Baba Jashar Krena, “NDERI I SHOQATËS ATDHETARE KULTURORE BULQIZA”

311

Më 29 qershor 2015 përfaqsuesit e “Shoqatës Atdhetare Kulturore Bulqiza”, z.Lutfi Hanku, presidenti i shoqatës; z.Bashkim Lami, kryetar dhe z.Islam Dauti, sekretar morën pjesë në ceremoninë e organizuar në peligrinazhin e përvitshëm që bëhet në Ballem Sulltan të Martaneshit. Mitingun e hapi z.Skënder Gjoni, krytar i shoqatës “Martaneshi” dhe sekretar i Teqes së Martaneshit. Në miting përshëndetën Baba Hysni Shehu, deputeti Luan Rama, Kryetari i Bashkisë së re të Bulqizës z.Melaim Damzi, Kryetari i Komunës Martanesh z.Gazmend Kenga, Kryetari i shoqatës “Bulqiza”, z.Bashkim Lami dhe përfaqsues i familjes së Baba Jasharit, z.Hajrulla Krena.
Më pas për peligrinët u dha një program artistik nga rapsodi Agim Huna, këngëtari Endri  Kënga e grupi i vajzave nga Martaneshi të veshura me kostumet tradicionale të kësaj zone. Në ambjentet e rikonstruktuara të Teqes së Martaneshit Baba Hysni Shehu shtroi një drekë për gjithë të ftuarit ku u krijua atmosferë e gëzueshme e festive nga përshëndetjet, alegria, këngët e lahitë e kënduara nga vetë “Babai”, nga dervish Xhemal Kaça, nga myhype Bukurie Alhasa, i riu Adrian Haslika e rapsodi Agim Huna të cilët u shoqëruan edhe nga të pranishmit sipas traditës së besimtarëve bektashianë.

S'KA KOMENTE