Ndikimet mjedisore që vijnë nga aktiviteti minerar në Bulqizë

Shoqata “Ekspertët e Rinj Mjedisor” shpalos idetë dhe strategjitë për përmirësimin e situatës mjedisore

295

Që të bëhet një trajtim i mirë i mbetjeve, të mos lihen të lira në sipërfaqe, është e domosdoshme ndertimi i një landfilli dhe një projektim për venddepozitimin e mbetjeve. Studimi i mbetjeve ka përcaktuar se më shumë se 50% e mbetjeve bashkiake është aktualisht e biodegradueshme, që do të thotë se sipas Direktivës së BE për landfillet, është e domosdoshme ndërtimi i një landfilli  për faktin se ky imponon një ndarje të konsiderueshme të mbetjeve të degradueshme nga mbetjet që përfundojnë në landfill

 

Bulqiza shtrihet në pjesën verilindore të Shqipërisë, me një lartësi që shkon nga 330-1800 m mbi nivelin e deti, me një sipërfaqe 728 km², ndërmjet koordinatave gjeografike në veri shtrihet në +41° 30′  43.10″ dhe në lindje +20° 14′  56.21″. Sipërfaqja urbane e qytetit të Bulqizës është 0,6 km² me një sipërfaqe administrative 45,6 km², e cila përbën 6,26% të sipërfaqes së përgjithshme të Bulqizës. Popullsia që jeton në qytetin e Bulqizës është 13000 banorë, ndërsa i gjithë rrethi numëron  43.000 banorë.

Si çdo qytet tjetër në Shqipëri dhe këtu janë prezente problematika të shumta mjedisore që hasen në këtë zonë, ku nga më kryesoret janë mbetjet e kromit, si pasojë e hapjeve të galerive të shumta private, karrierat e kromit që gërmojnë tokën në shtresat sipërfaqësore, kanë çuar në shkatërrimin e tokës dhe sipërfaqeve të gjelbëra që nuk respektojnë lejen mjedisore ose një pjesë e mirë e tyre, nuk janë të licensuara fare. Mjedisi në këtë zonë është problematik, pasi mbeturinat e dala nga kromi apo inertet hidhen në sipërfaqe, pa ndonjë rregullsi të caktur, duke mbuluar sipërfaqen bimore, duke çuar në degradimin e tokës dhe sipërfaqes përreth, që shoqërohet dhe me humbje të habitatit përkatës në atë zonë.

Por, kemi dhe një ndotje të ujit nëntokësorë, pasi uji i dalë nga puset e galerive përmban grimca të ngurta, mineralizimi i ujërave i përket tipit, hidrokarbonat magnezit, me pH 4.8- 5. Elementet e ndotjes që përmban uji vijnë nga lënda plasëse që është e tipit amonit si dhe nga gazrat që dalin në thellësi mbi 800 m. Natyra e ujit të Bulqizës quhet agresive, ajo gërryen dhe betonin se është e tipit magnezial, uji është me fortësi maksimale, megjithatë nuk ka ndonjë rregullsi të këtij uji që del nga minierat në sipërfaqe.

Më poshtë, po ilustrojmë problemet mjedisore të gjetura: Minierat e kromit, inertet, mbreturinat ( të të gjitha llojeve), ndërtimet pa leje, ujërat e larta (deluvionet që vijnë si rezultat i ujërave të larta)

 

Idetë dhe strategjitë për përmirësimin e situatës mjedisore

 

Duke pasur parasysh problemet mjedisore që ndodhen në këtë zonë, nderhyrjet për përmirësim janë të shumta, por theksojmë se të gjitha minierat e kromit duhen të paisen me leje mjedisore sipas ligjit Nr.10448 date 14.07.2011, dhe të zbatojnë të gjitha pikat që përmban ajo në zbatimin me ligjin Nr.10 431, datë 9.6.2011 për mbrojtjen e mjedisit, inertet apo mbetjet e dala në sipërfaqe të mos demtojnë mjedisin përreth, vetëm në lejen e caktuar, t’u bëhet pritë ujërave nëntokësore.

