Ndërtimi i një landfilli në Bulqizë, i domosdoshëm

Shoqata “Ekspertët e rinj mjedisorë”, e shqetësuar përsituatën e mbetjeve urbane

168

Studimi i mbetjeve ka përcaktuar se më shumë se 50 % e mbetjeve bashkiake është aktualisht e biodegradueshme, që do të thotë se sipas Direktivës së BE-së për Landfillet, është e domosdoshme ndërtimi i një ladfilli për faktin se ky imponon një ndarje të konsiderueshme të mbetjeve të degradueshme nga mbetjet që përfundojnë në landfill. Për më tepër, ka sasi të konsiderueshme materialesh që mund të riciklohen si qelqi, tekstile, plastika etj. Menaxhimi i integruar i mbetjeve urbane në qytetin e Bulqizës nuk është e aplikueshme dhe kjo përbën një prolem serioz për të pasur një qytet sa më të pastër e të bukur ekologjikisht. Bulqiza ka një popullsi prej 13.000 banorë, sasia e mbetjeve të prodhuara në vit për person është afërsisht 182.5kg, ndërsa sasia totale vjetore shkon 3650 ton në vit, të cilat ndahen kryesisht në: organike, dru, letër, plastikë me densitet të ulët dhe me densitet të lartë, qelq, tekstile, metale ferroze dhe jo ferroze, mbetje spitalore, goma, inerte, mbetje nga produkte sanitare, mbetje elektrike dhe nga pajisje elektronike, bateri dhe produkte nga kafshët. Këto lloje mbetjesh klasifikohen si më poshtë: Mbetje urbane plastike ku këtu përfshihen shishe plastike dhe të tjera lloje që përbëhen nga plastika, qese amballazhesh që përdoren për paketimin e produkteve. Mbetje urbane me përzierje letre si: letër amballazhi, kuti amballazhi, kuti lëngjesh, thasë çimentosh etj. Mbetje urbane të prodhuar nga familjarët me prejardhje bimore, shtazore dhe veshje jashtë përdorimit. Mbetje të ngurta urbane dhe të rrezikshme si: mbetje spitalore, akumulatore (bateri makinash) goma dhe amballazhe vaji e lëngjesh të tjera. Por, në shumë vende të qytetit mungojnë koshat për hedhjen e tyre dhe vend-depozitimi është jashtë çdo standarti. Banorët e zonës janë shumë pak të informuar dhe ndërgjegjësuar për rrezikun që sjellin mbetjet urbane apo që të bëjnë ndarjen e tyre që në prodhim (shtëpi) me qese të veçanta dhe që ato të hidhen vetëm në vendin e caktur sepse këtu kanë munguar organizatat që të trajtojnë problemet mjedisore e të ndërgjegjësojnë komunitetin. Prodhuesi i mbetjeve ka për detyrë të njohë cilësinë e mbetjeve që ai prodhon dhe sasinë e tyre dhe sa të rrezikshme janë këto mbetje për njeriun dhe mjedisin. Studimi i mbetjeve ka përcaktuar se më shumë se 50 % e mbetjeve bashkiake ështëaktualisht e biodegradueshme, që do të thotë se sipas Direktivës së BE-së për Landfillet, është e domosdoshme ndërtimi i një ladfilli për faktin se ky imponon një ndarje të konsiderueshme të mbetjeve të degradueshme nga mbetjet që përfundojnë në landfill. Për më tepër, ka sasi të konsiderueshme materialesh që mund të riciklohen si qelqi, tekstile, plastika etj.

