T’I MARRIM EDHE “MBETJET” E FUNDIT

Zhveshja e minieres dhe zhdukja e materialit grafik, ishte periudha më fatale kur u minos gjithçka

120

“T’i marrim edhe mbetjet e fundit”. Kjo ishte parulla e kohës së komunizmit që i motivonte klasën punëtore të asaj periudhe, për të nxjerë sa më shumë mineral kromi, meqënëse ky çante bllokadën e kohës. Kështu thuhej dhe ne ishim të detyruar që ta besonim ose të heshtnim, deri në të pabesueshmen. Mirëpo mania për të nxjerrë sa më shumë mineral kromi, për të tejkaluar prodhimin dhe për të përballuar aksionet e kohës, më shumë mbetej brenda se sa nxirrej jashtë.

Shkalla e përgatitjes së minierës, dhe plani i prodhimit

Shkalla e përgatitjes së minierës dhe plani i prodhimit ishin dy faktoret kryesorë që duhej të shkonin në harmoni, dhe në funksion të njëra tjetrës, që të garantohej një prodhim stabël dhe i kontrolluar, por nuk ndodhte kështu, dhe sot pas 30 vitesh analizon në heshtje, atë brengën që të stërmundonte, “plani” dhe “tejkalimi”; plani ishte detyre kurse tejkalimi ishte “nder e krenari”; disbalancimi i shkallës së përgatitjes me prodhimin e “stërmadh” do të çonte në kontraditën ” brejtëse” çfarë po bëjmë ?! Por vetëm heshtja të shpëtonte; do t’i thoje “derrit” dajë.
Dhe do të vinte një ditë që përplasjet do të ishin të mëdha. Armiku i klasës të priste pas dere, duhej të gjendeshin sasia e rezervave që mungonin, ose …….në fakt ato nuk mungonin por u prish balancimi shkallë-përgatitje-prodhim! Në prishjen e saj ndikuan iniciativat që dilnin nga baza poshtë për të tejkaluar planin 50 % . Termi “aksion” do të hante gjithçka. Kështu shpalosej nderi dhe krenaria, do të merrej mineral ku të mundej, do të prisheshin të gjitha planet, vetëm të nxirrej prodhim dhe të ishe i dalluar, u arrit deri aty sa gara ishte kasaphanë për të ardhmen, nuk u respektua teknika minerare e kohës.
Këto situata krijuan një gjendje jo të mirë për prodhimin dhe të ardhmen e minierës. Konkretisht në pjesën jugore të minierës së Bulqizës, në zonën D, për të cilën po marrim në konsideratë. Vetëm një shemull që flet vete. Në vitet 79-85, kur zona D ka qenë në lulzimin e vet, plani i prodhimit ka qenë rreth 70.000 deri ne 75.000 ton në vit me mbi 2500 punëtorë dhe me dhjetra teknikë, inxhinierë e specialisë nëntoke, ku nga ky plan mesatarisht nga 6250 ton në muaj mund të realizohej edhe 8.000 ton duke sakrifikuar në kurriz të përgatitjes së minierës, të shfrytëzimit sa më racional të rezevave dhe të cilësisë. Kjo bëri që miniera në vitet 90 të ishte në vitet  më të dobëta të prodhimit, gjë sikur i kish pllakosur lodhja disavjeçare, ku miniera nuk rigjeneronte me zhvillimin e saj, por ishte futur në fazën e mbylljes së saj. Prodhimi që nxirrej, nuk siguronte as pagat e punonjeseve megjithëse të shkurtuara i kish vënë në diskutim, çdo gjë sikur i kish pllakosur lodhja, dermitja disavjeçare .

