Ashtu siç ka bërë gjithmonë Gjetani, u ngjit mbi ring me motive shqiptare, tinguj, që i dhanë frymëzimin e duhur për ta nisur menjëherë në mënyrë agresive ndeshjen

Gongu nuk do ta shpëtonte më rusin, pasi në raundin e tretë, Keta e bëri sërish kundërshtarin e tij të ndjente erën e tapetit, përpara se ta rrëzonte përfundimisht për fitoren e tij të 19-të në karrierë, e 16-të me K.O

Gjetan Keta mbrojti me sukses titullin Euroaziatik dhe të Paqësorit në peshën e mesme të versionit ËBC, duke zhvilluar një ndeshje të jashtëzakonshme në “Gerry Ëeber Stadion” të Halles, ku fitoi me K.O në raundin e tretë. Një sukses, i arritur ashtu siç i ka hije dhe nofkës së tij, Mike i “Hekurt”, teksa zhvilloi një duel ndaj rusit Kanbolatov, të cilin e dominoi nga fillimi deri në fund, duke e rrëzuar plot 6 herë në tapet kundërshtarin e tij, që nuk humbiste prej plot 4 vjetësh në ring.

 

Momenti final kur Gjetan Keta rrëzon për herë të fundit kundërshtarin rus

 

Ashtu siç ka bërë gjithmonë Gjetani, u ngjit mbi ring me motive shqiptare, tinguj, që i dhanë frymëzimin e duhur për ta nisur menjëherë në mënyrë agresive ndeshjen, aq sa në raundin e parë e rrëzoi dy herë “knock doën” kundërshtarin e tij. Dhe në raundin e dytë, Keta, sërish me një seri kombinimesh me të majtën dhe të djathtën, nuk e lejoi për asnjë çast kundërshtarin të mbushej me frymë, duke mos i lejuar atij të shfrytëzonte dhe ato 10 centimetra gjatësi në favor. Kanbolatov u rrëzua dhe dy herë të tjera në tapet, por gjithsesi arriti ta mbyllë raundin. Gjeta Keta me vëllain Ismail pas fitores kundër rusit Kanbolatov Gongu nuk do ta shpëtonte më rusin, pasi në raundin e tretë, Keta e bëri sërish kundërshtarin e tij të ndjente erën e tapetit, përpara se ta rrëzonte përfundimisht për fitoren e tij të 19-të në karrierë, e 16-të me k.o. Stafi i tij e ngriti mbi supe bashkë me Gjerdanin e Artë, Gjetanin, ndërsa vëllai Ismaili, bashkë me fanellën e Autochtonus, i qëndronte në krah i ndërgjegjshëm se për Gjetanin, tashmë mund të ketë ardhur momenti për të kërkuar “ëndrrën” amerikane duke synuar ngjitjen në ringun e më të mëdhenjve të boksit botëror.

 

Kështu, pas gjashtë nokdaunesh kampioni i Europës, me origjinë nga Bulqiza mposht rusin në boks dhe ruan titullin kampion europe. Urime luani shqipar!. Urime trajnerit që bën histori, Ismail Keta. Urime shqiptarëve që e mbështetën. Fitore e madhe për të gjithë…

Kështu ajo fundjavë korriku rezervoi surprizën e radhës. Kampioni i Eeuropës, djaloshi shqiptar Gjetan Keta, u përball dhe fitoi ndaj rusit Kanbolatov, në mbrojtje të titullit, në prag të kryendeshjes për titull kontinental në boks, që do të zhvillohet muaj më pas në Neë York. Urime boksierit me famë dhe trajnerit të tij, vellait të madh, Ismailit, që tashmë suksesin e ka ndryshe, jo si sportist. Maturinë e meson rrugës nëse don.! GUXIMI, i cili është faktori kryesor i rezultatit të lartë në jetë apo në Ring, lind tek njeriu dhe nuk mësohet.!!

Pas kësaj fitoreje të radhës, vjen dhe ngjarja kulmore në jetën e kampionit. Siç bëhet e ditur, më 10 shtator, kampioni i Europës Xhetan Keta kurorëzon lidhjen martesore me Dorjanën, atje në Bulqizë, vendlindjen e tij të shtrenjtë. I urojmë çiftit, jetë të lumtur!

S'KA KOMENTE