Mbi zhvillimin e arsimit shqip në zonën e Gollobordës

Zhvillimi i arsimit në Gollobordë është i pandarë nga ngjarjethistorike që dëshmojnë traditat arbërore të banorëve

545

Para tre vjetësh isha në gjirin e nxënësve dhe më  suesve të shkollës sëmesme të Bashkuar “Elez Koçi” Ostren,ku në fëmijërinë time unë isha vetënxënësdhe, më pas, mësues dhe drejtues i shkollës. Ishte moment mbresëlënës, pasi ish-Komuna Ostren, duke vlerësuarmaksimalisht ringjalljen e traditave të arsimit shqip dhe çuarjen e tyre më tej,festoi 90-vjetorin e hapjes së shkollës shqipe në Ostren, më 28 Nëntor 1922.

 

Në gjurmë të lindjes së arsimit në Ostren dhe në fshatrat përreth

 

Rruga e lindjes dhe e zhvillimit të arsimit në Gollobordë është e pandarë nga ngjarjethistorike që dëshmojnë traditat arbërore të banorëve. Kjo rrugë është e pandarë dhenga historia e mbijetesës së mbarë kombit tonë.

Atdhetarët Gollobordas, si Elez Koçi, emrin e të cilit e mban shkolla Ostren, qyshnë vitin 1936, Hoxhë Moglica, pjesëmarrës në Kongresin e Dibrës (1909) dhenë Kongresin e dytë të Manastirit (1910), Hazis Efendiu (Hoxhë Lila), i cili ishte delegatme votë konsultative në Kongresin e Manastirit (14-22 nëntor 1008), si përfaqësuesi Bërzeshtës dhe Steblevës etj., me përpjekjet e tyre sublime, u martirizuanpër identitetin kombëtar dhe për mësimin e gjuhës shqipe. Ata nuk e lanë krahinëntonë prapa simotrave të saj, por shkruan faqe të ndritura në historinë e lirisë dhe të arsimit të Dibrës e atij kombëtar.

Për gollobordasit, të thuash “popull patriot”,”popull punëtor”, “popull arsimdashës”,është një fjalë goje, por kjo fjalë është kuptimplote nga çdo aspekt që ta kapësh.

Paraardhësit tanë ishin vërtet patriotë, se ata kishin në zemër ndjenjën e lirisë kombëtare, kishin dashurinë për vatanin dhe urrejtjen për çdo pushtues që vinte përt’i robëruar.Paraardhësit tanë ishin vërtet punëtorë, madje të shquar, mjeshtër nëndërtim, ustallarë siç quhen në gojën e popullit, kudo në Shqipëri.Ata u bënë të tillëdhe e ruajtën brez pas brezi deri në ditët e sotme mjeshtërinë e ndërtuesit, se edashuronin punën, por dhe se i detyronte varfëria, nevoja për një ekonomi familjaremë të mirë.

Paraardhësit tanë ishin edhe shumë arsimdashës. Dëshirën e tyre për t’u arsimuar na e dëshmojnë jo pak figura që, në kuptimin e plotë të fjalës, ishin personaliteteqë ndezën shkëndijat e para për mësimin e përhapjen e gjuhës shqipe, që nuk e lanë fshatin e tyre prapa fshatrave e krahinave të tjera të Dibrës dhe mbarë Shqipërisë, madje në kushte e rrethana krejt të ndryshme, sepse këtu pushtimi sllav kishte ngulitur të folmen që e përdorim edhe sot.

Në kushtet kur këtu nuk ekzistonte asnjë shkollë dhe kur njerëzit nuk kishin asnjëmundësi e shpresë shkollimi, bij gollobordas shtegtuan gjetkë për të mësuar shkrime këndim.

Pishtar mund të quajmë Hoxhë Moglicën, i cili, pasi mbaroi medresenë e Elbasanit, u hodh në aktivitet të pareshtur në dobi të krahinës së tij dhe më gjerë.

Pjesëmarrja e tij në Kongresin e Dibrës (1909) dhe në Kongresin e dytë të Manastirit(1910), përkrahja prej tij e shkollës së parë Normale, të cilën e furnizoi me kontingjente nxënësish nga Golloborda, organizimi i një qendre mësimore për t’umësuar fëmijëve gjuhën e shkruar shqipe dhe besimtarëve fenë islame, justifikojnëpa asnjë mëdyshje atë çfarë shkruhet në enciklopedinë turke: “Stambolli, nëpërmjetHasan Moglicës, i ka dhënë arnautllëkut mësuesin e fesë Islame”.

Hoxhë Moglica, Hamit Muça e të tjerë, që i dinin vlerat e shkrim-këndimit shqip,punuan që t’ua mësonin gjuhën amtare edhe të tjerëve, sidomos të vegjëlve, brezittë ri. Dhe këtë e bënin fshehurazi, të ndihmuar nga ekzistenca e mejtepit në Ostrenetj.

Hoxhë Moglica ishte propagandist i shquar i arsimit kombëtar, i librit në gjuhënshqipe dhe i shkollës në gjuhën amtare në Dibër.