Periudha e një shkatërrimi të pa riparueshëm

Kjo periudhë ishte më e rënda, në tërë veprimtarinë e saj, thuajse u la në mëshirë të fatit, drejtë një shkatërrimi të pa riparueshëm. “Skifterët” filluan të mendojnë për të, por tani në një mënyrë më fatale, duke i marrë frymën, duke i prerë arteriet, grabitjen materialit grafik. Sasia dhe puna me materialin grafik të minierës së Bulqizës ka qenë puna më e madhe, që as universiteti jonë nuk ka arritur ta bëjë  (shpresoj të bëjmë një të veçantë për këtë temë, në numrat e ardhshëm të gazetës). Ky shkatërrim total, kjo fazë e heshtjes së “madhe” la pasoja të pa riparueshme, me dhjetra kilometra punime të hapura dhe të mirëmbajtura nuk ishin më, puset lidhëset e tre traverbangjeve kryesore (A ,B , C ,) ose  1200 m , 1280 m, dhe 1440  po zhvisheshin për skrap.
Pra zhveshja e minieres dhe zhdukja e materialit grafik, ishte periudha më fatale, me këtë rast u minos gjithçka. Gjithçka mbeti si një greminë.
E çfarë u shpëtua?! As 10% e minierës. Dhënja me koncension e minieres së madhe, në fillimvitet 2000 bëri që tani miniera jugore (zona D) të marrë një goditje tjetër, me mendimin bjeri se mban, faktikisht nuk kishte gojë me, sindikatat (gjoja të lira ) i bllokuan dhe filloi copëtimi me mend i minierës, pjesa që kish qenë më produktive rreth 30% do ta mbante koncensionari që po privatizonte Bulqizën, kurse pjesa tjetër do të jepej me leje të veçanta minerare.
Kjo amulli zgjati jo pak por plot 6 -7  vite, kur ne vitet 2007 filluan të jepeshin lejet e para minerare. Me kalimin në dorën e subjekteve minerare gjithçka filloi të ndryshojë dhe po merrte për mirë, pavarësisht pasojave që kishte sjellë amullia.
Subjektet minerare filluan që të hartonin projektet e para, të ringritjeve të punimeve minerare, nga fillimi me pastrime dhe shtim shinash; filluan që kushtet e punës të punëtorëve të ishin më të mira, që nga transporti deri në frontet e punës, po merreshin masa që subjektet minerare ose ndërmarjet e vogla të bënin organizime të punëve që krahas ringritjeve, të nxirrej dhe një sasi e vogël prodhimi.
Nga subjekte serioze dhe me nje perspektivë të qartë ngriten grupin e specialisteve inxhinieroteknik, që do të hartonin projektprogramet e qarta, do të saksiononin ato rezerva që kishin mbetur në trajtë të “mbetjeve teknolgjike”, do të azhornoheshin nga fillimi punimet ekzistuese në shkallën 1:200 e pastaj në shkallën 1:500, do të dilnin në pah investimet vjetore dhe do të llogaritej dhe prodhimi vjetor, por duke i kushtur një kujdes përgatitjes së minierës, duke mos shkuar kot asnjë metër punim minerar.

Përgatitja dhe prodhimi në funksion të njëra-tjetrës

Përgatitja dhe prodhimi po viheshin në funksion të njëra-tjetrës, po e përsëris që subjektet serioze, grupet inxhinieroteknik po mendonte për periudha mbi 5 vjeçare, por pati dhe subjekte minerare që u nisen nga interesa të çastit dhe shumë afatshkurtëra, që vunë vetëm fitimin e çastit në fillim ,dhe jo perspektivën dhe filluan që të falimentonin, ose t’u revokohej leja minerare.
Nëqoftëse këto subjekte minerare, këto filiza të ekonomisë shqiptare nuk do të prekeshin nga virusi vdekjeprurës i korrupsionit, gjithçka do të ishte me mirë, dhe miniera sado e vogël, do ta rriste prodhimin, duke punësuar jo 40 e 50 punonjës por mbi 100 punonjës. Ky virus që vjen nga lart po shkatërron gjithçka, dhe për këtë të vjen keq, të stërmundon, të bësh punë, të vendosësh gjithçka në rregull ,dhe të marrësh atë që ke planifikuar, ta prish një dorë nga sipër që të vjen si virus, dhe të detyron me 100 mënyra që të paguash, kjo të mbyll gjithçka dhe kjo duhet të luftohet, por korrupsioni tek ne, vështirë që të mundet, deri tani betejën me perspektivën apo korupsionin e ka fituar korrupsioni. Korupsioni nuk e bejne puntoret,  por marifetxhinjtë që s’kanë të sosur.
Në këtë punë të mirë që bëhet nga disa subjekte minerare vlen të theksohet angazhimi më i madh në drejtim të mekanizimit të punëve dhe një përkujdesje të pandërprerë për kushtet e punës.. për jetëgjatësinë, se subjektet marrin pjesën e fitimit, por dhe ne jemi të fituar sepse gjithçka lëviz pozitivisht, vetëm të ardhura dhe mirëqënie, është puna, është fitimi, është gazeta e janë të gjitha, prandaj të fitojmë betejën me korrupsionin dhe gjithçka do të shkojë mbarë. Duhen përshëndetur  të gjitha bizneset në Bulqizë, që kanë një plan të qartë perspektive, punësojnë qytetarë dhe gjenerojnë vetëm zhvillim.

S'KA KOMENTE