Njerëzit e moçëm, të mençur e bujarë të Pasinkës

Banorët e Pasinkës janë të angazhuar për të mbledhur prodhimet e vjeshtës, shpresëdhëns për të ardhurat e vitit

356

Shqetësimi i banorëve të kësaj zone është se nuk kanë treg për të shitur prodhimet e tyre, jo vetëm që në fshatin e tyre nuk shkon makina, por dhe atje ku shkon rruga është e shkatërruar dhe nuk ka komunikacion të rregullt. Ky shqetësim nuk është vetëm për Pasinkën, por dhe për fshatrat e tjerë të zonës së Gollobordës

 

E njoh shumë mirë fshatin Pasink, kam pasur gjithnjë dëshirë ta vizitoj,atë fshat, dikur të begatë, por tani më shumë se dëshira ime, më joshi ftesa që më bëri Petro Duka, kushëriri im. Gjithnjë i kam pasur bezdi udhëtimet e gjata veçanërisht atë Tiranë-Peshkopi e cila gjithnjë ka qenë e lodhshme aq shumë tani që edhe mosha ka bërë të vetën. Vështirësia më e madhe qendron nga Ura e Skurajt deri në Burrel, sepse disa segmente të saj janë të pa-rikonstruktuara apo dhe pjesë të tjera të riparuara e të pa-përfunduara. Më i vështirëështë segmenti nga ura e Çerenecit deri në Lladamericë. Ajo është e vetmja rrugë që lidh fshatrat e zonës me Librazhdin, Dibrën, Bulqizën, por e lënë pas dore, siç janë lënë pas dore dhe banorët e zonës. Me të drejtë ata ia kanë vënë nofkën urës së çerenecit „Ura e taksirateve„.

 

„Ura e taksirateve“…

 

Ky dëshpërim i banorëve vjen sepse pranë kësaj ure, në shi e diell ata presin me orë të tëra për të gjetur ndonjë mjet që të mund të shkojnë në fshatrat e tyre. Me gjithë këtë ndjesi negative për rrugën e pranova ftesën e Petros dhe vendosa ta vizitoj dhe njëherë Pasinkën. Dëshira ime dhe ftesa e tij i mundi këto ndjesi negative dhe unë u nisa për në Pasinkë. Jam i dashuruar me natyrën, e admiroj atë gjelbërim të mrekullueshëm dhe me kënaqësi po vëzhgoja rrugën buzë Drinit të Zi ku natyra i ka falë një bukuri mahnitëse, ku degët e derdhura të shelgjeve duket sikur “puthen” me ujin e kaltër të Drinit. Sytë e mendja ime ishin mbërhtyer atje, duke soditur atë bukuri të rrallë. Desha që ky segment të zgjaste sa më shumë e unë të kënaqesha duke soditur bukurinë e natyrës. Por, papritur e pa kujtuar na u shfaq përpara Lladamerica me shtëpitë e saj karakteristike. Duro Ibrahimi nga Ostreni i Vogël në shkrimin e tij mbi kishat e manastiret e zonës së Gollobordës, botuar në librin „Jeta në kufi“, Lladamericën e quan si e ka pasur emrin manastiri i saj „Vlladimirec“.

Gjeja e parë që të bie në sy në hyrje të Pasinkës është mbeturina e kohës së çmendur të klonizimit të kufirit e cila sot shërben si urë mbi përroin e fshatit për banorët. Mundohem tëkujtoj mbeturinat e kalimit të klonit deri në fshatin tim të lindjes Vërnicë. Diku-diku dhe mund të shquhen gjurmet e tij, por diku janë mbuluar nga ferrat e pyjet, ashtu siç është mbuluar nga harresa e këtyre banorëve ajo kohë e çmendur që i mbylli njerëzit dhe i ndau nga bota që na rrethon. Duhet thënë që gjatë kësaj periudhe absurde të klonizimit banorët e kësaj zone u treguan shumë atdhedashës e patriotë. Dihet që Pasinka prej shekujsh banohet nga banorë të dy besimeve fetare musliman dhe orthodoksë.

