Jeta në Zogjaj, si te “Përrallë nga e kaluara”

108

Zogjaj para viteve 90-të kishte 115 shtëpi, ndërsa sot këtu kanë mbetur vetëm 45 të tilla

Fshati Zogjaj, në rrethin e Bulqizës,  në njësinë administrative të Shupenzës, është i njohur për resurset turistike. Po ashtu ky fshat njihet për klimën e rritjes së frutave dhe perimeve pa asnjë kimikat. Banorët e këtij fshati kanë braktisur resurset vetëm për arsyen e mospasjes së një infrastrukture rrugore, ujit të pijshëm, qendrës shëndetësore dhe shkollës. Rruga është e dëmtuar, gjithë gropa, madje në një pjesë të saj fëmijët e fshatit Bllacë, për të shkuar në shkollën në Zogjaj ngjiten përgjatë një kodre, duke ecur për tre orë vajtje-ardhje. Imazhet të përngjajnë me skenat e filmit “Përrallë nga e Kaluara”, ku gratë e fshatit rreshtoheshin për të punuar në toka.
Ndryshe nga ai imazh këto fëmijë janë rreshtuar me çanta shkollash, për të marrë mësimnxënie në shkollën më të afërt. Në ditët me dëborë, fëmijet e fshatit Bllacë, mbesim pa frekuentuar shkollën pasi dëbora arrin deri në 1 metra.
Një tjetër fenomen është edhe mungesa e ujit të pijshëm. Ky burim të ngjan sikur të digjej raki.
Këtij fshati i mungon edhe qendra shëndëtesore, e për të bërë një gjylpërë, të sëmurët duhet t’i drejtohen Shupenzës ose Bulqizës, e madje u duhet të presin me orë të tëra, pasi ka edhe mungesë automjetesh.
Jeta këtu bëhet e vështirë, pavarësisht dëshirës për mbijetese të këtyre banorëve që kanë mbetur. Gratë sakrifikohen duke larë ende me dorë, nëpër govata e legene, apo duke zier rroba nëpër kazanë të mëdhenj. Kryefamiljarët dhe të rinjtë shpesh herë bëjnë dru në pyll, për t’i shitur që të mund të sigurojnë mbijetesën e familjeve të tyre. Një banor i këtij fshati që ka shtatë fëmijë tregon se jetesa në Zogjaj është më e vështirë se sa një luftë për të mbijetuar. Këtu, gratë bëjnë shpeshherë punën e burrave, apo fëmijët sakrifikojnë shëndetin për t’u shkolluar. Siç shprehen ato, fëmijët nuk ngopen as me ushqim….
Në këtë fshat para viteve 90-të kanë qenë 115 shtëpi, ndërsa sot numërohen me gishta, pasi kanë mbetur vetëm 45 të tilla.

S'KA KOMENTE