Që të bëhet një trajtim i mirë i mbetjeve, të mos lihen të lira në sipërfaqe, është e domosdoshme ndërtimi i një landfilli dhe një projektim për venddepozitimin e mbetjeve. Studimi i mbetjeve ka përcaktuar se më shumë se 50% e mbetjeve bashkiake është aktualisht e biodegradueshme, që do të thotë se sipas Direktivës së BE për landfillet, është e domosdoshme ndërtimi i një ladfilli  për faktin se ky imponon një ndarje të konsiderueshme të mbetjeve të degradueshme nga mbetjet që përfundojnë në landfill. Për më tepër, ka sasira të konsiderueshme të materialeve që mund të riciklohen si qelqi, tekstile dhe plastika etj. Sasia  e mbetjeve të prodhuara nga shëndetësia është e ulët, për faktin se mbetjet grummbullohen zakonisht në pikën e gjenerimit dhe marrja e mostrave nuk është kryer në strukturat shëndetësore.

Bashkia të marrë masa në ndërtimet pa leje, duke mos lejuar ndërtimin e tyre, ujërat e rrjedhshëm si ato të dala nga nëntoka dhe ato sipërfaqësorë t’u bëhen prita dhe t’u jepet një drejtim i mirë i tyre. Drenazhimi i zonës është dhe një problem tjetër që duhet rishikuar me kujdes, por që të zbatohen të gjitha këto pika të përmendura më sipër, duhet që të bëhet dhe një studim i mirë mjedisor i të gjithë zonës dhe fondet për mbrojtjen e mjedisit të mos jenë të kursyeshme, dhe duhet të punësohet një grup i mirë ekspertësh në fushën mjedisore.

Duke pasur parasysh nga çka thamë më sipër, për zonën nevojiten:

Ndërhyrje në aspektin mjedisor, të zbatohen të gjitha ligjet mjedisore.T’u jepet leja mjedisore për shfrytëzimin e aktiviteteve, personave që plotesojnë kushtet e lejes. Bashkia e Bulqizës duhet të jetë më e kujdesshme në aspektet mjedisore. Mjedisi në zonën e Bulqizës, pa mbështetjen dhe ndërgjegjësimin e banorëve, po shkon drejt degradimit pasi ata nuk janë të mirëinformuar, këtu mungojnë organizatat mjedisore dhe donatorët e huaj për investimet dhe mbështetje. Kjo, si rezultat i keq menaxhimit të mjedisit nga banorët dhe pushteti vendor.

Jam i mendimit se duhet të jetë më e vëmendshme në problematikat mjedisore të zonës. Zhvillimi i planit të mbetjeve me objektiva strategjike që të përcaktojnë qartë aktivitetet dhe rezultatet e pritura. Duhet të përcaktohen planet përfundimtare për depozitimin, trajtimin e mbetjeve veçanërisht në qoftëse lidhet me një zonë tjetër, si në rastin konkret:

Një plan menaxhimi përmbetjet e rrezikshme që përfshijnë një plan riparimi për zonat e dëmtura gjatë aktivitetit minerar ku nuk është zbatuar plani i rehabilitimit.Krijimi i qendrave të trajtimit të mbetjeve për sterilizimin dhe trajtimin e mbetjve të rrezikshme spitalore. Riparimi i vend depozitimeve egzistuese për mbetjet urbane në Bulqize (x2).

Bulqiza ka sipërfaqe të konsiderueshme të zhveshura nga pyjet që ndikojnë negativisht në mbrojtjen e tokës nga erozioni. Për këtë arsye, mbrojtja e mjedisit do të fokusohet kryesisht në shtimin e pyjeve si dhe në mbrojtjen e burimeve të tjera natyrore nga degradimet që mund të vijnë si rezultat i keq menaxhimeve.

S'KA KOMENTE