Në hyrje të fshatit, menjëherë sa kalon përroin që në dimër, kur fillojnë shirat bëhet një lum i papërmbajtur, merr me vete çdo gjë. Më kujtohet fëmijëria kur une ende banoja në Vërnicë, kur vinim në Pasinkë për të festuar Shën Joanin me zi e kalonim lumin. Sa kalon lumin shfaqet përpara lagjia e muslimanëve e ngritur në një bregore mbi rrugë. Sa mirë e ndjeva veten kur pashë ballë për ballë shtëpitë karakteristike sikur me thonin: „Mirë se erdhe dhe një here në Pasink“; sikur më uronin aq bukur e thjeshtë. Siç është shkruar, për bujarinë e historinëë tyre bashkëpunuese e për bashkëjetesën e tyre me vëllezërit orthodoksë.

Kjo histori e bashkëjetesë ka lindur shumë herët, që në kohën e sundimit osman dhe luftës kundër serbëve. Në ata vite të vështira kur musliman e orthodoks të prirë nga “Gruaja me kobure në brez“ Katerina Tanaj i bënë ballë si zaptive të Pashait të Dibrës. Ai bashkëpunim nisi atëherë kur serbët qëlluan me top fshatin kryengritës Pasink.

 

Historia e bashkëjetesës shembullore

 

Historia e bashkëjetesës shembullore nisi kur armiqtë barbarë torturuan e terrorizuan gratë e fshatit që të tregonin vendndodhjen e burrave. Dhe burrat që nuk patën armëdhe me sëpatë iu turrën hasmit për gjakun e Trifon Bucit u hakmorrën duke vrarë tre serbëllinj. Por, në përballje me armiqt gjetën vdekjen dhe Halit Danaj e Millan Buci. Kjo miqësi e bashkëjetesë u forcua me tej gjatë luftës për çlirimin e vendit.

Në këtë lagje ku banojnë muslimanët, nështëpinë e vëllezërve Qamil e Xhevit Asllani u hap për herë të parë shkolla fillore në gjuhën shqipe, ku fëmijëtr e të dy besimeve u ulën së bashku në bankat e saj. Sot Pasinka ka shkollën e saj 9- vjeçare ku mësojnë jo vetëm fëmijët e Pasinkës, por dhe ata të Lladamericës, Tërbaç, etj.   Për njerëzit e mirë të kësaj lagjeje më ka rëfyer vëllai im Tase Nikolla që ka jetuarmes tyre. Ai fliste me admirim për Zendon , Mendufin, Laçen, etj. Edhe unë që po shkruaj këtë radhë kam njohur vëllezërit Beqir e Xhemo Danaj me të cilët kam punuar në ndërtimin e Kombinatit Tekstil në Tiranë.

Pasi lë lagjen që përshkruam më lart shfaqet përpara lagjia e ortodoksëve. Ajo fillon me fisin e Shatrajve. Dikur kanë qenë më shumë familje, ndërsa sot banojnë „3 gjysëm familje“, sepse pjesa tjetër banon në Tiranë. Kjo është ndjesia e parë negative që në hyrje të lagjes. Ivetmi burrë që banon këtu është Sllavko Shatraj. Etakova dhe bisedova me të. Më tregoi për një katragjysh të tij Tanas emrin e të cilit ia ka vënë djalit të tij dikur mësues e sot emigrant. E kam lexuar diku i thashë. Ai ka pasur dhe një djalë që të quajtur Kristo Atanasov, është shkolluar në Selanik e Sofie dhe në vitin 1902 ka qenë mësues në Dibrën e Madhe, Maqedoni. Për meritat e tij më vonë është bërë drejtor shkolle dhe për tre vjet me radhë ka shërbyer si sekretar i Mitropolosë së Dibrës së Madhe, Maqedoni. Të vjen keq që familjet e Shatrajve i kanë lënë vatrat e tyre. Shtëpia e Metodi Shatrajt ishte shembur dhe ajo e Kristos ishte gati; Megjithëkë këtë ajo qëndron ende në këmbë jo vetëm për të treguar vitet që mban mbi supe, por dhe si dëshmi e arkitekturës tipike tradicionale gollobordase. Me emër në këtë lagje ka qenë dhe Bozhin Shatraj me kontribute për vendlindje dhe i sukseshëm si sipërmarrës ndërtimi Dikur, Pasinka ka qenë një fshat i begatë me prodhime të mira bujqësore e blegtorale. Me emër ka qenë në prodhimin e frutave sidomos arrat, ishin nga më të mirat. E përmendur ka qenë dhe për prodhimin e kumbullave, thanave, rakinë e të cilave e kishin shumë përzemër burrat e fshatit. Ata burra të mençur si Kostandin Novaku, Pandil Shatraj e Karafil Buci, por dhe më të rinjtë si Qiro e Filip Tanaj, Torpe Duka e Kristo Shatraj e Kosta Buci.