Hamit Muça, pas vitesh që u mësonte fshehurazi shkrim e këndim shqip fëmijëve të fshatit, më 28 nëntor 1922 u bë mësuesi i parë i të parës shkollë shqipe në Ostren. Data përkon me 10-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Në shkollën e Ostrenit të Madh dhe në ato të fshatrave përreth kanë shërbyermësues kryesisht bashkëfshatarë, por ndër vite numërohen me dhjetëra mësuestë ardhur nga krahina të tjera, nga qytete të ndryshme të vendit, pasi kontingjentete krahinës nuk mjaftonin për të përballuar nevojat e shkollave për fuqi mësimore.

Varfëria ishte një arsye që banorët e fshatrave të Ostrenit nuk i dërgonin dot fëmijëte tyre në Normalen e Elbasanit etj.

Edhe ata të paktë normalistë gollobordas, nëshumë raste ishin të detyruar të shërbenin mësues larg vendlindjes, në zbatim tëemërimit që merrnin drejtpërdrejt nga ministri i Arsimit.

Kështu p.sh., në listën e mësuesve që lanë emër të pashlyeshëm në Internatin “Dibra”, i cili u drejtua nga figura të ndritura të arsimit, si Ferid Jegeni, Haki Sharofi, Sali Morina, Ahmet Imami, Ferid Imami, Rifat Spahiu etj., renditet edhe emri i mësuesit ostrenas Hamit Muça, i cili, gjatë vitit mësimor 1923-1924, ishte përkrah Haki Sharofit si organizatorë të parë të hapjes së shkollës femërore në Peshkopi.

Në gusht të vitit 1935, shkolla Lurë do të priste mësuesin Mustafa Shahininga Trebishti i Gollobordës, i cili kishte sjellë vetë dhe libra për nxënësit.

Në fund të vitit 1938 në Muhur kanë shërbyer arsimtarët Gafur Rada nga Ostreni i Vogël e Tofik Balla nga Okshtuni, normalistë të zotë. Mjerisht, Tofiku është pushkatuar në vitin 1946, kur ishte inspektor arsimi në Zerqan. (arsyet nuk dihen). Në listën e mësuesve të emëruar nga ministri i Arsimit të asaj kohe, Ernest Koliqi, pasi kanë fituar konkursin në vitin 1940 mësuesi me emër, Mehmet Çadra, u dërgua për të shërbyer në Arapaj – Lishan, Hamdi Zabzuni në Lurë, Elpomeni Terzi në Trebisht dhe Vangjel Daka në Radovesh.

Karakteristikë e viteve ’30 të shekullit të kaluar ishte ndërtimi i mjediseve shkolloreme ndërtesa-tip: dy klasa mësimi, një korridor, një dhomë magazinë (ku banontedhe mësuesi, nëse ishte jovendës), një bodrum për drutë e zjarrit dhe një oborri mjaftueshëm për qëndrimin, për aktivitetet mësimore jashtë klasës dhe argëtimine 30-40 nxënësve.

Të njëjtën natyrë kishin shkollat fillore në Radovesh, Lejçan, Lladomericë etj.

Ashtu si në gjithë vendin, edhe në Ostren, gjatë viteve ’20-’30, detyrimi shkollor nuk u zbatua sipas ligjit organik të arsimit, për arsye të mungesës së lokaleve shkollore, fondeve për arsimin dhe mësuesve.

Me gjithë vështirësitë e kohës, arsimi në Ostren e Gollobordë nuk e humbi karakterin kombëtar dhe edukimin atdhetar, se shembulli i parë ishin vetë mësuesit.

Pas çlirimit të vendit, ndërtesa shkollore u rindërtua dhe u bë më komode e më funksionale për zhvillimin normal të mësimit.

Në shtator 1951 në Ostren u hap shkolla 7-vjeçare, me drejtor Gafur Karaibrahimi,mësues Mustafa Shahinaj etj. Me kalimin e viteve, nuk mbeti fshat pa shkollë, sa malor e i largët që të ishte. Në qendrat kryesore të lokaliteteve, më pas të këshillavetë bashkuar, kishte shkolla 8-vjeçare dhe gjatë viteve 1970 edhe shkolla të mesmebujqësore (dega agronomi). Në vitet ’80, në juridiksion të këshillit të bashkuar Ostrennumëroheshin tri shkolla të mesme bujqësore, shtatë shkolla tetëvjeçare dhenga një kopsht fëmijësh në çdo fshat.

Në të gjithë krahinën e Gollobordës ofronin shërbim arsimor gjashtë shkolla të mesme të bashkuara bujqësore e të përgjithshme (Ostren, Trebisht, Klenjë, Tuçep, Okshtun,Viçisht) dhe nëntë shkolla 8-vjeçare të veçanta (Pasinkë, Lejçan, Ostren i Vogël, Okshtun i Vogël, Gjinovec, Studën, Sebisht, Borovë, Fushë-Studën), disa prejtë cilave kishin në varësi nga 2-3 shkolla fillore.

Shkollat 8-vjeçare e të mesme u bënë edhe vatra të zhvillimit të kulturës dhesportit. Nxënësit përfaqësuan denjësisht zonat e tyre në festivale artistike e folklorike,në spartakiada e kampionate lokale e kombëtare.