Për largimin dhe grumbullimin e mbetjeve merret Ndërmarrja e Shërbimeve Publike (NSHP).Transporti kryhet me mjete grumbullimi dhe depozitohen në vendin e caktuar, por nuk janë të pakta rastet që ato hidhen aty ku gjenden vende të lira dhe ngarkimi i mjeteve bëhet me krah, pasi në shumë vende mungojnë koshat.Impiantt e asgjësimit të mbetjeve duke përfshirë fushën e plehrave brenda territorit të bashkisë menaxhohen vetëm nga departamenti/ndërmarrja e bashkisë. Menaxhimi i tyre bëhet vetëm me maskim total dhe pa ndarje, që do të thotë se në vendepozitimet e tyre ato mbulohen me dhera dhe lihen të lira në sipërfaqe, por gjithmonë mbetet një pjesë e mirë e tyre. Vendopozitimet në Bulqizë janëdy, te Qyteti i Vjetër dhe Qyteti i Ri, të pozicionuar në periferi të qytetit përgjatë autostradës Burrel-Peshkopi. Në të majtë të autostradës dhe në afërsi të stacionit të benzinës, kur i afrohesh qytetit, është venddepozitimi i vjetër afër Qafës së Buallit në drejtim të qytetit të Krastës. Venddepozitimi i vjetër është vetëm një vend me një numër grumbujsh të përbërë nga mbetjet urbane të depozituara në një vend në afërsi të autostradës. Zona e venddepozitimit nuk është e gardhuar dhe nuk është përdorur asnjë makineri për të ngjeshur ose shpërndarë materialet, duke qenë se grumbujt fillestarë janë ende të dukshëm, edhe pse në disa raste janë të mbuluara nga vegjetacioni. Venddepozitimi i mbetjeve urbane lihet në sipërfaqe dhe nganjëherë bëhet maskimi i tyre, një pjesë e mirë e tyre gjatë kohës së verës u vihet zjarri, por theksojmë se nuk përdoret asnjë masë mbrojtëse përsa i përket anës Mjedisore, sepse ajo është një zonë me vegjetacion dhe përbën problem që mund të çojë deri në humbje të një habitati përkatës. Theksojmë se këto mbetje depozitohen ne gjendje të lirë dhe nuk merret asnjë masë mbrojtëse që ka shumë ndikime negative, por zona duhet të riparohet dhe të restaurohet plotësisht, duhet të hartohet një plan i mirëfilltë për menaxhimin e mbetjeve në lidhje me këtë zonë, që sjell një ndotje të vazhdueshme dhe është problem për biodiversitetin e kësaj zone.

Ndërsa venddepozitimi i ri në Bulqizë, përsëri është pozicionuar në anë të një rruge të vogël. Vendi nuk është asgjë më tepër se një venddepozitim i pozicionuar në buzë të rrugës. Ka një sasi të madhe mbetjesh të depozituara me grumbuj/ pirgje në buzë të rrugës dhe me pasiu vihet zjarri. Thellësia e mbetjeve nuk është më e madhe se 0.5m dhe shtrihet në një distancë rreth 500m nga rruga.Zona është e pagardhuar, e papopulluar, nuk përdoret ndonjë makineri dhe u vihet zjarri.Era ka marrë me vete pjesën më të madhe të pjesëzave të mbetjeve duke i vendosur në shkurre dhe ferra të ndodhura rreth zonës, gjë që sjell një problem shumë të madh mjedisor. Duhet patjetër të ketë një ndërhyrje për menaxhimin e mbetjeve dhe duke pasur parasysh efektet negative që ato sjellin dhe është e domosdoshme ndërtimi, sa më parë të jetë e mundur, i një landfilli në mënyrë që mbetjet të trajtohen dhe të bëhet ndarja e tyre që në burim.

Por çfarë sjell kjo lloj situate në këtë vend?

Po përmendim një sërë ndikimesh negative mbi mjedisin si psh: degradimin e tokës si pasojë e kimikateve, ndotjen e ujërave nëntokësore që përbën problem për shëndetin njerëzor dhe së fundmi ndotja e ajrit nga djegia e tyre, si pasojë e tymit që mund të përmbajë grimca shumë të vogla që shpërndahen dhe përbëjnë problem për zonën, njerëzit dhe për biodiversitetin përreth saj. Duhen marrë masa për parandalimin e ndotjes se mjedisit nga mbetjet, përmirësimin e kushteve mjedisore që lidhen me cilësinë e jetës dhe mbrojtjen e shëndetit të njeriut, uljen e ndotjes së ajrit, ujit, tokës. Për këtë zonënevojiten: Zhvillimi i planit të mbetjeve me objektiva strategjikë që të përcaktojnë qartë aktivitetet dhe rezultatet e pritura. Duhet të përcaktohen planet përfundimtare për depozitimin, trajtimin e mbetjeve veçanërisht nëse lidhet me një zonë tjetër, si në rastin konkret. Të përgatitet një plan funksional për vendndodhjen, metodat e planifikuara për grumbullimin dhe largimin e mbetjeve, tonazhet e llogaritura ditore, jetëgjatësinë e llogaritur të vendndodhjes dhe të çdo mbetjeje, dhe një deklaratë sesi do të monitorohet vendi pas mbylljes, si dhe një plan menaxhimi për mbetjet e rrezikshme ku të përfshihet një plan riparimi për zonat e theksuar.

 

*Drejtor Ekzekutiv i SHERM

S'KA KOMENTE