 

KËNAQËSITË DHE ZHGENJIMET E NJË UDHËTIMI

 

Unë, që kam njohur mirë Pasinkën vërej me kujdes çdo ndryshim dhe jam kurioz të di dhe më gjatë e më shumë për këtë fshat. Jo vetëm të tashmen, por dhe të kaluarën e tij, çdo fis i këtij fshati ka një të kaluar që shumë kush nuk e di. Prandaj, në këtë shkrim pak të zgjatur dëshoroj të flas për njerëzit e moçëm, të mençur e bujarë të këtij fshati. Këtë nuk e bëj se gjenerata e re është më pak e rëndësishme në jetën e banorëve të Pasinkës, por sepse për ta është shkruar në shkrime të tjera. Nga Pasinka kanë dalë me dhjetra kuadro të lartë që I kanë shërbyer e disa prej tyre I shërbejnë ende vendit. Të tillë janë vëllezërit Vasil e Petro Tanaj, Kristo e Metodi Shatraj, Petko Buci e Artan Buci, Gjurgja Duka e Mitro e Arse Tanaj, Dilaver Danaj, Avdi Jashari, Petrit Qoku, Thanas Tanaj, Jovan Novaku, Vangjel Duka, Sandri Shatraj, etj.

Rruga në ngjitje të çon te familjet e fisit Tanaj.Sot asnjë familje nuk banon atje nga Tanajt. Shtëpia e Katerina Tanaj ishte shembur dhe ky ishte zhgënjimi i dytë I imi. Në shtëpinë e Qiro Tanaj banon një nga lagjia e muslimanëve.Për Tanajt nuk është e përmendur vetëm Katerina, por dhe pasardhësit e saj. Në librin tim „Vërnica në rrjedhën e viteve“ kam shkruar për heroizmin e kësaj gruaje fisnike këtu mund të shtoj vetëm diçka që nuk është shënuar. Pas luftimeve në Lladamericë dhe vrasjen e tre serbëllinjve, ajo u detyrua të ikte nga fshati dhe në krye të një karvani, duke marrë me vete gratë fëmijët e pleqtë u drejtua drejt fshatrave të Shëngjergjit për t’i shpëtuar nga thonjtë e vdekjes. Pasi u kthye që andej jetoi në fshat deri në vitin 1921, vit në të cilën u nda nga jeta. Ka raste që shkruesi i shkrimit nuk shkruan me dëshirë shkrimin e tij, por i imponuar nga rrethanat e momentit, ashtu si dhe unë nuk do doja t’i shkruaja këto rradhë. Por, jeta e njerëzve është e mbushur me kontraste, me gëzime e hidhërime të cilat janë në antagonizëm, por dhe bashkëudhëtare të përjetshme. Jo të gjithë e dinë që një vajzë nga Tanajt e quajtur Gollopka ishte martuar në fshatin Xhepisht dhe ndëroi jetë pa u parë e pa u takuar me prindërit e të afërmit e saj. Kjo tragjedi, jo vetëm e Gollopkës, por dhe e disa vajzave të tjera të fshatrave kufitarë ka ndodhur vetëm se dy shtetet fqinje u ndanë nga pikëpamjet politiko-ideologjike. Këto rradhë për Gollopkën nuk i shkruaj se mi ka kërkuar njëri i afërm i saj; i shkruaj sepse ajo la pas një dhimbje të madhe e të pa konceptueshme për ata që nuk e kanë njohur një gjë të tillë. I shkruaj jo se mu lut njeri, por se tronditja e vajzës së saj më ka tronditur dhe mua. Këto shënime mund t’i hidhte në letër kushdo që e ka njohur atë. Por pa lexuar librin me poezi kushtuar nënës së saj tablloja nuk do ishte e plotë, e për këtë arsye unë po shkruaj në kujtim të saj, pasi e kam lexuar librin duke përjetuar shpirtërisht dhimbjen e saj. Gollopka me mall për fshatlindjen e saj shkruan edhe për bashkëjetesën midis dy besimeve fetare ja si e kujton ajo: „Në fshatin e nënës sime Pasink jetojnë prej shekujsh Dy besime të ndryshme mysliman e orthodoks. Gëzimet e Hidhërimet i ndajnë mes tyre.Të lidhur ngushtë shpirtërisht fort akoma banojnë në fshatin e tyre”.Por, shumë të dhimbshme janë ankthet e ndjesitë e saj për të afërmit e saj që nuk i pa e nuk u nda me ta. Më poshtë do të sjell disa rreshta nga kujtimet e saj.“Një vit kaloi. Nga familja ime as letër as zërin të Ndigjoj. Dhe ky vit kufiri qëndron fort i mbyllur,As gjurmë, as zë për hapjen e tij, por vdekje ka”.Më të dhimbshëm akoma janë rradhët e më poshtme që ajo kujton dhe me ankth prêt të hapet kufiri.