Në tetor 1975, u hap shkolla e mesme bujqësore pa shkëputje nga puna, me 26nxënës në vitin e parë, midis tyre edhe nëna me shumë fëmijë, që kishin mbaruar7-vjeçaren para 15-20 vjetësh. Ndërtesa e sotme e shkollës së Ostrenit të Madhu përurua në tetor 1980. Kjo ndërtesë ishte me të vërtetë fat i madh për të rinjtëe të rejat e zonës, pasi la pas vuajtjet në ndërtesën e sajuar pas tërmetit të vitit1967, ku çfarë binte jashtë, hynte brenda.

Në vitin shkollor 1980-1981 u hap edhe shkolla e mesme bujqësore me shkëputjenga puna, duke u ulur në vitin e parë 30 djem e vajza nga Ostreni e fshatrat përreth.

Deri në vitin 1995, vit kur u mbyll shkolla e mesme, kishin marrë dëftesë pjekurie585 maturantë. Në vitin 1988-1995, krahas degës agronomi funksionoi edhe emesmja e përgjithshme.

Shtrirja dhe zgjerimi i arsimit në të gjitha fshatrat, krijuan hapësira dhe shanseqë nxënësit më të përparuar në mësime të vazhdonin më tej shkollimin e tyre pas8-vjeçares dhe shkollës së mesme. Ndaj ne sot mund të numërojmë me dhjetërae qindra mësues, pedagogë e profesorë, mjekë, dentistë, mamie e infermierë, inxhinierë, juristë, ekonomistë, financierë, agronomë të mesëm e të lartë, veterinerë,zooteknikë, oficerë, mjeshtër e specialistë të fushave të ndryshme.

 

Zhvillimi i arsimit pas vitit 1990 deri sot

 

Arsimi në Ostren dhe në gjithë krahinën pësoi rënie gjatë viteve të tranzicionit.Për një kohë, brezi i ri dhe prindërit krijuan idenë se shkollimi nuk është shumë inevojshëm në ekonominë e tregut. Jo pak nxënës e ndërprenë vazhdimin e shkollëssë mesme, duke bërë kështu që, për mungesë kontingjentesh, në vitin 1995 tëmbyllet gjimnazi, aq i dobishëm. Një sjellje e pahijshme u manifestua edhe ndaj objekteve dhe orendive e mjeteve shkollore, çka varfëroi ndjeshëm procesin mësimor-edukativ.

Largimi i mësuesve ardhës nga krahina e qytete të ndryshme të vendit dhelëvizjet demografike të 20 viteve të fundit, që u shoqëruan dhe me largim të mjaft mësuesve nga vendbanimi i tyre, në Ostren dhe në gjithë Gollobordën kanë rritur numrin e mësuesve pa arsim përkatës, edhe pse shkollat nuk e kanë më atë numër aqtë madh të klasave e të nxënësve. Ky fakt dhe faktorë të tjerë ekonomikë, shoqërorëe juridikë kanë rritur edhe braktisjen shkollore nga fëmijët 6-16 vjeç. Këto kanë çuarnë uljen e cilësisë së punës mësimore edukative.

Një zhvillim tjetër negativ i këtyre dy dhjetëvjeçarëve është mbyllja e kopshteve të fëmijëve, ndërkohë që arsimi parashkollor në krahinën tonë është më i domosdoshëm se kudo në vendin tonë.

Tregues i arsimdashjes së banorëve të krahinës është rihapja e gjimnazit në Ostrennë shtator të vitit 2010.

Sot aty vijojnë mësimet mbi 110 nxënës në klasat X dhe XI. Ndaj të ndjejmë më shumëpërgjegjësi për ringjalljen e traditave arsimore dhe për forcimin e shërbimit arsimor,sepse vetëm kështu çelet perspektiva e çdo të riu për t’u bërë më i denjë për veten, për familjen, për komunitetin ku jeton dhe për atdheun.

 

TESTOHEN INFERMIERËT E SPITALIT BULQIZË

 

Testimi i paralajmëruar nga Ministria e Shëndetësisë për të gjithë infermierët e spitalit të Bulqizës ka përfunduar në afatin e caktuar. Gjimnazi i Bulqizës ka hapur dyert për të gjithë infermierët e spitalit që iu nënshtruan provimit të testimit. Edhe pse shumica e tyre ishin akoma në punë, organizatorët kishin menduar vazhdimin e testimit edhe pas mbarimit të orarit zyrtar duke e shtyrë atë deri kur të përfundojë infermieri i fundit. Sipas infermierëve që morën pjesë në testim, testi ka qenë i pranueshem dhe i thjeshtë për ta.

Sipas Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja, testimi i njohurive dhe aftësimit praktik të infermierëve nuk ka si qëllim penalizimin e tyre, por pasqyrimi i nivelit të profesionalizmit të punonjësve të shëndetësisë. Gjithashtu në vazhdimësi do të aplikohen kurse edukimi që janë në përputhje me nevojat konkrete për njohuri në këtë sektor.

S'KA KOMENTE