të shërbejnë si gurrë e begatë e fjalës burimore, si një thesar me vlerë e këtij libri që nuk do të shterojë kurrë

Në kuadër të muajt të letërsisë dhe arteve në Qendrën kulturore të qytetit Bulqizë, u prezantua libri “Urtësi nga Bulqiza” i autorit Jorgo Kola.  Në këtë prezantim morën pjesë kryetari i bashkisë Bulqizë zoti Melaim Damzi, drejtoresha e zyres arsimore Bulqizë zonja Bedrie Manjani, drejtoresha e gjimnazit Bulqizë zonja Floranda Gurra, drejtoresha e shollës 9 -vjeçare “Xhevdet Doda” zonja Lindita Kaja, drejtoresha e shollës 9 -vjeçare  ” Shefqet Tançi” zonja Irena Biba, mësues, nxeënës, inxhinierë dhe kolegë të Jorgos.
Në këtë promovim përshëndeti kryetari i bashkisë zoti Melaim Damzi dhe drejtoresha e zyrës arsimore Bulqizë zonja Bedrie Manjani, gjithashtu dhanë mendimet dhe vlerësimet e tyre  mësueset Lindita Kaja, Irena Biba, Destan Rama, Eglantina Cela, Renato Gjeci etj.  Drejtoresha e gjimnazit Bulqizë zj Floranda Gurra i dha autorit një Çetifikatë mirënjohje  Një  takim  i  bukur dhe i veçantë në  promovimin e këtij libri “Urtësi nga Bulqiza” të poetit, publicistit, studiuesit, inxhinierit, por tashmë edhe të gjurmuesit popullor Jorgo Kola, që kanë lënë gjurmë të pashlyera  për të gjithë banorët e qytetit të Bulqizës dhe më gjerë me botimin e kësaj vepre.
Shpirti krijues i popullit të kësaj zone vjen i derdhur me një art të rrallë, ku secila fjalë ka peshën emocionale të të treguarit, si një tempull i moçëm me vlerë të pazëvendësueshme fjalësh, ku shpaloset fuqia morale e shpirtërore,  si nderim e shpëblim për të.  Rrallë kush nga ne do ta bënte atë, që bëri inxhinier Jorgo, duke sakrifikuar nga vetja dhe marre tëk të tjerët, duke u bërë një kontribues i vlerave shpirtërore të mençurisë popullore.  Ai arriti t’i japë Bulqizës një vepër dinjitoze me një material të pasur që hedh dritë mbi mençurinë dhe filozofinë e pashtershme të këtij populli.  Ai sjell fjalë të urta të padëgjuara më parë dhe në këtë kontekst, ata ngjallin interes të gjerë të fjalës në funksion të ideve dhe mesazheve aktuale që autori i përcjell me mjeshtëri në këtë libër. Kjo vepër  është kurorëzim i punës 11-vjeçare, si gjurmues e studiues i zellshëm i fjalës dhe urtësisë popullore, ku ai diti ta qëmtojë atë  me shumë kujdes në të gjitha këndveshtrimet e saj.
Të shkruash për urtësinë bulqizake ështe vlerë, vlerë për të gjithë ata njerëz, që kanë lënë gjurmë të çmuara në çdo fushë të jetës, ku autori ka derdhur me artin e vërtetë  të fjalës për të gjithë ata protagonistë  dhe njerëz të thjeshtë që autori ka njohur dhe biseduar me ta  në çdo mjedis ku ai është takuar.  Fjalët janë mbledhur dhe vendosur me kujdes  duke sjellë në vëmendjen e lexuesit vlera të larta moralo-qytetare të krahinës të Bulqizës, që vërtetojnë mençurinë e këtij populli, udhën e gjatë e fisnike të diturisë, që përbën një vlerë të çmuar për Bulqizën dhe më gjerë.  Pasuritë e urtësisë janë të larmishme, tërheqin vëmendjen me shumëllojeshmërinë e temave, me specifikën dhe origjinalitetin e tyre si vlerësim për atdheun, kombin, dijen, martesen, dashurine, jeten, punen etj.  Ai e sheh fjalën si vlera më e mirë njerëzore, si urti kuvendesh e odash bulqizake, e sheh si forcë që lidh besën, si sofër fjale, si këshillë e qëndrese, si ligj e bashkim, miqësi e fisnikeri, sinqeritet e krenari, heroizëm e unitet, si parim e përfundim logjik, e sheh botën e minatorit si emblemë në shpirtin e tij, si një sintezë e së vërtetës ku autori ka qenë i lidhur ngushtë me ta gjatë jetës së tij.  Fjalët janë dhënë në mënyrë të plotë dhe me veçoritë e tyre origjinale, si produkt i urtësisë së këtij populli që mbetet i pashtershëm në breza.
Përvoja popullore e zonës është mbledhur me mençuri dhe maturi, si një vlerë e përhereshme.  Sintetizimi, karkteri pergjithesues, menyra figurative disa herë e tërthortë e shprehjes bën  që urtësia të shprehet në shumë kuptime.
Me këtë libër autori ka gjetur dhe shprehur muzën e krijuesit popullor duke sjellë një informacion të pasur si pjesë e rëndësishme e kulturës shpirtërore të  popullit të Bulqizës.  Vetëm një punë  pasinante e këmbengulëse, përgjithësimi i eksperiencës së jetës se shumë njerëzve e brezave  e bën këtë vepër një pasuri të përbashkët artistike, që përbën një lloj kodi të moralit dhe enciklopedi të filozofisë popullore nga e ka marrë edhe titullin vepra, mbeten perla në gjerdanin e folklorit të pasur të kësaj zone që do të marri jetë brez pas brezi.  Ritmi i vargjeve, rimat, aliteracinet, janë të arrira, që i shërbejnë kadencës së fjaleve.  Ndërlidhja  mes tyre  është nga më të ndryshmet që jepet  në mënyrë shpjeguese, këshilluese.
Përdorimi i metaforave, metonimisë, sinekdokave, krahasimeve, epiteteve, dhe leksiku  i pasur, arti magjik i fjalës do të shërbejnë si gurrë e begatë e fjalës burimore, si një thesar me vlerë e këtij libri që nuk do të shterojë kurrë.  Ndaj fjalë zemre dhe mirënjohje për autorin Jorgo Kola, inxhinierit të nderuar, njeriut qe nuk u lodh kurrë  së punuari, ndonese në këtë moshë, nuk i shteroi  pena se shkruari dhe diti me mjeshtëri të thithë nektarin popullor.

S'KA KOMENTE