“Motra vdiq 28-vjeç, nuk e pashë, gjyshja vdiq 105, Vjeçe, as atë nuk e pashë, në moshën 70 vjeçare vdiq nëna ime Vita dhe me atë nuk u ndava. Vdekja nuk pyet. Më duket që asnjëherë nuk do ta shoh vatrën time të lindjes”.

I shënova këto rreshta për të kuptuar më mirë tragjedinë e madhe të asaj kohe ku nëna vdiq pa parë të bijën, vajza pa u ndarë nga prindërit e saj. Dhe kjo kohë e çmendur, kjo dëshirë e madhe e Gollopkës për t’u takuar me të dashurit e saj, ky ankth e ndjesi që ajo përjetoi ditë pas dite e vit pas viti, bëri që asaj t’i shfaqet një sëmundje e pashërueshme dhe në vitin 1982 u nda nga jeta.

Tani të flasim pak për fisin Buci i cili mbyll lagjet e banorëve ortodoks të Pasinkës, duke lënë pas familjen Novaku, nga e cila sot në Pasink nuk jeton njeri, por ajo ka meritat e saj në jetën e bashkëjetesën e admirueshme. Kostandin Novaku ishte një burrë babaxhan i mençur dhe aktiv, por dhe djemtë e tij këtu në Tiranë kanë një background të suksesshëm.

Siç thamë më lart fisi Buci mbyll krahun juglindor të Pasinkës. Në të kaluarën atje kanë banuar disa familje, por sot nga ky fis nuk banon asnjë famile. Bucajt janë përmendur në luftrat që i shpjeguam më lart. Për mbrojtjen e bashkëfshatarëve të tyre nga barbarët osmanë e serbë dhanë jetën Trifon e Millan Buci. Ata kanë lënë emër në historinë e Pasinkës si luftëtarë trima kundër çdo armiku që ka cënuar të drejtat e tyre.Boge Buci ka marrë pjesë në luftën për çlirimin e vendit. Djemtë e tij Spase dhe Merxhani mbajnë emrat e të parëve të tyre. Në vitin 1902 për të mbrojtur interest e bashkëfshatarëve të tyre janë përballur me Metropolinë e Dibrës së Madhe, Maqedoni duke denoncuar priftin që u ishte caktuar për të shërbyer në fshatin e tyre.

Bucajt pritën me dashamirësi të ardhurit nga Ostreni i Madh. Shtëpia e Mitro e Strezo Dukës ishte nën një çati me atë të Karafil Bucës, madje në dhomën e bukës kishin lënë dhe një dritare (kapixhik), që përshëndeteshin çdo mëngjes. Por edhe fisi Duka nuk mbetet pas përsa i përket kontributeve që i ka dhënë në zhvillimin e jetës në Pasinkë.

Thanas Duka dhe Silko Duka ushtarakë me gradë madhore kanë kryer detyra të rëndësishme në ushtri, Petro Duka economist i lartë i përkushtuar gjallërimin e punës në fshat, Gjurgja Duka arsimtare e vjetër përmbi 30 vjet u ka mësuar shkrim e këndim vogëlueshëve të fshatit.

U gëzova që vajta edhe njëherë në Pasinkë, pavarësisht nga ato ndjesi negative që u përmendën më lart.Banorët e pasinkës janë të kënaqur nga jeta në fshatin e tyre.Ata ishin angazhuar për të mbledhur prodhimet e vjeshtës dhe ishin kënaqur për të ardhurat e vitit. Shqetësimi i tyre është se nuk kanë treg për të shitur prodhimet e tyre, jo vetëm që në fshatin e tyre nuk shkon makina, por dhe atje ku shkon rruga është e shkatërruar dhe nuk ka komunikacion të rregullt. Ky shqetësim nuk është vetëm për Pasinkën, por dhe për fshatrat e tjerë të zonës së Gollobordës.

S'KA KOMENTE